Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Protesta për Teatrin/ Kundërshtuan me dhunë policinë, arrestohen 7 persona

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vdes në spital shoku i Harizajt, u plagos në atentatin e djeshëm

Referuar protestës për shembjen e Teatrit, burime zyrtare të policisë njoftojnë se janë vënë në pranga shtatë shtetas. Një situatë e tensionuar, ku nuk mungoi edhe dhuna pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, për t’i hapur rrugë projektit të ri për rindërtimin e tij.

Në njoftimin zyrtar thuhet se disa persona nga radhët e tubuesve, kanë qëlluar herë pas here në drejtim të forcave të policisë me sende të forta dhe shkopinj, duke lënduar 7 punonjës policie në detyrë.

Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së posaçme “Shqiponja”. Ata kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Traumës dhe spitalin “Nënë Tereza”, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Përpos 7 personave të prangosur janë proceduar në gjendje të lirë 21 shtetas, për veprën penale “Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”.

Për 36 persona të tjerë që ishin të shoqëruar në ambientet e Komisariateve, u mor masë administrative në zbatim të Aktit Normativ për marrjen e masave të veçanta kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Njoftimi

Forcat e Policisë së Shtetit, që prej orëve të para të mëngjesit të datës 17 maj 2020, me kërkesë nga Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit i Bashkisë Tiranë, vijojnë të jenë në mbështetje të aksionit për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, për t’i hapur rrugë projektit të ri për rindërtimin e tij.

Gjatë kryerjes së detyrës, forcat e Policisë janë kundërshtuar me dhunë nga persona që ishin grumbulluar për të mos lejuar prishjen e godinës, duke tentuar që të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit.

Disa persona nga radhët e tubuesve kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Policisë, me sende të forta dhe shkopinj, duke lënduar 7 punonjës policie në detyrë. Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së posaçme “Shqiponja”. Ata kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Traumës dhe spitalin “Nënë Tereza” dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 64 persona, për veprime arbitrare dhe kundërshtim me forcë të forcave të rendit në detyrë.

Në përfundim të veprimeve të kryera, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet e Policisë Nr. 1 dhe Nr. 3, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, 7 shtetas: B. A., 38 vjeç; K. Q., 37 vjeç; S. N., 35 vjeç; R. L., 35 vjeç; E. M., 33 vjeç, B. T., 30 vjeç; E. Xh., 33 vjeç.

U proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, 21 shtetas.

Për 36 persona të tjerë që ishin të shoqëruar në ambientet e Komisariateve u mor masë administrative në zbatim të Aktit Normativ për marrjen e masave të veçanta kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Shtetit apelon për organizatorët dhe pjesëmarrësit në tubim, se grumbullime të tilla janë në kundërshtim të plotë me ligjin dhe Aktin normativ duke u shndërruar në një rrezik potencial për përhapjen e infeksionit COIVD-19, pasi Tirana është ende një zonë e kuqe në hartën epidemiologjike të vendit.

Tags: policiaprotestaTeatri

TË LIDHURA

Bllokimi i rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas, reagon shoqëria civile: Kërkohet ndërhyrje urgjente
Aktualitet

Bllokimi i rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas, reagon shoqëria civile: Kërkohet ndërhyrje urgjente

20:55 | 27/02/2026
Shkatërrohet banda shqiptare që furnizonte Barcelonën dhe Tarragonën me marijuanë
Aktualitet

Shkatërrohet banda shqiptare që furnizonte Barcelonën dhe Tarragonën me marijuanë

20:10 | 27/02/2026
Gazetari gjerman: Rama-Vuçiç me nismë për zgjerimin e BE-së
Politikë

Gazetari gjerman: Rama-Vuçiç me nismë për zgjerimin e BE-së

20:03 | 27/02/2026
Next Post
“Ik flini, nuk vjen policia”, Kreshnik Spahiu thumbon Kryemadhin

“Ik flini, nuk vjen policia”, Kreshnik Spahiu thumbon Kryemadhin

Teatri nuk ishte çështje e opinioneve, por çështje e drejtësisë

Teatri nuk ishte çështje e opinioneve, por çështje e drejtësisë

Protesta tek teatri/ Ja kush janë 7 qytetarët e arrestuar

Protesta tek teatri/ Ja kush janë 7 qytetarët e arrestuar







JU REKOMANDOJMË

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026




TË FUNDIT

Bllokimi i rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas, reagon shoqëria civile: Kërkohet ndërhyrje urgjente
Aktualitet

Bllokimi i rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas, reagon shoqëria civile: Kërkohet ndërhyrje urgjente

by mirseda
20:55 | 27/02/2026
0

Përfaqësues të shoqërisë civile në Korçë kanë dalë sot me një deklaratë publike lidhur me situatën e...

Shkatërrohet banda shqiptare që furnizonte Barcelonën dhe Tarragonën me marijuanë

Shkatërrohet banda shqiptare që furnizonte Barcelonën dhe Tarragonën me marijuanë

20:10 | 27/02/2026
Gazetari gjerman: Rama-Vuçiç me nismë për zgjerimin e BE-së

Gazetari gjerman: Rama-Vuçiç me nismë për zgjerimin e BE-së

20:03 | 27/02/2026
Vr*sja e 17-vjeçarit në Greqi, i plagosuri zbulon autorin

Vr*sja e 17-vjeçarit në Greqi, i plagosuri zbulon autorin

19:32 | 27/02/2026
Qeveria miraton projektin për Sheshi Nënë Tereza: muze nëntokësor dhe parkim i ri

Qeveria miraton projektin për Sheshi Nënë Tereza: muze nëntokësor dhe parkim i ri

19:08 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com