Anëtari i Këshillit Politik nga Partia Socialiste, Damian Gjiknuri, ka folur sot pas mbledhjes për Reformën Zgjedhore. Ai kërkoi vullnet politik për të vepruar më tej.
“PD do të mbajë skemën e politizuar të administratës zgjedhore. Më e ndershme do ishte të thoshte publikisht; atë që duan që të qëndrojmë kështu si jemi. Në do vazhdojmë negociatat, jemi të hapur. Do të komunikojmë me njëri tjetrin dhe shpresojmë që të arrijmë në kompromis.
Nuk ka volum pune, por duhet vetëm vullnet politik. Edhe për tekonologjinë jemi gati, por duhet parë se si do implementohet, a kemi kohë apo jo”, tha Gjiknuri.