Prezantuesja e njohur shqiptare, Albana Osmani ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emsionin “Prive” në rubrikën ’60 Sekonda’.
Përveç projekteve në jetën e saj profesionale, moderatorja ka folur edhe për marrëdhëniet me meshkujt, duke treguar se është single, dhe se kur të vijë i duhuri do t’i pëlqente shumë të krijonte një familje.
Në listën e saj të pyetjeve, “Prive” ka pasur dhe ate më kuriozen për shqiptarët: “Në çfarë moshe e ke humbur virgjërinë?”
Moderatorja kësaj pyetje i është përgjigjur kështu: “Virgjërinë…Është një pyetje shumë e konsumuar. Të them të drejtën dhe kur e kam dëgjuar në disa intervista këtë pyetje, kam thënë ‘Boh shumë mentalitet i gabuar, ende bëhet kjo pyetje?’. Për kuriozitetin tuaj, kam qenë 52 vjeç”.