Kreu i OBSH në Afrikë, Matshidiso Moeti ka dhënë alarmin se nëse masat në këtë kontinent nuk do të respektohen, atëherë bilanci do të jetë fatal.
Sipas tij, nëse masat në kontinentin afrikan dështojnë atëherë brenda vitit të parë të COVID-19 do të ketë 190 mijë viktima.
Paralajmërimi i tij bazohet në një studim i bërë së fundmi, i cili ka marrë për bazë një zonë prej 1 miliardë banorësh të 47 shteteve së bashku. Sipas këtij studimi, brenda vitit të parë mund të infektohen 29-44 milionë banorë.
53 nga 54 shtetet e Afrikës janë prekur nga COVID-19, përveç Lesothos i cili nuk regjistron asnjë rast.
Në gjithë kontinentin e Afrikës raportohen më shumë se 54 mijë raste infektimi dhe 2,073 viktima. Shteti më i prekur është Afrika e Jugut, e cila regjistron 8,232 raste dhe 160 viktima.
Vendet të tjera më të prekura janë Egjipti, Maroku, Algjeria, Kameruni etj. Numri më i madh i viktimave nga 53 vendet, regjistrohet nga Algjeria (483).
Sipas OBSH-së, problemi qëndron tek vendet më të populluara të Afrikës që po marrin masa lehtësuese si Nigeria, Bregu i Fildishtë apo edhe Afrika e Jugut.