E premte, 10 Korrik, 2020
28 C
Tirana

Shtëpia e Bardhë: Presidenti nuk është informuar për komplote ruse në Afganistan

Më të lexuarat

“Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për të arritur konsensus me opozitën jashtë parlamentare....

Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, shprehet se korrupsionit të lartë shtetëror po i vijnë tre kërcënime: reforma në drejtësi, reforma antikorrupsion dhe reforma e...

Presidenti i infektuar hoqi maskën në konferencë! Gazetarët, zero tolerancë ndaj tij

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro para disa ditësh konfirmoi se ishte infektuar me koronavirus. Rikujtojmë se herë pas here ai injoronte pandeminë duke thënë se...

Ishte shpallur i humbur, kryebashkiaku gjendet i pajetë në një mal

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Park Won-soon, është gjetur sot i pajetë nga policia pak orë pasi u shpall i humbur. Ishte vajza...

Pandemia/ Italia mbyll kufijtë me 13 vende

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka publikuar listën e 13 vendeve me të cilat Italia do të mbyllë kufijtë. Në listën e publikuar nga...

PS do të bashkëpunojë me LSI? Majko flet për koalicionet

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, i ftuar në "Repolitix", ka shmangur pyetjen nëse  Erion Veliaj do të jetë pasardhës i Edi Ramës. Ministri zgjodhi...

Meta publikon fotot me Thaçin nga Gjiri i Lalzit, ja kush tjetër ishte me ta

Presidenti Ilir Meta ka publikuar foto nga takimi në Gjirin e Lalzit me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi. Nga fotot e publikuara nga kreu...

Po fliste me Princin Charles, punonjësit të supermarketit i bie të fikët (Video)

Mediat britanike së fundmi kanë publikuar një video, ku shfaqet një punonjës supermarketi të cilit i bie të fikët teksa bashkëbisedonte me Princin Charles. Ky...

“Do ta rikthejmë Milanin në një superfuqi”, zyrtari i njohur shpalos planin që ka

Për hir të së vërtetës performanca e Milanit këto kohët e fundit nuk ka qenë shumë e kënaqshme! Të shumtë janë personat që thonë se...

Pamje të rralla/ Ndodh 1 në 80 mijë raste, vjen në jetë fëmija me ‘këmishë’ (FOTO)

Një foshnje në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ në kryeqytet, ka lindur i mbështjellë me qese amniotike, që në gjuhën popullore cilësohet si 'i lindur me...

Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Trump nuk është informuar më parë se ekzistojnë raporte të zbulimit amerikan që, sipas një gazete amerikane, tregojnë se shërbimet inteligjente ruse u kishin ofruar shpërblime ekstremistëve që kanë lidhje me Talebanët për të vrarë ushtarë amerikanë në Afganistan.

As President Trump dhe as nënpresidenti Mike Pence nuk janë informuar nëse vërtetë ka raporte të tilla të agjencive amerikane të zbulimit, tha përmes një deklarate sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, duke iu referuar një artikulli të New York Times të datës 26 qershor.

“Ky fakt nuk vë në pikëpyetje meritën e raporteve të zbulimit, por dëshmon pasaktësinë e artikullit të New York Times, që pretendon se presidenti ishte informuar mbi këtë çështje”, tha ajo.

Ish-nënpresidenti Joe Biden reagoi pas botimit të artikullit, duke akuzuar presidentin se nuk kishte vepruar.

Zoti Biden tha se këto njoftime shokuese, nëse janë të vërteta, tregojnë se zoti “Trump e ka ditur prej muajsh” dhe “nuk ka bërë asgjë prej muajsh” madje ka bërë “më keq se asgjë”.

Zoti Biden, i cili pritet të marrë emërimin e Partisë Demokrate si kandidat në zgjedhjet presidenciale, tha se presidenti jo vetëm që ka dështuar të marrë masa ndaj Rusisë, por “ka vazhduar fushatën e tij të turpshme të përuljes para Vladimir Putinit”.

Zoti Biden premtoi se nëse zgjidhet më 3 nëntor, “do të ketë kosto serioze për Rusinë”.

Gazeta New York Times njoftonte se zyrtarët amerikanë të zbulimit kishin arritur muaj më parë në përfundimin se shërbimet inteligjente ushtarake ruse u kishin ofruar shpërblim operativëve që kanë lidhje me Talebanët.

Sipas gazetës, e cila citonte në kushte anonimiteti zyrtarë amerikanë që ishin informuar mbi këtë çështje, një njësi sekrete e agjencisë ushtarake ruse të zbulimit, GRU, e cila besohet se është pas një numër tentativash për atentate në Evropë si dhe aktivitetesh të tjera, kishte ofruar vjet shpërblime për sulme që realizoheshin me sukses.

Një zëdhënës i udhëheqjes së Talebanëve tha më 27 qershor se ky grup “e përgënjeshtron me forcë” këtë pretendim.

Zëdhënësi tha se Talebanët “nuk janë në borxh të bamirësisë së asnjë shteti apo agjencie të huaj zbulimi, po ashtu Talebanët nuk kanë nevojë të dëgjojnë nga askush se çfarë objektivash specifike kemi”.

Lexo edhe :   Joe Biden: Në ditën e parë si president, do rikthej Shtetet e Bashkuara në OBSH
Lexo edhe :   SHBA vendosi të shkëputej përfundimisht, OBSH reagon e shqetësuar

Zëdhënës të Këshillit Kombëtar për Sigurinë, të Pentagonit dhe të CIA-s nuk kanë pranuar të komentojnë mbi pretendimet e ngritura në artikullin e New York Times që më pas u përsëritën në një artikull të The Washington Post.

Ministria e Jashtme ruse i hodhi poshtë njoftimet.

“Ky plan i pasofistikuar dëshmon aftësitë e rëndomta intelektuale të propagandistëve të zbulimit amerikan, të cilët, në vend që të shpikin diçka më të besueshme, kanë dalë me këtë budallallëk,” tha Ministria e Jashtme ruse.

New York Times shkruan në artikullin e saj se raportet e zbulimit bazoheshin pjesërisht në intervista me operativë të Talebanëve të kapur nga ushtarë amerikanë. Artikulli njofton se ekstremistë që kishin lidhje me Talebanët ose “elementë kriminalë që kishin kontakte të ngushta me ta” kishin marrë shuma parash. Por New York Times njofton se nuk është e qartë nëse asnjë apo ndoshta 20 ushtarë amerikanë janë vrarë vjet në Afganistan në sulme që lidhen me këto pagesa.

Gazeta, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, të cilët kishin dijeni për raportin e shërbimeve të zbulimit, njofton se presidenti ishte informuar dhe Këshilli për Sigurinë Kombëtare e kishte diskutuar këtë temë në fund të marsit.

Zyrtarët kishin diskutuar përgjigje të ndryshme, përfshirë një notë proteste diplomatike drejtuar Rusisë, por Shtëpia e Bardhë nuk ka autorizuar asnjë hap, thuhet në artikull.

Të paktën dy anëtarë të Kongresit kanë kërkuar përgjigje. Senatori Lindsey Graham shkruante në Twitter se është shumë e rendësishme që Kongresi të zbulojë të vërtetën.

Senatori Bob Menendez tha se Kongresi duhet të veprojë “nëse Presidenti Trump nuk pranon të mbajë Putinin përgjegjës për financimin e terrorizmit kundër trupave amerikane në Afganistan”.

Ndërkohë që këto akuza ngrihen në median amerikane, SHBA po përpiqen të çojnë përpara një proces paqeje në Afganistan, pasi u nënshkrua një marrëdhënie mes Uashingtonit dhe Talebanëve në bazë të së cilës trupat amerikane do të largohen nga Afganistani vitin e ardhshëm. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Sot në orën 13:00”/ Rama del me njoftimin e rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama pritet të japë vendimin final të Partisë Socialiste, mbi reformën zgjedhore. Kreu i qeverisë ka njoftuar me anë të një postimi...

E përndiqte për një kohë të gjatë, arrestohet maniaku 61-vjeçar në Tiranë

Blutë e Tiranë kanë prangosur një 61-vjeçar. Arrestimi i shtetasit me inicialet D. D., 61 vjeç është bërë nga Komisariati nr.4 në kryeqytet. 61-vjeçari dyshohet...

Gjashtë fakte/ Çfarë tregon urina për gjendjen tuaj shëndetësore

Urina është një nga elementët kryesorë, që mund të zbulojë problemet shëndetësore. Ndonëse shpesh injorohet dhe nuk i kushtojmë rëndësinë e duhur, pasojat janë...

Keni probleme me mushkonjat? Zhdukini përgjithmonë me limona e hudhra

Pickimet e mushkonjave shkaktojnë jo vetëm bezdisje, por edhe kruarje, të cilat shpesh sjellin infeksione. Ndonjëherë, kafshimet e mushkonjave dhe nga insekte të tjera,...

Sherri tek Partizani/ Zbulohet kush u zu me Boldorin poshtë pallatit

Ka shkuar në pesë numri i të infektuarve me COVID-19 te skuadra e Partizanit. Lajmin e ka bërë me dije klubi i Partizanit në...