Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Nuk ishte parë e dëgjuar më parë/ Bashkia Poliçan vendos traun, lejon vetëm vendasit

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Nuk ishte parë e dëgjuar më parë/ Bashkia Poliçan vendos traun, lejon vetëm vendasit

Gazetari investigativ Artan Hoxha, me anë të pamjeve ka demostruar sesi banorët e Poliçanit, të frikësuar nga koronavirusi, kanë vendosur vetë traun në hyrje të qytetit. Ai tregon sesi Bashkia Poliçan, prej 48 orësh ka organizuar një plan masash, për të parandaluar përhapjen e Covid-19 brenda territorit të saj. Prej dy ditësh, një postbllok i përforcuar ka bllokuar qarkullimin e të vetmit aks rrugor që lidh Poliçanin me pjesën tjetër të vendit.

Artan Hoxha sqaron se kjo Bashki ka regjistruar zyrtarisht 800 të sëmurë kronikë, për shkak të punës së veshtirë dhe sëmundjeve profesionale te marra sidomos nga të moshuarit, të cilët kanë punuar për dekada me radhë në kombinatin ushtarak të këtij qyteti.

Detyra e postbllokut është të ndalojë hyrjen në drejtim të Poliçanit, referuar çdo personi që vjen nga jashtë vendit, apo dhe nga qytetet e tjera ku është verifikuar se ka patur raste të infektuar me koronavirus.

Statusi

Postblloku i Policanit, s’lejohet askush qe nuk eshte banor i qytetit.

Njesia Administrative Bashkia Polican, prej 48 oresh ka organizuar nje plan masash krejt unik nga pjesa tjeter e vendit per te penguar dhe parandaluar perhapjen e covid-19 brenda territorit te saj. Prej dy ditesh nje postbllok i perforcuar ka bllokuar qarkullimin e te vetmit aksi rrugor qe lidh Policanin me pjesen tjeter te vendit. Kjo bashki ka te rregjistruar zyrtarisht 800 te semure kronike per shkak te punes se veshtire dhe semundjeve profesionale te marra sidomos nga moshat e medha qe kane punuar per dekada me radhe ne kombinatin e ushtarak te ketij qyteti.

Policani eshte themeluar si qytet industrial ne vitet ‘60-‘70 te shekullit te kaluar, kur nisi dhe ndertimi i kombinatit ushtarak per prodhimin e armatimeve dhe municioneve luftarake. Pikerisht per kete fakt afro 15% e popullates se ketij qyteti te vogel, vuan aktualisht nga semundje kronike dhe sidomos ato qe kane te bejne me rruget e frymemarrjes.
Per kete shkak ne bashkepunim edhe me komisariatin vendor te policise, kryebashkiaku Adriatik Zotkaj i mbeshtetur nga keshilli bashkiak ka urdheruar ngritjen e nje postblloku ne hyrje te qytetit.

Postblloku perbehet nga forca te policise se shtetit dhe policise bashkiake dhe qendron 24 ore ne sherbim. Policani eshte nje qytet gati i izoluar per shkak te terrenit malor dhe te faktit qe ka vetem nje rruge nacionale e cila e lidh me pjesen tjeter te vendit, aksin Polican- Berat.

Drejtimi tjeter dales nga Policani, eshte drejt nje bashkie me te vogel, asaj te Skraparit, e cila ka nje terren edhe me te thyer malor dhe ndodhet gati e izoluar nga pjesa tjeter e vendit. Duke qene dy nga bashkite me te varfera ne vend, me te izoluara gjeografikisht dhe me sherbim spitalor fare minimal, edhe Bashkia e Skraparit i ka mbeshtetur masat e marra nga Policani, pasi e njejta rruge nacionale sherben per te lidhur edhe Skraparin me pjesen tjeter te vendit.

Por cuditerisht, disa ore me pare Drejtoria e Policise e qarkut Berat, nga e cila varet komisariati i Policanit, ka dhene urdher qe trupat policore te largohen nga postblloku. Ne keto kushte Bashkia Polican ka vendosur ta mbaje postbllokun vetem me policet e vet bashkiake.

Detyra e postbllokut eshte te ndaloje hyrjen ne drejtim te Policanit, te cdo personi qe vjen nga jashte vendit, apo dhe nga qytetet e tjera ku tashme eshte verifikuar se ka patur raste te qytetareve te infektuar me covid-19. Praktikisht ne drejtim te Policanit dhe Skraparit lejohet kalimi vetem i tregetareve vendas, ambulancave mjeksore apo mjeteve te policise.
Nuk lejohet kalimi i asnje mjeti tjeter privat apo personi qe nuk eshte banor i qytetit pavarsisht motiveve qe ai ka.

Po ashtu ndalohet hyrja e cdo personi me origjine nga kjo zone i cili nuk ka nje arsye te forte pse kerkon te hyje ne qytetin e Policanit. Te vetmit persona qe lejohen te kalojne postbllokun si ne hyrje ashtu dhe ne dalje jane tregetaret e identifikuar saktesisht si banore te qytetit, te cilet mbajne me furnizim popullaten. Madje dhe atyre u eshte kerkuar qe te marrin furnizime afatgjata qe te mos dalin shpesh nga qyteti.

Urdheri i ardhur nga Drejtoria e Qarkut Berat per ta larguar policine e shtetit nga postblloku eshte pritur me irritim nga autoritetet lokale te cilat kane deklaruar se nuk do ta largojne postbllokun per asnje arsye edhe pse policia e shtetit eshte larguar. Qellimi i kesaj mase ekstreme eshte mbrojtja e afro 6 mije banoreve rezident ne Polican nga perhapja e Covid-19. Spitalet si nga Skrapar ashtu dhe ne Polican sherbejne thjeshte si ambulanca dhe nuk kane mundesi te perballojne qofte dhe nje rast te vetem qe kerkon sherbim te specializuar mjeksor.

Qyteti me i afert, qe ndodhet vetem 20 km larg, Berati, tashme jo vetem eshte ne listen e te infektuareve nga Covid-19, por edhe nje pjese e mire e personelit mjekesor te spitalit te ketij qyteti eshte ne vetkarantinim per shkak te dyshimeve se mund te jene infektuar nga paciente qe nuk e dinin se ishin bartes te virusit. Ne foto dhe video, pamje te postbllokut ne hyrje te Policanit sot ne mesdite.

Tags: Artan Hoxhabashkia policiankoronavirus

TË LIDHURA

Ilir Meta uron besimtarët për Fitër Bajram: Shëndet, begati dhe paqe në familjet tuaja
Politikë

Ilir Meta uron besimtarët për Fitër Bajram: Shëndet, begati dhe paqe në familjet tuaja

18:46 | 19/03/2026
Shehaj kërkon interpelancë: Rrjolli s’kalon në heshtje
Politikë

Shehaj kërkon interpelancë: Rrjolli s’kalon në heshtje

17:45 | 19/03/2026
Policia zbulon kanabis, në kërkim drejtori i burgut dhe një zyrtar i OSHEE-së
Aktualitet

Policia zbulon kanabis, në kërkim drejtori i burgut dhe një zyrtar i OSHEE-së

17:13 | 19/03/2026
Next Post
Rrëzimi i qeverisë/Zëdhënësja e KE: Kosova do të përballet me një situatë të vështirë

Rrëzimi i qeverisë/Zëdhënësja e KE: Kosova do të përballet me një situatë të vështirë

Infektohet nga koronavirusi shoferi i ambulancës në Korçë

Infektohet nga koronavirusi shoferi i ambulancës në Korçë

KLP merr 7 vendime, rikthen në Tiranë Arta Markun

KLP merr 7 vendime, rikthen në Tiranë Arta Markun







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Ilir Meta uron besimtarët për Fitër Bajram: Shëndet, begati dhe paqe në familjet tuaja
Politikë

Ilir Meta uron besimtarët për Fitër Bajram: Shëndet, begati dhe paqe në familjet tuaja

by mirseda
18:46 | 19/03/2026
0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit përmes...

Irani sulmon një rafineri nafte në një qytet të Izraelit, nuk raportohet ende për viktima

Irani sulmon një rafineri nafte në një qytet të Izraelit, nuk raportohet ende për viktima

18:07 | 19/03/2026
Shehaj kërkon interpelancë: Rrjolli s’kalon në heshtje

Shehaj kërkon interpelancë: Rrjolli s’kalon në heshtje

17:45 | 19/03/2026
Trump pret kryeministren japoneze: Japonia dënon Iranin, kundër armëve bërthamore

Trump pret kryeministren japoneze: Japonia dënon Iranin, kundër armëve bërthamore

17:31 | 19/03/2026
“Të rihapet Ngushtica e Hormuzit”, gjashtë shtete dalin me një deklaratë të përbashkët

“Të rihapet Ngushtica e Hormuzit”, gjashtë shtete dalin me një deklaratë të përbashkët

17:17 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com