Gazetari i njohur britanik, Alistair Campbell ka kritikuar ashpër kryeministrin Johnson në lidhje me menaxhimin e situatës së pandemisë.
Gjatë shfaqjes së Jeremy Vine në BBC, Campbell shpërtheu në akuza ndaj kryeministrit britanik për mos-marrje të masave ndaj koronavirusit.
Gazetari bëri të ditur se kishte marrë një mesazh nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili vinte në dyshim qasjen e shtetit britanik ndaj pandemisë së koronavirusit.
“Unë kam biseduar sot me një mikun tim, kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ai më shkruan ‘çfarë dreqin po bën ai’. Unë mendoj se është mënyrë e ashpër sesi po vepron qeveria e Britanisë së Madhe. Shkenca dhe shkencëtarët janë aty për të informuar, jo për të udhëzuar. Vendimet duhet të merren, shpjegohen e të mbrohen nga ministrat. Ai do thjesht të shpëtojë lëkurën e tij, e nuk e ka marrë aspak seriozisht pandeminë e Covid-19”, shkruhet në mesazhin e dërguar nga kryeministri Rama, raporton Express UK.
Pak ditë më parë, Mbretëria e Bashkuar ia kaloi edhe Italisë për numrin më të madh të viktimave, duke marrë kryesimin në Evropë.
Që nga shpërthim i pandemisë, Britani ka regjistruar më shumë se 201 mijë raste infektimi dhe mbi 30 mijë viktima.