Robbie Williams është pothuajse i sigurt se ka pasur koronavirusin.
46 vjecari, ka manifestuar disa shenja tipike të sëmundjes, siç janë simptomat e gripit, përgjumja dhe rraskapitja, gjatë tre javëve të izolimit nga familja, që kaloi në një Airbnb në Londër.
«Kam kaluar karantinën në një Airbnb larg familjes time. Fillova të shqetësohesha për ushqimin dhe ilaçet që kishin filluar të mbaronin, për Beau (djali i porsalindur) dhe për rreth dy ditë isha shumë në ankth, “tha këngëtari për The Sun.” Pastaj e ndjeva trupin të mpirë, të lodhur dhe të rëndë. Jam i bindur që kisha koronavirus ».
Sot Robbie është shumë më mirë por si një masë paraprake ai nuk është rikthyer akoma te bashkëshortja Ayda Field dhe katër fëmijët e tij.