Policia në Dibër ka proceduar penalisht 2 persona për prerje të paligjshme të pyjeve.
Si rezultat i kontrolleve nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, është proceduar penalisht 40-vjeçari L. L. , banues në Selishtë, pasi është konstatuar duke shkarkuar nga kamioni tip Ifa, 6 m3, lëndë drusore, pa dokumentacion përkatës.
Është proceduar edhe 38-vjeçari A. B., banues në Peshkopi, pasi u konstatua duke transportuar 8 m3, lëndë drusore, me automjetin tip Ifa, pa dokumentacion përkatës.
Po ashtu, u procedua edhe 51-vjeçari V. T., banues Peshkopi, me detyrë Përgjegjës i Inspektoriatit të Pyjeve dhe Kullotave, pasi me veprimet e tij ka lënë pa mbuluar me specialist e punonjës pyjesh zonën pyjore të njësisë Administrative Selishtë, ku janë vërejtur disa raste të prerjeve të paligjshme të pyjeve, raste të goditura në vazhdimësi nga ana e policisë.