E mërkurë, 27 Janar, 2021
7 C
Tirana

Nigeri/ Policia ekzekuton 18 persona për të vënë në zbatim masat e koronavirusit

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Nigeri, ku forcat e policisë dhe ushtrisë kanë vrarë 18 persona.

Sipas mediave vendase, policia dhe ushtria nigeriane janë përpjekur për të zbatuar me çdo kusht masat e bllokadës së koronavirusit, por kjo ka shkaktuar konfrontime të ashpra me vendasit.

Trazirat janë regjistruar në qytetin e Lagos dhe kryeqytetin Abuja. Grupet e të drejtave të njeriut në Nigeri thonë se shifra e viktimave është më e lartë, sesa vetë numri i të vdekurve nga COVID-19 në vend.

Deri më tani në Nigeri janë regjistruar 407 persona të infektuar me virusin vdekjeprurës. Prej këtyre: 128 janë shëruar, 12 kanë vdekur, ndërsa 267 janë ende raste aktive.

Komisioni Kombëtar i të drejtave të Njeriut tha se kishte dokumentuar “105 incidente të shkeljes së të drejtave nga forcat e sigurisë” në 36 rajonet e Nigerisë.

Ata thanë se mes ankesave ishin dhe “vrasjet jashtëgjyqësore që shkaktuan 18 vdekje”.
“Në një kohë kur Covid-19 ka shkaktuar vdekjen e 11 viktimave, agjentët e sigurisë kanë kryer 18 ekzekutime jashtëgjyqësore në funksion të zbatimit të rregullave”, thane aktivistët.

Më shumë se 2,1 milionë njerëz nga e gjithë bota janë prekur nga koronavirusi, ndërsa mbi 142 mijë persona kanë humbur jetën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mori dozën e parë të vaksinës, infektohet me Covid-19 mjeku Pëllumb Pipero

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pas një testi që ka bërë ditën e djeshme. Mjeku u infektua 14 ditë pasi ka...

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...