Teksa të gjithë janë përqendruar tek masat e ndërmarra ndaj koronavirusit, e të gjithë shqiptarët po respektojnë rregullat e qeverisë për vetë-izolim, nga ana tjetër vemendja është kthyer tek Thumana.
Shumë familje mbetën në qiell të hapur pas shkundjes nga tërmeti shkatërrimtar vitin që shkoi. Por Rama premton se të gjithë qytetarët të cilët qëndrojnë nëpër çadra, nuk do të jenë vetëm.
Në statusin e radhës në Facebook, ai shkruan se nën drejtimin e Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, vijon shpërndarja çadër më çadër, në zonën e prekur nga tërmeti. Po kështu edhe tek pensionistët e vetmuar dhe familjet e varfëra.
Statusi
? MBRËMË NË THUMANË
? SOT, NËN DREJTIMIN E MINISTRES SË MBROJTJES, VIJON SHPËRNDARJA ÇADËR MË ÇADËR, NË ZONËN E PREKUR NGA TËRMETI DHE DERË MË DERË, KUDO NË SHQIPËRI TEK PENSIONISTËT E VETMUAR DHE FAMILJET MË TË VARFRA
? DURIM, BESIM DHE PËRSËRI DURIM?