Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA/ Disa udhëheqës fetarë sfidojnë distancimin social

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
SHBA/ Disa udhëheqës fetarë sfidojnë distancimin social

COVID-19 po prish planet e të krishterëve për Pashkë, si edhe kremtimeve hebraike dhe myslimane.

Megjithëse shumë kisha, sinagoga dhe xhami kanë ndërprerë shërbesat, disa udhëheqës fetarë në Amerikë, po kritikohen ashpër sepse nuk po respektojnë ndalimet e grumbullimeve publike.

Një prift në Florida u arrestua për mbajtjen e shërbesave kishtare për qindra besimtarë. Rodney Howard-Browne u akuzua për mbajtjen një grumbullim të paligjshëm, duke sfiduar urdhrat për të qëndruar në shtëpi. Ai vazhdon të mbetet sfidues.

“Nuk turpërohem që arrestohem se ndjek amendamentin e parë të Kushtetutës. E di që Sherifi tha se nuk mund të fshihemi pas atij amendamenti, por mundemi”.

Autoritetet lokale po e marrin seriozisht shkeljen.

“Shpërfillja e tij ndaj jetës së njerëzve, vë në rrezik qindra vetë në kishën e tij dhe mijëra të tjerë që mund të kenë kontakte me ta”, thotë sherifi Chad Chronister.

Nuk është një rast i veçuar. Së fundmi, njerëzit mbushën një kishë në Baton Rouge të Luizianës. Prifti i saj u arrestua.

Që kur shpërtheu epidemia, shumë objekte fetare kanë mbyllur dyert, duke i mbajtur shërbimet në internet. Reverendia, Sylvia Sumter thotë se është veprimi i duhur.

“Të vendosësh njerëzit në rrezik, bie ndesh me urdhrin kishtar për të mos shkaktuar dëm dhe për të mirën e përgjithshme. Të mbash kishën hapur, nuk i shërben të mirës së përgjithshme të besimtarëve të tu dhe atyre që hyjnë në kontakt me ta”, thotë ajo.

Me kufizimet e reja, disa kisha po mbajnë shërbime në qiell të hapur që krijon kushte për distancimin social.

“Megjithëse na duhet të mbajmë distancën, ne mund të jemi të bashkuar”.

Shumë objekte besimi po vuajnë financiarisht. Mungesa e shërbimeve do të thotë ndalje e dhurimeve personale. Tani po bëhet thirrje për dhurime online.

“Ne duam ta kemi kishën edhe kur kjo të kalojë. Kemi për të paguar kredinë, të kemi energji elektrike dhe të paguajmë rrogat e punonjësve”, thotë reverendja Sumter.

Pasiguria shtohet pasi askush nuk e di se kur do të mbarojë pandemia dhe kur mund të rifillojë grumbullimi i besimtarëve në objektet fetare. /Voa

Tags: distancim socialkoronavirusSHBAudheheqes fetare

TË LIDHURA

Ultimatumi i Trump për luftën në Ukrainë, udhëheqësit evropianë thërrasin takim urgjent
Bota

Ultimatumi i Trump për luftën në Ukrainë, udhëheqësit evropianë thërrasin takim urgjent

20:21 | 21/11/2025
Putin konfirmon planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, që sjell paqen
Bota

Putin konfirmon planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, që sjell paqen

19:07 | 21/11/2025
Rutte mbledh shefat e inteligjencës së NATO-s në Bruksel, pjesë edhe drejtoresha e SHISH,
Bota

Rutte mbledh shefat e inteligjencës së NATO-s në Bruksel, pjesë edhe drejtoresha e SHISH,

10:45 | 21/11/2025
Next Post
Robbie Williams: “Mendoj se kam pasur koronavirusin”

Robbie Williams: "Mendoj se kam pasur koronavirusin"

Merkel: Koronavirusi, sprova më e madhe në historinë e BE

Merkel: Koronavirusi, sprova më e madhe në historinë e BE

YouTube fshin videot që lidhin koronavirusin me 5G

YouTube fshin videot që lidhin koronavirusin me 5G







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Vëllai i Madh i çon në nominim direkt Londrimin, Albën dhe Benitën
Kosovo

Vëllai i Madh i çon në nominim direkt Londrimin, Albën dhe Benitën

by mirseda
23:03 | 21/11/2025
0

“Vëllai i Madh” ka marrë një vendim jo të mirë për tre banorët gjatë prime-it të sotëm....

Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Aksident në aksin Gramsh–Cerrik, makina del nga rruga e rrokulliset; shoferi shpëton mrekullisht

22:36 | 21/11/2025
Të shtënat me armë në Fier, Operacionalja “blindon” zonën, pamje nga vendngjarje

Të shtënat me armë në Fier, Operacionalja “blindon” zonën, pamje nga vendngjarje

22:33 | 21/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Dafina Zeqiri reagim pas skandalit në ‘BBVK’: “Si lejohet kjo dhunë në TV?!”

Dafina Zeqiri reagim pas skandalit në ‘BBVK’: “Si lejohet kjo dhunë në TV?!”

22:15 | 21/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com