Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Mësimet e nxjerra nga COVID-19

6 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Mësimet e nxjerra nga COVID-19

Ndërsa mjekët amerikanë luftojnë një nga shpërthimet më të këqija në botë të COVID-19, disa po reflektojnë për atë që dëshironin të dinin kur filluan të luftojnë kundër pandemisë.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariama Diallo njofton për mësimet e marra pasi vdekjet nga virusi në Shtetet e Bashkuara kaluan shifrën 56,000 sot.

Me SHBA që llogariten të kenë gati një të tretën e rasteve të koronavirusit në botë, disa mjekë amerikanë thonë se kanë mësuar shumë në vijat e para të betejës kundër sëmundjes.

Kjo përfshin një kuptim më të mirë se si të ndihmojnë pacientët që vijnë me nivel oksigjeni të ulët për shembull, thotë drejtori i departamentit të urgjencës së Spitalit Mount Sinai.

“Ajo që pamë fillimisht ishte se sapo dikush fillonte të merrte 6 litra oksigjen nga hunda, përkeqësohej gjithnjë e më shumë kështu që filluam të përdornim tubat. Tani po kuptojmë se duhet ndoshta diçka në mes, për disa pacientë funksionon më mirë niveli i lartë i oksigjenit nga hunda dhe për disa të tjerë vendosja e presionit të ajrit përmes tubave mund të jetë mënyrë më e mirë. Gjëja tjetër që kemi mësuar është se aktualisht mund t’i kthejmë pacientët përmbys”, thotë Jolion McGreevy.

Metoda e shtrimit të pacientëve me barkun poshtë ka qenë e suksesshme, shpjegon një tjetër mjeke kardiologe në repartin e emergjencës në qendrën mjekësore të Universitetit Kolumbia.

“Teoria është se mushkëritë janë si sfungjer, dhe nëse shtriheni në shpinë për një kohë shumë të gjatë, ai lloj graviteti i tërheq të gjitha sekrecionet dhe lëngjet bllokojnë pjesë të mushkërive. Kur i kthen pacientët me barkun poshtë, e çliron atë hapësirë para pjesës së bustit për të lejuar që mushkëritë të hapen dhe zgjerohen dhe të japin oksigjenim më të mirë. Dhe kjo funksionon”, thotë Jennifer Haythe.

Ajo thotë gjithashtu se spitalet nuk kishin pajisje kryesore, diçka që përjetuan edhe spitalet në Itali, Spanjë dhe pika të tjera të nxehta.

“Të gjithë do të donim, për të shpëtuar njerëzit, që kjo po vinte më parë. Mund të kishim mjetet në spitale dhe të menaxhonim pacientët. Mund të kishim mënjanuar grumbullimin në masë të njerëzve që erdhën njëherësh. Të kishim më shumë veshje mbrojtëse për mjekët dhe infermierët”, thotë mjekja.

Mjekja Anju Goel thotë se më e habitshme për të ka qenë mënyra se si virusi prek të moshuarit.

“Ajo që unë nuk e kuptova plotësisht ishte ashpërsia e sëmundjes tek pacientët e moshuar. Mund të kishim krijuar masa kontrolluese më kufizuese për të parandaluar ekspozimin ndaj këtij grupi dhe gjithashtu për të marrë trajtim shumë të hershëm për ta për të parandaluar komplikimet”.

Për shumicën e njerëzve, sëmundja shkakton simptoma të lehta, të tilla si ethe dhe kollë.

Për disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë, përfshirë pneumoninë, dhe mund të çojë në vdekje. /Voa

Tags: COVID-19koronavirusmësime

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?
Kuriozitete

Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?

21:21 | 25/12/2025
Next Post
Rama del me njoftimin e rëndësishëm për hapjen e shkollave

Rama del me njoftimin e rëndësishëm për hapjen e shkollave

Masakra në Lezhë, gazetari zbulon detajet e forta

Masakra në Lezhë, gazetari zbulon detajet e forta

Vdes në spital shoku i Harizajt, u plagos në atentatin e djeshëm

Plagosja në Shkodër, policia arreston të dyshuarin







JU REKOMANDOJMË

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm
Aktualitet

Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm

by mirseda
13:50 | 15/01/2026
0

Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm. Hajdari mori detyrën në korrik të vitit 2016. vijon..

Arratisja e Altin Ndocit/ Zbardhen emrat e të burgosurve që u transferuan në IEVP Peqin dhe Fier

Arratisja e Altin Ndocit/ Zbardhen emrat e të burgosurve që u transferuan në IEVP Peqin dhe Fier

13:33 | 15/01/2026
Presidenti kolumbian Gustavo Petro ka thënë se do të takohet me , Donald Trump,  më 3 shkurt

Presidenti kolumbian Gustavo Petro ka thënë se do të takohet me , Donald Trump, më 3 shkurt

13:22 | 15/01/2026
Dëshmitarja rrëfen njohjen me nënën e 3 fëmijëve: Ligjin e bënte vjehrra,shitën shtëpinë nga borxhet

Dëshmitarja rrëfen njohjen me nënën e 3 fëmijëve: Ligjin e bënte vjehrra,shitën shtëpinë nga borxhet

13:12 | 15/01/2026
Prokuroria e Posaçme çon për gjykim ish kreun e Burgjeve, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjonin

Prokuroria e Posaçme çon për gjykim ish kreun e Burgjeve, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjonin

13:04 | 15/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com