E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
6 C
Tirana

Në avion apo parukeri? Si po na e ndryshon koronavirusi transportin ajror

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në vend

Pas ditësh të tëra me shifra rekord, Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në 24...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Një lajm i trishtë për botën e futbollit. Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Pak ditë më parë, ai i'u...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Pandemia e Coronës i ka vënë shoqëritë e transportit ajror jo vetëm para vështirësish ekonomike tani në kohën e kufizimeve të lëvizjes, por edhe para sfidash për mënyrën e organizimit të fluturimeve pasi ato të lejohen përsëri.

Deri tani nuk ka prova për ndonjë infeksion të marrë në avione. Kompanitë e prodhimit të avionëve tërheqin vëmendjen se avionët janë të pajisur me filtra tepër të fuqishëm, se ajri në avion është të paktën po aq i pastër sa në një sallë operacioni dhe se ajri qarkullon nga lart poshtë, gjë që e zvogëlon edhe më tej rrezikun. Megjithatë shumë linja ajrore si Lufthansa apo Eurowings aktualisht po mendojnë të bllokojnë sediljet e mesit. Edhe kompania easyJet thotë se të paktën për periudhën fillestare pas rifillimit të fluturimeve mes udhëtarëve do të ketë sedilje bosh. Kurse shefi i shoqërisë ajrore Ryanair tha se lënia bosh e sediljeve mes dy pasagjerëve nuk sjell asnjë dobi dhe se nëse Irlanda do të vendosë rregulla të tilla për shoqëritë ajrore, atëhere kompania e tij nuk do të fluturojë.

Procedura krejtësisht të reja

Një gjë duket se është e qartë: fluturimet me avion nuk do të rikthehen kaq shpejt në formën që ishin para Coronës, madje ndoshta kurrë. Shashank Nigam, drejtor i firmës për këshillimin e shoqërive ajrore, thotë se “ndryshimet do të jenë të paktën po aq radikale sa pas 11 shtatorit 2001, nëse jo më masive, dhe ato do të jenë të përhershme, sepse kontrolleve të përforcuara të sigurisë do tu shtohet elementi i dezinfektimit.”

Russland Moskau | Coronavirus | Flughafen Scheremetyevo (DW/S. Dick)Firma Simpliflying ka përgatitur një studim me rekomandime për standardet e reja që priten të vendosen prej aeroporteve dhe shoqërive ajrore në bashkëpunim me OBSH-në. Sipas këtij studimi udhëtarët do të duhet të jenë në aeroport të paktën katër orë para fluturimit. Ndër propozimet e paraqitura përfshihet që bashkë me të dhënat e pasaportës dhe të biletës për të bërë check-in përmes internetit, pasagjerët duhet të paraqesin edhe të dhënat e një lloj pasaporte imuniteti, ku konfirmohet prania e antitrupave kundër COVID-19. Po ashtu para se pasagjerët të shkojnë në sportel për dorëzimin e valixheve dhe për të marrë biletën ata duhet të kalojnë përmes një tuneli dezinfektimi dhe një skaneri që mat temperaturën e trupit.

Ndër rregullat e tjera është mbajtja me detyrim e maskës që në momentin kur pasagjerët hyjnë në bordin e avionit dhe gjatë gjithë fluturimit. Lufthansa dhe shoqëritë e tjera ajrore që i përkasin grupit të Lufthansës dhe që nisin fluturimet duke filluar nga ata 4 maj, e kanë vendosur si kusht që pasagjerët të mbajnë maskë. Kanadaja ka e vendosur tashmë një rregull të tillë, dhe në SHBA këtë e kërkon prej pasagjerëve shoqëria JetBlue.

A do të ketë më qejf njeri të fluturojë?

Lexo edhe :   Presidentja e KE: Dritë në fund të tunelit, vaksinim para fundit të dhjetorit

Me rifillimin e fluturimeve nuk do të jetë më kaq e lehtë për të shkuar tek dalja përkatëse dhe për të hipur në avion. Krahas kontrollit të sigurisë do të ketë kontrolle të mëtejshme shëndetësore. Po ashtu në të ardhmen të gjitha bagazhet, si ato që dorëzohen edhe bagazhet e dorës, do të dezinfektohen përmes një procesi me rreze ultraviolet. Po ashtu edhe hyrja në avion do të bëhet në grupe të vogla duke respektuar distancën e sigurisë. Dhe ndoshta pasagjerët mund t’i nënshtrohen edhe një dezinfektimi të dytë para se të kapërcejnë pragun e hyrjes në avion.

Flugzeugträger Charles de Gaulle | Coroanvirus (picture-alliance/dpa/abaca/Marine Nationale/F. Lucas)

Në bord pasagjerët i presin surpriza të reja: stjuardesat do të jenë të veshura me veshje mbrojtëse dhe sikurse pasagjerët edhe ato to të mbajnë maska dhe doreza. Avionë do të dezinfektohen para çdo nisjeje dhe çdo gjysmë ore stjuardesat do t’u shpërndajnë pasagjerëve dezinfektues për duart. Edhe pasagjerëve që fluturojnë first class ose biznes do t’u shërbehen vetëm ushqime të paketuara. Dhe në bordin e avionëve do të ketë edhe personel special për pastrimin e tualeteve dhe të kuzhinës gjatë gjithë fluturimit.

Lexo edhe :   “Po shkojmë drejt katastrofës”, ish-ministri i Shëndetësisë nxjerr prapaskenat

Modele të reja sediljesh

Masat e lartpërmendura priten të shoqërohen edhe me ndryshime në kabinën e avionit. Kompania italiane Aviointeriors ka ofruar për epokën pas Coronës dy modele Glassafe dhe Janus.

Modeli Glassafe përbëhet nga sedilje që të kujtojnë tharëset e flokëve në parukeri, ose kabinat e dikurshme të telefonit. Kurse në modelin Janus, emri i të cili është huazuar nga perëndia romake me dy fytyra, sedilja e mesit është e kthyer në drejtimin e kundërt dhe mes sediljeve janë vendosur pllaka pleksiglasi.

Vorschläge für eine alternative Flugpassagier-Beförderung wegen Corona (Aviointeriors)Deri tani asnjë kompani ajrore nuk ka porositur ende sedilje të tilla. Shoqëria aziatike Haeco ka një ide tjetër më pragmatike. Për shkak se numri i udhëtarëve nuk pritet të jetë i lartë, Haeco propozon që radhët e sediljeve për pasagjerë të alternohen me radhë kutish për transport mallrash. Ky model krijon jo vetëm më shumë distancë, por u siguron shoqërive ajrore edhe një shfrytëzim më të mirë të kapaciteteve të transportit tani kur kërkesat dhe nevoja për transport mallrash janë më të mëdha se sa për pasagjerë.

Me gjithë këto rregulla dhe dokumente shumë vetë nuk do të kenë më dëshirë të fluturojnë me avion, ose do ti përdorin avionët vetëm për punë ose nga halli. Ingo Wuggetzer, manaxher në kompaninë Airbus na jep të paktën një shpresë e vogël.”Në varësi të kohës kur do të vihet në dispozicion dhe sasisë së vaksinave, disa nga rregullat dhe masat do të ndërpriten, por disa syresh do të vazhdojnë të mbeten në fuqi.”  thotë ai. /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1 javë në klasë, 1 javë në shtëpi: VOA zbardh skenarin e shkollave për mësimin

Në Shqipëri, autoritet e Shëndetësisë njoftuan sot se kanë propozuar që mësimi në shkolla të zhvillohet pjesërisht në distancë. “Pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve...

Zaev: Bullgaria nuk ishte fashiste, kemi histori të përbashkët

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë histori të përbashkët. Në një intervistë për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES,...

Aksident masiv në Tepelenë, plagosen rëndë 5 persona

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Tepelenë-Mallakastër pranë fshatit Krahës. Mësohet se pesë persona jane lenduar rëndë, mes të cilëve dhe...

”Pyes veten nëse njerëzit do më duan akoma”/ Intervista e fundit e Maradonës

Diego Armando Maradona u nda nga jeta dhe bota nuk është më e njëjta. Për Argjentinasit dhe për shumë adhurues të futbollit në të...

”Mund të ruhet në temperatura -2 gradë”/ AstraZeneca: Ja sa kushton vaksina

Shumë shtete janë në garë për zbulimin e vaksinës efektive që do të luftojë koronavirusin, në një kohë që numri i të infektuarve po...