Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Koronavirusi/ Ja çfarë pritet të ndodhë me ekonominë evropiane

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Ekonomi, Të Gjitha, W-Instant
Koronavirusi/ Ja çfarë pritet të ndodhë me ekonominë evropiane

Nga: Holger Schmieding, Kallum Pickering & Florian Hense “The Globalist”

Me përhapjen e madhe të koronavirusit, qeveritë po vendosin me të drejtë kufizime gjithnjë e më të forta ndaj aktivitetit ekonomik, në gjithnjë e më shumë vende evrpiane. Pasiguria e madhe mbi perspektivën e shëndetit publik, dhe në një masë më të vogël, shitjet në tregjet e aksioneve, po e thellojnë rënien e madhe të besimit.

Përkundër kësaj sfondi, lajmet e mira që kanë ardhur ditët e fundit nga Kina, ku numri i rasteve aktive me COVID-19 ka rënë me më shumë se 2/3 nga kulmi i 58.000 rasteve më 18 shkurt, në 15.000 raste të reja deri më 12 mars, nuk janë dhe aq ngushëlluese.

Ndërprerjet e brendshme të aktivitetit ekonomik Evropë, po dëmtojnë rëndë shumë industri në sektorin e shërbimeve, madje më shumë se sa në sektorin prodhues. Ky ndikim negativ, e zbeh lehtësimin e mundshëm të ndërprerjes së zinxhirit të furnizimit me Kinën.

Muaj të vështirë na presin përpara

Ndërsa qytetarët dhe qeveritë evropiane, po ndërmarrin hapa për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, duke përfshirë një izolim të pjesshëm të të gjithë Italisë, aktiviteti i shitjeve me pakicë dhe i shërbimeve po zvogëlohet shumë, edhe pse janë rritur shpenzimet në disa nën-sektorë si kujdesi shëndetësor dhe supermarketet.

Kërkesa globale për mallra, dhe furnizimi me to, ka të ngjarë që të zvogëlohet gjatë gjithë periudhës së pranverës së këtij viti. Dhe kjo pasi ndërprerjet e imponuara nga pandemia e koronavirusit, prekin një pjesë të madhe të pjesëve kryesore të ekonomisë globale.

Kjo do ta dëmtojë shumë ekonominë e Evropës së orientuar nga tregtia. Vendet e tjera, mund të detyrohen të ndjekin shembullin e Italisë në vendosjen nën karantinë, të paktën në një farë mase, me një vonesë prej 1 ose 2 javësh. Kjo do t’i shkaktojë një dëm të rëndë aktivitetit ekonomik.

Skenari bazë: Më e keqja merr fund në qershor

Shumëkush mund të presë një rënie të madhe të prodhimit ekonomik në muajin mars. Kjo rënie, ka të ngjarë të thellohet në muajt prill dhe maj, kur autoritetet të ndërmarrin hapa gjithnjë e më kufizues për të përmirësuar përhapjen e COVID-19.

Rimëkëmbja e ekonomive evropiane, mund të nisë vetëm në qershor, kur përhapja e koronavirusit të ngadalësohet, dhe kur një rritje e shpenzimeve qeveritare t’i japë mundësi sistemeve shëndetësore që të përballen më mirë se më herët me pandeminë e koronavirusit. Por, edhe me një reagim në gjysmën e dytë të vitit 2020, PBB-ja vjetore në eurozonë do të binte me 1 për qind.

Skenari më i keq: Emergjenca merr fund vetëm në fund të këtij viti

Ka ndërkohë të ngjarë, që të shohim një përhapje të mëtejshme të koronavirusit. Kufizimet e mëdha mbi aktivitetet normale, do të zgjasnin recesionin ekonomik edhe në gjysmën e dytë të vitit 2020, para se të fillonte një rimëkëmbmje në fillim të vitit 2021.

Ky skenar, do të nënkuptonte një tkurrje prej 3.5 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në eurozonë për këtë vit. Rivlerësimi i rritjes ekonomike, do të vazhdonte me një rishikim të parashikimeve për PBB-në e vitit 2022. Por në fund, duket se ndikimi i COVID-19 do të jetë i përkohshëm.

Gjithnjë e më shumë, politikëbërësit po tregojnë se janë të gatshëm që të bëjnë atë që duhet, për të shmangur një skenar të ngjashëm me atë të viteve 2008-2009. Sa më e fortë të jetë kriza ekonomike aktuale, aq më e fortë do të jetë ringritja nga një nivel shumë i ulët.

Përfundim

Për fat të keq, edhe reagimi i madh i politikës monetare, fiskale dhe rregullatore nga disa vende perëndimore, nuk është një ndërprerës i dukshëm i ciklit të krizës, që ka shkaktuar tashmë kjo emergjencë mjekësore. Ne kemi nevojë për më shumë qartësi, në lidhje me trajektoren që do të ndjekë pandemia.

TIRANA TODAY

Tags: ekonomiitalikinekoronavirus

TË LIDHURA

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel
Bota

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

15:03 | 12/02/2026
Një përleshje shpërtheu në Parlamentin e Turqisë përpara betimit të ministrit të ri të Drejtësisë,
Bota

Takimi Mitsotakis – Erdogan: Dialogu vazhdon, por mbeten larg kompromisit

14:19 | 12/02/2026
Një përleshje shpërtheu në Parlamentin e Turqisë përpara betimit të ministrit të ri të Drejtësisë,
Bota

Një përleshje shpërtheu në Parlamentin e Turqisë përpara betimit të ministrit të ri të Drejtësisë,

13:56 | 12/02/2026
Next Post
Sa është numri real i të prekurve me koronavirus

Sa është numri real i të prekurve me koronavirus

E vërtetuar shkencërisht/ Shmangni koronavirusin, lini këpucët dhe rrobat jashtë

E vërtetuar shkencërisht/ Shmangni koronavirusin, lini këpucët dhe rrobat jashtë

A mund të funksionojë “imuniteti i tufës” kundër koronavirusit 

A mund të funksionojë "imuniteti i tufës" kundër koronavirusit 







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

“Dua 20 mijë euro”/ Akuzohet për gjobëvënie, arrestohet gazetari Elio Laze
Aktualitet

“Dua 20 mijë euro”/ Akuzohet për gjobëvënie, arrestohet gazetari Elio Laze

by mirseda
15:05 | 12/02/2026
0

Arrestohet gazetari Elio Laze, pasi akuzohet për gjobëvënie. . Mësohet se Laze ishte denoncuar nga një zyrtar...

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

15:03 | 12/02/2026
“Gjykatat dhanë dëmshpërblim 12milione euro për gjyqtarët që largoi vettingu”,Rama kjo është pavarsi

“Gjykatat dhanë dëmshpërblim 12milione euro për gjyqtarët që largoi vettingu”,Rama kjo është pavarsi

14:56 | 12/02/2026
A do të rriten pagat e gjyqtarëve? Çfarë pritet të vendos sot Gjykata Kushtetuese

Pagat e gjyqtarëve, Kushtetuesja kërkon më shumë kohë për vendimarrjen

14:30 | 12/02/2026
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK

14:24 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com