E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

Dhunonte gruan, 47-vjeçari vetëdorëzohet pas tentativës për t’u fshehur

Falë ndërhyrjes së policisë, është bërë e mundur parandalimi i një ngjarje kriminale. Në pranga ka rënë një 47-vjeçar, i cili ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Shtetasi A. P., 47 vjeç, banues në Kurbin, kur ka konstatuar shërbimet e policisë, është larguar menjëherë nga banesa.

Pas kontrolleve të shumta dhe rrethimit të zones, është vetëdorëzuar te shërbimet e policisë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë.

Njoftimi

Kurbin

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe dispononte armë zjarri pa leje, u largua nga banesa sapo pa shërbimet e Policisë, por pas kontrolleve dhe rrethimit të zonës vetëdorëzohet 47-vjeçari.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me 5 fishekë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 47 vjeç, banues në Kurbin.

Policia e Kurbinit, pas marrjes së njoftimit se ky shtetas ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes në banesë, ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

Shtetasi A. P., kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, është larguar menjëherë nga banesa, por pas kontrolleve të shumta dhe rrethimit të zonës, pas disa orësh u vetëdorëzua te shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit A. P., për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Lexo edhe :   Arrestohet gabimisht për vjedhje biçiklete, prej 10 ditësh qëndron në burg

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Putin: Biden është burrë shteti, shumë ndryshe nga Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka konsideruar burrë shteti homologun e tij amerikan, Joe Bideen. Në konferencën për mediat pas takimit me këtë të...

Euro prek nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë

Euro ra të mërkurën në nivelin e 122.85 lekëve, duke prekur nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit...

BE-ja bie dakord për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të vendosur sanksione ndaj 78 individëve dhe shtatë entiteteve të Bjellorusisë për shkak të uljes së detyruar të...

”Ambasadorët do kthehen në postet e tyre”/ Putin zbardh takimin me Biden

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi me homologun e tij amerikan, Joe Biden ditën e sotme në Gjenevë. Gjatë...

Futbollistët luajnë shumë ndeshje, ndaj rrezikojnë jetën në fushë

Edhe pse prej shumë kohësh është konsideruar si një problem me të cilin duhet të merret bota e sportit profesional, shpeshtësia e angazhimeve dhe...