Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Tallja me Pacollin

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Tallja me Pacollin

Nga: Veton Surroi

…si tallja me veten

1.

Kam një shtytje, jo shumë të shpjegueshme, që çdo herë që në temën e shkrimit është emri i Behgjet Pacollit e çon shkrimit tim jashtë zhanrit të gazetarisë. Shtytja çon nga letërsia, aty ku ky personazh duket sikur banon, dhe duke e braktisur atë hapësirë vjen e na viziton në përditshmërinë tonë të realitetit, çfarë është apo çfarë është i dënuar të jetë.

Është aq letrar, sa e paramendoja të mbërrinte në kufirin e Kosovës-cilindo kufi, tokësor apo ajror- dhe të deklaronte në thellësinë e sinqeritetit dhe të përulësisë së tij arsyet për hyrjen në vend:

– Я депутат, я люблю Косово.

(Unë jam deputet, unë e dua Kosovën- via Google Translate).

Është aq letrar, sa autoritetet e Kosovës t’i thonë se po zbriti në Prishtinë shkon në karantinë. Është aq letrar, saqë kur e kërkon ndihmën e ambasadorit gjerman në Twitter ai i thotë se nuk e di si është puna e hyrjes në Kosovë, ngase ai dhe stafi i tij janë duke shërbyer në këtë vend pandërprerë prej vendosjes së masave të jashtëzakonshme shëndetësore në mars dhe nuk kanë dalë jashtë vendit ku shërbejnë. Është aq letrar, sa fluturon për në Tiranë dhe shkakton një mister tjerët letrar: a thua ku mund të gjendet B.Pacolli?

Dhe është aq letrar, sa të shkaktojë një prej thrillerave më simpatikë të kohës sonë, me një prekje të lehtë humori çfarë e përcjell personazhin B.Pacolli.

2.

Thrilleri:

B.Pacolli mbërrin në Tiranë. Duhet të shkojë në Prishtinë, dhe këtë e kupton ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj. Që të dy e kuptojnë se pas dy muajsh të zhdukjes nga publiku diçka e madhe i detyron të kthehen prapa. E kuptojnë që të dytë se kanë qëndruar në ngrohtësinë e fshehtësisë për këta dy muaj, por duhet të dalin, qoftë përkohësisht, për një kauzë të madhe. Kauza është votimi për një qeveri të re, kështu u është thënë nga shefat a shefi i tyre në Prishtinë. Prania fizike e Pacollit është e domosdoshme për të siguruar shumicën.

Dilemën a do të niset me helikopter apo jo për në kufi të Kosovës e zgjidh Hashim Thaçi. Thotë se do të shkojë deri në Rreps për qejf dhe se do të kthehet nga tuneli i Kalimashit me qejf e me Pacollin në ulësen e prapme. /Koha Ditore

Tags: kosovepacolliveton surroi

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Në avion apo parukeri? Si po na e ndryshon koronavirusi transportin ajror

Në avion apo parukeri? Si po na e ndryshon koronavirusi transportin ajror

“Kur e ke humbur virgjërinë?” , Ja si pergjigjet Albana Osmani

“Kur e ke humbur virgjërinë?” , Ja si pergjigjet Albana Osmani

‘Trondit’ zyrtari qeveritar: Kim Jong-un s’ka kryer operacion në zemër

‘Trondit’ zyrtari qeveritar: Kim Jong-un s’ka kryer operacion në zemër







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com