Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga koronavirusi, edhe 3 persona të tjerë.
Bëhet fjalë për një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, të cilët vuanin nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Kështu shkon në 69 numri total i personave që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, në Shqipëri.
Sipas ministrisë, harta e humbjeve të jetës është si më poshtë: Qarku Tiranë 38, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 10, Kukës 1 dhe Elbasan 2.