pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalgrandpashabetmatbet girişcasinofastcasibomcasinofastcasinofastcasibomkulisbetpusulabetjojobet canlıholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetholiganbet1winjojobetgrandpashabetamgbahis girişbetsalvador1win girişamgbahisholiganbet giriş1winmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyonholiganbetbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişpusulabetholiganbetholiganbetkulisbetonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetcasibomhititbetpusulabetsuperbetinbahiscomholiganbetjojobetcratosroyalbetromabetjojobet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişholiganbet girişgrandpashabet girişJojobetgrandpashabetholiganbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Topi është brenda portës së Ramës”, Salianji zbulon kush po bën pazare

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, e cilëson Reformën Zgjedhore si një cirk të organizuar nga kryeministri Rama. I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24″, ai hodhi akuza të rënda duke thënë se opozita parlamentare nuk përfaqëson asgjë tjetër vetëm mazhorancën dhe është një zgjatim i saj. Prandaj Rama, sipas tij, po ‘negocion’ me veten për të mos arritur dakordësinë.

“Po më duket që ka një dhe duket që ka një cirk. Shikoja sot që gjithë propozimet që ka pasur PS për mos pasur koalicione, për gjasme sistem, apo ajo që quhet opozitë parlamentare, tani futet sikur është një shqetësim i atyre që janë zgjatim i mazhorancës. Përveç 2-3 nuk kanë background politik. Janë të pavotuar. Është cirk nga mazhoranca për mos shkuar në dakordësimin e arritur. Është dakordësi për të mos lejuar çunat problematikë të Gjiknurit të sillen rrotull qendrave të votimit. Reforma Zgjedhore nuk është e plotë.

Basha ka menduar për interes të qytetarëve dhe publik. Fitoi Shqipëria sa i përket çeljes së negociatave. Tani topi është brenda portës së Ramës. Ne kemi rrëzuar propagandën e Ramës edhe me kushtet e njëpasnjëshme Bundestagu. Pa u miratuar në Kuvend, opozita nuk ka fituar me këtë marrëveshje. Nuk do lejohet votimi në masë, manipulimi, mbushja e kutive. Nga ana tjetër është rrëzuar kapja e komisioneve nga Rama nëpërmjet administratës publike që është me militantë të PS. Imagjinoni që pa garantuar votën e lirë të shkohet në Lista të Hapura. Duhet garantuar vota më pas Lista të Hapura që kërkon dhe një votim elektronik që mos votohet partizançe, fshatçe etj. Kërkon më shumë kohë për implementim, më shumë se një diskutim me 3 veta. Duhet pyetur interesi publik dhe duhet një dakordësi jo me marrëveshje, por në referendum që qytetarët të zgjedhin vetë sistemi zgjedhor.

Sot diskutimi është të garantohet vota. Imagjinoni nëse do të arrihej marrëveshja për këtë dhe do të dështonte për implementim. Më e mira është zgjedhja nga populli nëse do lista të hapura, të mbyllura etj.

Duke qenë se është ky sistem zgjedhor, PD ka filluar ose fillon një proces brenda këtij muaji dhe fillimisht në vjeshtë tek qytetarët. Më pas për të shkuar tek të gjitha grupet e interesit për t’i nxjerrë shumë kohë më përpara se zgjedhjet e ardhshme. Është futur me propozim të Bashës. Anëtarësia e PD do të përzgjedhë me votë transparente, dhe do testohet gjithësecili prej nesh që ka pasur pozicione të larta për të parë nëse është bërë apo jo puna siç duhet. Kjo e demokratizon partinë dhe duhet parë nëse do ndiqet nga partitë e tjera. Deri në fillim të vjeshtës kemi përmbyllur konsultimet për kandidatët për deputetë.

Janë deputetë që kontrollohen nga Rama. Vijnë nga listat tona, por janë të pavotuar. Unë kam qenë në Korçë kandidat dhe qytetarët zgjodhën deri tek 4, të tjerët nuk na i pranuan, pra nuk i bindën. Ne kishim 11 kandidatë dhe paraqitesh për të marrë maksimumin. Këta deputetë nuk kanë përfaqësi dhe edhe vetë tregojnë që nuk janë në terezi”, tha Salianji.

Tags: Ervin SalianjiPDramareforma zgjedhore

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026
Aktualitet

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026
Aktualitet

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026
Next Post

Plazh në fundjavë? Ja si do të jetë moti

Maqedoni e Veriut/ Sërish numër i lartë i rasteve të reja me koronavirus

Protesta e maturantëve/ Vjen reagimi i parë nga Ministrja e Arsimit







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com