Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rënie të shifrave nga koronavirusi në 24 orët e fundit, në krahasim me një ditë më parë.
Sipas mediave vendase, ditën e sotme janë shënuar 7 viktima, në krahasim me 15 që u regjistruan dje. Kështu shkon në 328 numri total i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19, në Maqedoninë e Veriut.
Sa i përket rasteve të reja, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 165 raste, duke e çuar në 6,787 numrin total të rasteve të regjistruara me koronavirus në vendin fqinj.
Prej këtyre janë shëruar 2,876 persona, ndërsa 3,583 raste janë ende aktive me koronavirus.