Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

BE-ja ia ‘kthen shpinën’ Kurtit, Thaçin e fton në Samitin e Zagrebit

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
BE-ja ia ‘kthen shpinën’ Kurtit, Thaçin e fton në Samitin e Zagrebit

Kryeministri në dorëheqje krenohej se kishte mbështetjen e evropianëve për veprimet e tij, ndërsa kishte dalë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sidomos kur flitej për dialogun. Mirëpo, duket se romanca e Kurtit me Bashkimin Evropian po vjen drejt fundit.

Këtë e dëshmon edhe mungesa e ftesës për të marrë pjesë edhe Kurti si folës në Samitin e Zagrebit, që do të mbahet nesër përmes një video linku. Pjesa dërrmuese e shteteve të rajonit në këtë samit do të përfaqësohen nga kryeministrat e vendeve përkatëse, ndërsa një gjë e tillë nuk do të ndodhë me Kosovën.

Zagrebi si bartës i presidencës së BE-së ka ftuar presidentin Thaçi për të marrë pjesë në këtë samit.

Një gjë e tillë tashmë është e konfirmuar në agjendën, e cila është bërë publike në kanalet zyrtare.

Burime të Lajmi.net brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme konfirmojnë se ministri Konjufca dhe këshilltarët e Kurtit kanë bërë presion të vazhdueshëm tek organizatorët për t’ia siguruar ftesën edhe kryeministrit në dorëheqje, mirëpo kjo tentativë u kishte rezultuar e pasuksesshme.

Me qëndrimet radikale dhe veprimet antikushtetuese, Kurti duket se arriti t’i largojë nga vetja edhe aleatët e vetëm që i kishin mbetur, pas konfrontimit me SHBA-në.

Po ashtu, një sinjal tjetër për këtë erdhi edhe nga raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, i cili ka folur për zhvillimet në Kosovë. Beyer ka bërë të qartë kërkesën që të respektohet Kushtetuta dhe të veprohet në interes të qytetarëve, duke aluduar në veprimet antikushtetuese të Qeverisë Kurti.

“Unë kërkoj nga ata që kanë përgjegjësi politike në Kosovë, edhe në gjyqësor, që të veprojnë ekskluzivisht në interesin e qytetarëve të tyre dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. I besoj çdokujt në Prishtinë që udhëzohet përmes sundimit të ligjit dhe siguron proporcionalitet në raport me të gjitha masat e nevojshme për përballjen e pandemisë aktuale dhe krizës politike, gjithmonë në pajtim me sigurimin e standardeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që është pjesë e sistemit ligjor vendor”, ka deklaruar Beyer.

Në pak ditë të qeverisjes së saj, Qeveria Kurti ka shkelur dy herë Kushtetutën e Kosovës mu në pikat që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut të garantuara me Konventat Ndërkombëtare që iu referohet edhe Kushtetuta e Kosovës. Por, Qeveria Kurti ka cenuar edhe rendin parlamentar, duke tentuar të kufizojë punën e deputetëve, siç ishte rasti i deputetit Pacolli, madje duke e kërcënuar edhe me arrestime dhe ka refuzuar rolin e Kuvendit në vënien e masave për të parandaluar pandeminë që shkakton COVID-19. /Lajmi.net

 

Tags: Albin Kurtibekosovesamiti i zagrebit

TË LIDHURA

Vuçiç pretendon tentativë për grusht shteti: Të gjitha institucionet të përfshira
Rajoni

Vuçiç pretendon tentativë për grusht shteti: Të gjitha institucionet të përfshira

15:24 | 02/06/2025
Pamje apokaliptike nga Italia, shpërthen vullkani Etna
Rajoni

Pamje apokaliptike nga Italia, shpërthen vullkani Etna

14:51 | 02/06/2025
Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu
Aktualitet

Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu

20:23 | 31/05/2025
Next Post
OFL godet pasurinë e ‘të fortit’, sekuestron 1.2 milion litra naftë

OFL godet pasurinë e ‘të fortit’, sekuestron 1.2 milion litra naftë

Shkarkimi i Dvoranit, KLGJ rrëzon kërkesën e Metës

Shkarkimi i Dvoranit, KLGJ rrëzon kërkesën e Metës

“Shpërbëhet skema kriminale”, Rama reagon për pasurinë e ‘të fortit’ të Durrësit

“Shpërbëhet skema kriminale”, Rama reagon për pasurinë e ‘të fortit’ të Durrësit

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet
Aktualitet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

by mirseda
21:59 | 02/06/2025
0

Grupi më i njohur i tifozëve të Kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë shpallur përmes një reagimi...

Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

21:44 | 02/06/2025
Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

21:10 | 02/06/2025
Profesor italian që kërcënoi vajzën e kryeministres Giorgia Meloni tentoi të vetëvritej

Profesor italian që kërcënoi vajzën e kryeministres Giorgia Meloni tentoi të vetëvritej

20:43 | 02/06/2025
I nxehti pushton vendin, temperaturat nesër arrijnë nivele ekstreme

I nxehti pushton vendin, temperaturat nesër arrijnë nivele ekstreme

19:35 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com