Kryeministri Rama, në daljen e radhës LIVE në Facebook, foli edhe një herë tjetër lidhur me masat kufizuese ndaj pandemisë. Duke vënë në dukje se rregullat janë të njëjta për të gjithë, kreu i qeverisë kërkoi nga të gjithë zbatimin e tyre, për të mos vënë jetën në rrezik.
Duke sjellë në fokus rastin e një djali që theu karantinën, e vuri në rrezik jetën e prindërve të moshuar, Rama i mëshoi fort faktit se jemi përgjegjës për shëndetin e njëri-tjetrit. Po kështu, duke përmendur hapjen graduale, kryeministri tha se çdo gjë nis nga ne.
Rama tha se dhe atë e ka marrë malli për nënën e tij, por nuk shkon ta takojë, pasi e mbron.
“Pse, nuk më ka marrë malli mua për nënën time? Nuk dua të takoj unë nënën time? Apo kam frikë se më kap policia rrugës? Jo, unë zbatoj rregullat siç ua kërkoj dhe juve, pasi mbroj familjen time dhe nënën time”, tha Rama.