Rama del me njoftimin e rëndësishëm për hapjen e shkollave

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ministrja e Arsimit, Besa Shahini, do të zbulojë se çfarë do të ndodhë për vitin shkollor 2019-2020.

Me anë të një statusi në Facebook, kreu i qeverisë, Edi Rama, njofton se Shahini do të shuaj kureshtjen se si do të procedohet më vonë, lidhur me mësimdhënien.

Nxënësit tashmë kanë kaluar në mësim online, për të shmangur përhapjen e koronavirusit në vend. Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar sistemin global edukativ në mbarë botën.

Statusi

Live në 19:00

🔴 Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, mbi vitin shkollor 2019-2020 në kushtet e sfidës së dyfishtë të mbrojtjes së shëndetit e të jetës dhe mbrojtjes së investimit të nxënësve e të familjeve për shkollimin e këtij viti.