E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

Covid-19/Zvicra shënon 3 viktima të tjera, rritet numri i rasteve

Zvicra ka konfirmuar 3 viktima nga koronavirusi në orët e fundit, duke e çuar në 36 numrin total të të vdekurve.

Gjithashtu ka pasur edhe një rritje të ndjeshme të numrit të infektuarve brenda një dite të vetme. Mediat vendase raportojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 824 të prekur, duke çuar në 3,939 numrin total të infektuarve.

Ndërkohë vetëm 15 pacientë kanë arritur të shërohen nga ky virus.

Evropa është kthyer tashmë në epiqendrën e re të koronavirusit. Deri para pak ditësh, Kina ishte epiqendra e koronavirusit, por ditët e fundit ajo ka shënuar numrin më minimal të të prekurve nga ky virus.

Ditën e sotme në Kinë janë raportuar vetëm 34 raste të reja infektimi dhe asnjë viktimë.

Rreth 230 mijë njerëz nga e gjithë bota janë prekur nga Covid-19, ndërsa numri total i viktimave ka shkuar në 9,386.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Me drogë në makinë, shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit

Azem Hajdari, djali i vogël i deputetit të ndjerë me të njëjtin emër, është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Elbasanit mbrëmjen e sotme. Sipas...

Punonjësit e Ferrokromit në Burrel pa pension, VKM nuk përcakton profesionet

Punonjësit e Ferrokromit në Burrel ankohen në Fiks Fare se nuk po mundet të zgjidhin problemin që kanë hasur me pensionin. Duke u cilësuar si...

Zyrtare/ Barcelona dhe Juventus përballen më 8 gusht në ”Camp Nou”

Barcelona dhe Juventusi do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në datën 8 gusht. Lajmi është konfirmuar nga klubi italian, përmes një njoftimi në rrjetet...

Shtatorja e Sali Butkës/ Hajdari: Vështirësi në finalizimin e projektit

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari teksa ka folur për përurimin e shtatores së patriotit të madh shqiptar, Sali Butka, është shprehur se finalizimi i...

Shpejtësia në rrugë, një marrëzi që duhet ndalur

Nga Luan Rama Mendohej përgjithësisht se aksidenti i rëndë që ndodhi më 25 qershor të këtij viti në autostradën Fier – Vlorë, pra vetëm një...