Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kritikoi qeverinë, Rama i kthehet deputetit të opozitës

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kritikoi qeverinë, Rama i kthehet deputetit të opozitës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të deputetit Halit Valteri lidhur me rritjen e kriminalitetit në vend.

Valteri përmendi në Kuvend disa emra personash që sipas tij kanë kryer vrasje, duke fajësuar ministrin Lleshaj dhe qeverinë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama tha se deputeti nxori sekrete hetimore që duhet t’i kishte çuar në prokurori.

Sipas kreut të qeverisë, Partia Socialiste është sulmuar në mënyrë të shfrenuar nga një strategji politike kriminalizuese. Ai thekson se PS në 7 vite qeverisje e ka luftuar krimin si asnjëherë më parë.

“Ndoqa me pezmatim këtë interpelancë jo se është e para, por sepse faktikisht duke u përgatitur për të folur për raportin e progresit të BE siç në axhendën e sotme, përsëri po mendoja lidhur me një debat që bëmë bashkërisht zoti Valteri, në një nga herët e shkuara ku ju me të drejtë ishit të shqetësuar për një ngjarje, bëtë dhunë. Ju përsëri bëtë dhunë, stimuluat dhunën. I dhatë shembullin më të keq të rinjve dhe të rejave që mund t’ju ndiqnin. Është e paimagjinueshme që një deputet të dalë në foltoren e Kuvendit dhe të bëjë akuza penale, të japë deri dhe detaje që lidhen me një hetim. Duke u shprehur se; njeh vrasësit, atentatorët, viktimat. Njeh kush është me kapele, pa kapele. Ndërkohë që nuk keni shkuar në prokurori që të viheni në dispozicion të hetimit, dhe të ndihmoni për zbardhjen e krimit. Ju nuk jeni as i vetmi e as i pari, por zgjatimi i një falange që ka vite e vite që e ka marrë peng debatin publik. E ka marrë peng edhe kulturën e parlamentarizmit të Kuvendit që mos të zhvillohet sipas standardeve. Të bësh politikë me krimin është e rëndë. Të flasësh në këtë farë feje është që të ushqesh mitin e kriminelit. Të dekurajosh forcat që e luftojnë krimin dhe mbi të gjitha të fajësosh dhe përbaltësh ata që meritojnë respekt dhe mbështetje. Opinionet e ndryshme janë ato që na ndihmojnë më mirë dhe që ecim më drejt përpara, por faktet nuk janë opinione. Doni s’doni ju dhe të gjithë atë që flasin si ju, s’ka asnjë krahasim të mundshëm mes Shqipërisë sot dhe Shqipërisë dje. Jo dje 100 vite më parë, por dje 5-6 vite më parë. PS është sulmuar dhe është përbaltur në mënyrë të shfrenuar nga një strategji politike kriminalizuese, dhe e dini pse? Sepse ka qenë forca që i ka dhënë këtij vendi për afër 7 vite sot qeveri që e kanë zhvilluar luftën me krimin si asnjë herë më parë. Është fakt i njohur, jo opinion që kush e lufton seriozisht krimin, akuzohet për të kundërtën. Kush përballet me krimin merr baltë dhe goditje pikërisht si bashkëpunëtor i krimit. Kjo është e njohur botërisht. Nuk është opinion, por fakt që Shqipëria sot ka një bilanc pozitiv në luftën me krimin”, tha ai.

Tags: Akuzaedi ramaHalit Valterikuvend

TË LIDHURA

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Aktualitet

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

14:01 | 01/03/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit
Politikë

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel
Kryesore

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
Next Post
“Zgjedhorja”, opozita propozim të ri për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ

“Zgjedhorja”, opozita propozim të ri për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ

“Ministri nuk është as hetues, as prokuror”/ Rama i del në mbrojtje Lleshajt

“Ministri nuk është as hetues, as prokuror”/ Rama i del në mbrojtje Lleshajt

Ekzekutimi i Marvi Mihalit, Gjykata e Apelit jep vendimin për 4 persona

Ekzekutimi i Marvi Mihalit, Gjykata e Apelit jep vendimin për 4 persona







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026




TË FUNDIT

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Aktualitet

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

by mirseda
14:01 | 01/03/2026
0

Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit sot, 1 mars....

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

23:32 | 28/02/2026
Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com