Në harkun kohor të 24 orëve janë regjistruar 107 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.
Numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm ndërkohë ky është bilanci më i rëndë që nga shpërthimi i pandemisë.
“Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1,081. Është regjistruar edhe një i vdekur, një burrë 50 vjeç nga Struga me çka numri i të vdekurve ka arritur në 46. Numër më i madh i të infektuarve është regjistruar në Kumanovë (44) Shkup (28) dhe në Prilep (11) ndërsa në 11 qytete tjera ka më pak se dhjetë të infektuar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në Maqedoninë e Veriut janë kryer 10,422 testime.