E martë, 19 Janar, 2021
0 C
Tirana

Basha pret në takim Hotin: PD mbështet objektivat e Kosovës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pritur në një takim kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Në një prononcim për mediat, Basha tha se PD mbështet objektivat e Kosovës sa i përket qeverisë së re në dialogun Kosovë- Serbi por edhe të menaxhimit të pandemisë.

Kryeopozitari theksoi se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përmbyllet me njohje reciproke, teksa e cilësoi qeverinë e Hotit si një shembull të lehtësimit të pasojave të krizës ekonomike.

“Jam i sigurt që gjithë bashkëqytetarët tanë, suksese në drejtimin e Kosovës. Me Hotin diskutuam për një numër çështjesh. Së pari, për sfidat e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian. Ku kam përshëndetur Hotin për ngritjen e Këshillit të Ekspertëve. Gjithë partitë në Kosovë të jenë për dialogun me Serbinë. PD mbështet objektivat nga autoritete e Kosovës. Njohjen reciproke, dhe aspektet e tjera.

Hoti vjen me kredenciale dhe background, me përvojë të jashtëzakonshme në fushën e ekonomisë. Diskutuam për pasojat ekonomike të COVID-19. Kosova përbën shembull se si qeveria dhe Hoti po përgatiten për të lehtësuar pasojat. Për t’u fokusuar tek zhvillimi ekonomik dhe punësimin.

Dua po kështu të shpreh besimin tim, bindjen time, se nën drejtimin e kryeministrit Hoti, Kosova do të dijë t’ia dalë mbanë, gjithë përvojën, mençurinë, dhe kurajën për të ecur përpara. Pavarësisht situatës politike, drejt synimit për një shtet të fortë, demokratik, sovran, i pavarur, anëtar i NATO-s dhe i BE-së.
Së fundmi, në këtë 30- vjetor të deklaratës kushtetuese, për mua personalisht, si bashkëmoshatar i Hotit, është kënaqësi që Kosova është e pavarur, dhe ka në drejtim politikanë të zotë, që janë rritur dhe mbrojtur me idealet e lëvizjes paqësore për pavarësi. Janë pajisur me dijet, formimin, moralin, dhe mendësinë. Nga zemra Hotit i uroj suksese në detyrën e tij”, tha ai.

Lexo edhe :   Beteja e humbur e Lulzim Bashës me kauzën e varfërisë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...

Mandati i parë i Bajden, do të lihet në hije nga trazirat civile në SHBA

Nuriel Rubini, 62 vjeç, është një nga ekonomistët më të njohur sot në botë. Profesor në Shkollën e Biznesit Shtern në Nju Jork, ai...

Dokumenti/ Zbulohet kontrata “sekrete” e qeverisë me Pfizer për vaksinën

Kontrata “Top-Secret” e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer duket se nuk është më e tillë, pasi Gogo.al ka publikuar edhe disa foto të kësaj...