E enjte, 6 Gusht, 2020
19 C
Tirana

Gent Sejko nga Kuvendi: Rrezikojmë rritjen e kredive të këqija

Më të lexuarat

‘Bejruti qytet fantazmë’/Babai fsheh fëmijën poshtë tavolinës, prifti tmerrohet gjatë meshës

Pamje të rënda janë shpërndarë në media, duke demostruar momente prekëse sesi e përjetuan njerëzit shpërthimin në kryeqytetin libanez. Në një video të postuar...

Meta dekreton me shpallje 4 ligje të qeverisë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot me shpallje 4 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Me anë të një njoftimi, Presidenca bën me dije...

VIDEO/ Shpërthim masiv në Bejrut, shkatërrohen ndërtesa të tëra

Një shpërthim masiv ka tronditur ditën e sotme Bejrutin. Shpërthimi ka qenë aq i madh saqë ka shkatërruar ndërtesat që ndodheshin afër, duke ngritur...

Shqipëria regjistron bilancin më të rëndë që nga shpërthimi i pandemisë

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën...

Kosovë/ Në kulmin e pandemisë, infermierët dalin në protestë

Në kulmin e pandemisë, disa infermierë kanë dalë duke protestuar në Kosovë. “Kërkesa jonë, e drejtë dhe direkte është që nga 18 euro (për ndërrimin...

“Nuk e ka zakon malësori të tallet me vdekjen e dikujt”, qytetari bën ‘për një lek’ Berishën

Kreu i qeverisë Edi Rama, postoi disa vargje në rrjetet sociale, për të nderuar nënën e tij. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon Ramën, që nuk...

Tragjedi në Bejrut/ Njerëz të gjakosur, gjithçka e shkatërruar. Trump: Mund të ketë qenë një sulm

Në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump, tha se shpërthimi masiv në Bejrut të Libanit mund të ketë...

Paralajmërimi i Bill Gates: Koronavirusi asgjë para krizës së re që po na afrohet

Filantropi i njohur, Bill Gates, ka paralajmëruar se kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, nuk është asgjë përpara asaj që po afron. Në një...

Imazhet satelitore tregojnë katastrofën e vërtetë të shpërthimit në Bejrut

Imazhet satelitore japin një pasqyrë më të qartë të shtrirjes së vërtetë të shkatërrimit në Bejrut pasi një depo e mbushur me kimikate të...

Guvernatori i Bejrutit shpërthen në lot, i krahason shpërthimet me ato në Hiroshima dhe Nagasaki

Të paktën 50 viktima dhe mijëra të lënduar janë raportuar deri më tani, si pasojë e shpërthimit të fuqishëm në portin e Bejrutit, në...

Kreu i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, shprehet se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, sistemi bankar rrezikon rritjen e kredive me probleme.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Sejko deklaroi se bizneset do të shfaqin probleme gjatë 3 mujorit të dytë. Sipas tij, aktualisht kreditë me probleme janë në nivelin 8.1%.

“Sistemi bankar rrezikon rritjen e kredive me probleme, për shkak të situatës me pandeminë. Ne do të kemi disa biznese që do të hasin dhe po hasin vështirësi. 3 mujori i dytë ka goditjen më të madhe të krizës. Këto biznese nuk do të jenë në gjendje të performojmë siç duhet. Se sa do të jetë kjo rritje, kjo është për t’u parë. Edhe në rastet më ekstreme të rritjes së kërdive të këqija, kemi eksperiencë për adresimin e portofolave të këtyre kredive”, tha ai.

Fjala e plotë e Gent Sejkos në Kuvend:

Më lejoni t’ju falënderoj për ftesën dhe mundësinë që më keni dhënë për të prezantuar përpara jush Raportin Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2019.

Në vija të përgjithshme, konstatoj se puna e Bankës së Shqipërisë ka pasur një kontribut pozitiv në forcimin e stabilitetit monetar dhe financiar të vendit. Ky stabilitet është një parakusht i domosdoshëm për zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit. Po ashtu, Banka e Shqipërisë ka përmbushur detyrat e tjera të saj ligjore, ka shënuar progres në implementimin e Strategjisë Afatmesme të Zhvillimit, si dhe ka zbatuar rekomandimet e lëna nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, objektivi kryesor i punës së Bankës së Shqipërisë është arritja dhe ruajtja e stabilitetit të çmimeve.

Ekonomia shqiptare dhe politika monetare gjatë vitit 2019
Viti 2019 ishte një vit sfidues për ekonominë shqiptare. Aktiviteti ekonomik vijoi të përfitojë nga rritja e konsumit privat dhe zgjerimi i shpejtë i turizmit. Megjithatë, mjedisi i huaj u shfaq i pafavorshëm, ndërkohë që rënia e prodhimit të energjisë elektrike, përfundimi gradual i investimeve në projektet madhore energjetike, si dhe tërmeti i muajit nëntor patën efekte të forta negative. Për rrjedhojë, rritja ekonomike e vitit 2019 rezultoi në nivelin 2.2%, në rënie kundrejt nivelit 4.1% të shënuar vitin paraardhës.

Goditjet që pësuam, ngadalësuan tempin e rritjes, por nuk e devijuan ekonominë shqiptare nga trendi pozitiv i zhvillimit. Kjo ecuri u pasqyrua në reduktimin e normës së papunësisë, në rritjen e punësimit dhe të pagave, si dhe në reduktimin e borxhit të huaj dhe të borxhit publik të vendit. Paralelisht me to, treguesit kryesorë të shëndetit të sektorit bankar mbetën në nivele të kënaqshme.

Inflacioni mesatar i vitit 2019 rezultoi në nivelin 1.4%. Ecuria ende nën objektiv e inflacionit, kërkoi ruajtjen e kahut stimulues të politikës monetare gjatë vitit 2019. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 1.0%, orientoi tregun mbi ruajtjen e kahut lehtësues të politikës monetare në horizontin afatmesëm, si dhe furnizoi bankat me likuiditetin e nevojshëm.

Në përgjigje të politikës sonë monetare, kushtet financiare ishin stimuluese për rritjen e kërkesës agregate dhe të përshtatshme për kthimin e inflacionit në objektiv. Stimuli monetar solli uljen e çmimit të kredisë dhe nxiti rritjen e kreditimit. Në këto rrethana, kreditimi i sektorit privat përjetoi një rritje relativisht të shpejtë dhe shfaqi një shpërndarje më të mirë. Po ashtu, stimuli monetar reduktoi koston e shërbimit të borxhit për bizneset dhe familjet, si dhe krijoi premisa për një kurs më të qëndrueshëm këmbimi.

Krahas mbështetjes së stabilitetit të çmimeve, Banka e Shqipërisë i ka kushtuar rëndësi dhe promovimit të stabilitetit financiar, nëpërmjet mbikëqyrjes dhe rregullimit të kujdesshëm të sektorit bankar, si dhe nëpërmjet koordinimit të punës me autoritetet e tjera mbikëqyrëse të sektorit financiar.

Mbikëqyrja bankare dhe stabiliteti financiar
Sektori bankar shqiptar vijon të mbetet financiarisht i shëndetshëm dhe ka shfaqur një dinamizëm në rritje. Ky sektor ka qenë rentabël gjatë vitit 2019, ndërkohë që treguesit e tij të likuiditetit dhe kapitalizimit janë mbi kërkesat tona rregullatore. Po ashtu, ushtrimet e provave të rezistencës tregojnë se ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve sistemike është i kontrolluar dhe se aftësia e sektorit bankar për të përballuar rreziqet është e fortë.

Lexo edhe :   Pandemia/ Epidemiologu: Ja si është vlerësuar Shqipëria nga OBSH

Më poshtë do të rendis shkurtimisht disa nga drejtimet kryesore të punës sonë për forcimin e mbikëqyrjes bankare dhe për mbështetjen e stabilitetit financiar.

Lexo edhe :   Bilanci/ Rritet sërish numri i viktimave në Itali

Së pari, Banka e Shqipërisë administroi me sukses procesin e konsolidimit të sektorit bankar. Ky proces riformatoi tregun bankar vendas, duke sjellë aktorë të rinj e të motivuar, si dhe rritje të kapitalit vendas.
Së dyti, Banka e Shqipërisë përmbushi të gjitha detyrimet e saj në kuadër të planit kombëtar për reduktimin e kredive me probleme. Falë masave të marra ndër vite, raporti i kredive me probleme ra nga një maksimum prej pothuaj 25% në vitin 2014, në 8.4% në fund të vitit 2019.
Së treti, Banka e Shqipërisë punoi për përmbushjen e rekomandimeve të Komitetit të Ekspertëve të KiE-së për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL). Në raportin vlerësues të Moneyval-it, subjektet financiare u vlerësuan në nivelin e efektivitetit “substantial” ose “i konsiderueshëm”.
Së katërti, Banka e Shqipërisë ka vijuar të adoptojë akte të reja rregullatore të aktivitetit bankar apo të rishikojë ato në fuqi, me synim përafrimin e mëtejshëm me direktivat dhe rregulloret e Bashkimit Evropian dhe me dokumentet e Komitetit të Bazelit.
Së fundi, puna për nxitjen e kreditimit të shëndetshëm të ekonomisë është shoqëruar nga mbikëqyrja e kujdesshme e sistemit bankar, nëpërmjet ekzaminimeve të plota dhe të pjesshme.
Realizimi i detyrave institucionale nënkupton dhe një vëmendje konstante ndaj fushave të tjera të aktivitetit të Bankës së Shqipërisë. Këtu gjej me vend të theksoj zhvillimin e mëtejshëm të funksionit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme, nxitjen e zhvillimit të sistemit të pagesave, rritjen e cilësisë së kartëmonedhës, administrimin e rezervës valutore, përmirësimin e statistikave, mbështetjen e integrimit evropian, si dhe punën për edukimin e publikut dhe përmirësimin e komunikimit me të.

Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Momenti në të cilin po bëj këtë prezantim është jo i zakonshëm. Pandemia Covid-19 dhe masat e nevojshme për kontrollin e saj, kanë dhënë një goditje të fortë mbi familjet dhe bizneset shqiptare gjatë tre muajve të fundit. Ekonomia shqiptare pritet të shënojë rënie gjatë vitit 2020, rënie e cila do të shoqërohet me rritje të papunësisë, me rënie të të ardhurave familjare, si dhe me përkeqësim të situatës financiare të bizneseve dhe shtim të kredive me probleme në sektorin bankar.

Kjo goditje kërkoi një reagim të shpejtë dhe të gjithanshëm të autoriteteve publike, si në planin shëndetësor dhe në atë ekonomik e social.

Krahas masave lehtësuese fiskale, Banka e Shqipërisë ndërmori një paketë të plotë masash për të siguruar likuiditetin e nevojshëm për sistemin bankar, për të nxitur kreditimin dhe për të kontrolluar kostot e shërbimit të borxhit. Kjo paketë përfshin:

uljen në 0.5% të normës bazë të interesit dhe furnizimin e pakufizuar me likuiditet të sistemit bankar;
lehtësimin e përkohshëm të rregulloreve bankare, për të mundësuar shtyrjen e përkohshme të pagesës së kësteve të kredisë për klientët në vështirësi dhe ristrukturimin konsensual të kredive për klientët me perspektiva solide biznesi, duke ndihmuar financat e bizneseve dhe rritur shanset e tyre për mbijetesë;
eliminimin e kostove të operimit të sistemit të pagesave elektronike, në përgjigje të rritjes së kërkesës për këtë lloj aktiviteti;
rritjen e kapaciteteve operacionale për të garantuar furnizimin e ekonomisë me para fizike.
Në përgjigje të këtyre masave, tregjet financiare vazhdojnë të funksionojnë normalisht, me gjithë kërkesën e rritur të sektorit publik për financim dhe pasigurinë e shtuar në ekonomi. Po ashtu, ato mundësojnë dhe plotësojnë paketën fiskale të qeverisë shqiptare.

Në planin ekonomik, masat e koordinuara fiskale, monetare dhe makroprudenciale, kanë zbutur pjesërisht efektet negative të pandemisë. Gjithsesi, sfidat që kemi përpara mbeten serioze. Në gjykimin tonë, ekonomia shqiptare i ka premisat ta përballojë me sukses këtë goditje. Megjithatë, kjo kërkon që të gjithë aktorët publikë dhe operatorët e sektorit privat të marrin vendimet e duhura, në kohën e duhur dhe në mënyrë sa më të koordinuar.

Përballimi i goditjes është brenda mundësive tona, nëse secili nga ne do të bëjë më të mirën dhe nëse do të vazhdojmë të garantojmë me prioritet stabilitetin monetar dhe financiar të vendit.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zyrtarët amerikanë hedhin poshtë deklaratën e Trumpit për Bejrutin

Ekspertët besojnë se fishekzjarret dhe nitrati i amonit kanë nxitur shpërthimin që ka shkundur kryeqytetin libanez. Dje presidenti amerikan, Donald Trump, tha se gjeneralët...

Kjo është shenja më me fat e horoskopit për sot

DASHI Dita do të jetë pasive dhe nuk do të sjellë ndryshime. Përmirësoni situatën në shtëpi dhe bëni blerje të vogla. Frenoni dëshirat tuaja, pasi...

Vranësira dhe luhatje të temperaturave. Ja si do të jetë moti për sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-hershme mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë paradites. Sipas MeteoAlb, mesdita sjellë zhvillim të vranësirave dhe shira të izoluar....

Imazhet satelitore tregojnë katastrofën e vërtetë të shpërthimit në Bejrut

Imazhet satelitore japin një pasqyrë më të qartë të shtrirjes së vërtetë të shkatërrimit në Bejrut pasi një depo e mbushur me kimikate të...

VIDEO/ Shërbëtorja mbron vogëlushen pas shpërthimit në Bejrut

Një video e re nga shpërthimi në Bejrut, tregon momentin kur një shërbëtore shpëton vajzën e vogël të familjes. Gruaja e cila po bën punët...