Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Studimi në SHBA tregon se sa shumë rrezikohen të rinjtë nga COVID-19

6 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Studimi në SHBA tregon se sa shumë rrezikohen të rinjtë nga COVID-19

Të rriturit amerikanë të të gjitha moshave, jo vetëm ata të lindur në vitet ’70, ’80 dhe ’90, janë duke u prekur seriozisht nga koronavirusi, sipas një raporti mbi 2.500 rastet e para të regjistruara në Shtetet e Bashkuara.

Raporti, i lëshuar të mërkurën nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (QKPS), zbuloi se pacientët më të moshuar kishin gjasat më të mëdha të vdekjes dhe të shtrimit në spital.

Por nga 508 pacientë që dihet se janë shtruar në spital, 38 përqind ishin të rinj, midis 20 dhe 54 vjeç. Gjithashtu gati gjysma e 121 pacientëve që u pranuan në njësitë e kujdesit intensiv ishin të rritur nën 65 vjeç, sipas po të njëjtit raport.

“Unë mendoj se të gjithë duhet t’i kushtojnë vëmendje kësaj”, tha Stephen S. Morse për Nju Jork Tajms, profesor i epidemiologjisë në Shkollën Mailman të Shëndetit Publik të Universitetit Columbia.

“Nuk do të jenë vetëm të moshuarit. Do të ketë njerëz të moshës 20 vjeç e lart. Ata duhet të jenë të kujdesshëm, edhe nëse mendojnë se janë të rinj dhe të shëndetshëm”.

Gjetjet shërbyen për të nënvizuar një apel të lëshuar të mërkurën në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë nga Dr. Deborah Birx, një mjeke dhe zyrtare e Departamentit të Shtetit e cila është një nga udhëheqësit e task-forcës së koronavirusit në administratën e SHBA.

Duke cituar raporte të ngjashme të të rriturve të rinj në Itali dhe në Francë që janë shtruar në spital dhe kanë nevojë për kujdes intensiv, Dr. Birx i kërkoi gjeneratës së mijëvjecarit të ri të ndalojnë shoqërimin në grupe dhe të kujdesen për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

“Ju atëherë keni potencialin ta përhapni atë tek dikush që ka sëmundje që askush nga ne nuk i di dhe t’i shkaktoni atyre pasoja katastrofike”, tha Dr. Birx, duke iu drejtuar të rinjve.

Në raportin e sipërpërmendur, 20 për qind e pacientëve të shtruar në spital dhe 12 për qind e pacientëve të kujdesit intensiv ishin midis moshës 20 dhe 44 vjeç.

“Njerëzit e rinj mund të ndjehen më të sigurt për aftësinë e tyre për t’i rezistuar një virusi si ky”, tha Dr. Christopher Carlsten, drejtor i mjekësisë së frymëmarrjes në Universitetin e British Columbia.

Por, ai shtoi se, “nëse shumë të rinj janë duke u shtruar në spital, kjo do të thotë se ka shumë të rinj në komunitet që janë duke ecur me infeksionin vërdallë”.

Të dhënat e reja paraqesin një vështrim paraprak të valës së parë të rasteve në Shtetet e Bashkuara që nuk përfshijnë njerëz që janë kthyer nga Wuhani, Kina, apo nga Japonia.

Midis 12 shkurtit dhe 16 marsit, pati 4,226 raste të tilla të raportuara, thuhet në studim.

Mosha u raportua për 2.449 të atyre pacientëve dhe nga ata, 6 përqind ishin mbi 85 vjec dhe 25 përqind ishin midis 65 dhe 84. 29 përqind ishin të moshës 20 deri në 44 vjeç.

Grupmoshat nga 55 në 64 dhe 45 deri 54 vjeç secili përfshinte 18 për qind të totalit. Vetëm 5 për qind e rasteve u diagnostikuan te njerëzit nën 19 vjec.

Raporti nuk përmbante informacione nëse pacientët e çdo moshe kishin faktorë të tjerë që i rrezikonin, siç është një sëmundje kronike ose një sistem imunitar problematik.

Pra, është e pamundur të përcaktohet nëse pacientët e rinj që ishin shtruar në spital ishin më të ndjeshëm ndaj infeksionit sesa shumica e të tjerëve në grupmoshën e tyre.

Por ekspertët thanë që edhe nëse të rinjtë në raport ishin raste të vecuara, fakti që ata po zinin shtretër spitali dhe hapësirë në njësitë e kujdesit intensiv ishte i rëndësishëm.

Këto raste më paraqesin treguesin kryesor se si pandemia po përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara, duke treguar se të rriturit e të gjitha moshave janë të ndjeshëm dhe duhet të shqetësohen për mbrojtjen e shëndetit të tyre, dhe mos transmetimin e virusit te të tjerët.

Grupmosha më e re, njerëzit 19 vjeç e poshtë, përbëjnë më pak se 1 përqind të të shtruarve në spital, dhe asnjë prej personave të njësisë së kujdesit intensiv, ose vdekje.

Këto janë të dhëna nga vendet e gjithë votës deri më tani.

Sidoqoftë, këtë javë, studimi më i madh deri më tani i çështjeve pediatrike në Kinë zbuloi se një segment i vogël i fëmijëve shumë të vegjël mund të kenë nevojë për shtrimin në spital për simptoma shumë serioze, dhe se një djalë 14-vjeçar në Kinë vdiq nga virusi.

Nga 44 personat, vdekjet e të cilëve u regjistruan në raport, 15 ishin të moshës 85 ose më të vjetër dhe 20 ishin midis moshave 65 deri në 84.

Kishte nëntë vdekje në mesin e të rriturve nga 20 deri 64 vjeç.

Disa nga pacientët në studim janë ende të sëmurë kështu që rezultatet e rasteve të tyre janë të paqarta.

Të dhënat mungonin për një numër rastesh, “të cilat me sa duket rezultuan në një nënvlerësim të rezultateve”, shkruajnë autorët.

Për shkak të të dhënave që mungojnë, autorët paraqitën përqindjen e spitalit, pranimet në njësinë e kujdesit intensiv dhe vdekjet të ndarë në kategori.

Raporti gjithashtu thotë se testimi i kufizuar i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara deri më tani e bën këtë raport vetëm një pamje të hershme të krizës.

Sidoqoftë, autorët kanë shkruar, “këto të dhëna paraprake gjithashtu tregojnë se sëmundja e rëndë që çon në shtrimin në spital, përfshirë pranimin në njësinë e kujdesit intensiv dhe vdekjen, mund të ndodhë tek të rriturit e çdo moshe me Covid-19”. /Opinion

Tags: COVID-19koronavirusSHBAstudim

TË LIDHURA

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit
Bota

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

11:22 | 10/02/2026
“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube
Kuriozitete

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:46 | 10/02/2026
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

18:00 | 09/02/2026
Next Post
Vijojnë shkeljet e masave/ Bllokohen 78 makina dhe gjobiten 13 lokale

Vijojnë shkeljet e masave/ Bllokohen 78 makina dhe gjobiten 13 lokale

Iran/Çdo 10 minuta, një person humb jetën nga koronavirusi

Iran/Çdo 10 minuta, një person humb jetën nga koronavirusi

Covid-19/Zvicra shënon 3 viktima të tjera, rritet numri i rasteve

Covid-19/Zvicra shënon 3 viktima të tjera, rritet numri i rasteve







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës
Politikë

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës

by mirseda
17:43 | 10/02/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë nga ambientet e selisë blu për t’iu drejtuar sheshit...

Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

17:29 | 10/02/2026
Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë

Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë

17:12 | 10/02/2026
Balliu: Integrimi europian s’mund të merret peng për Ballukun

Balliu: Integrimi europian s’mund të merret peng për Ballukun

17:11 | 10/02/2026
SKANDAL! Laert Vasili përjashtohet nga “Për’puthen”, puthi në buzë një konkurrente

SKANDAL! Laert Vasili përjashtohet nga “Për’puthen”, puthi në buzë një konkurrente

16:59 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com