Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Koronavirusi/ Basha i propozon qeverisë 8 masa

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Koronavirusi/ Basha i propozon qeverisë 8 masa

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka propozuar publikisht qeverisë 8 masa, që sipas tij duhet të merren sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndër të tjera Basha rikërkoi nga qeveria që të rishikojë buxhetin e vitit 2020, sa nuk është vonë, për të shmangur krizën ekonomike.

Pjesë nga fjala e Bashës: “Sot ekonomia shqiptare ka nevojë për garanci dhe mbështetje!

Qeveria shqiptare duhet të ndërmarrë urgjentisht masa të forta dhe të shpejta për të kompensuar impaktin negativ të koronavirusit në ekonominë tonë.

Ne duhet t’i paraprijmë patjetër kësaj krize, dhe jo ta ndjekim pas, në të kundërt do rrezikojmë shumë.

Në çdo vend të prekur nga koronavirusi, paralelisht me masat ekstreme për të parandaluar përhapjen, janë përcaktuar edhe masa të forta mbështetëse, financiare dhe fiskale, për qytetarët dhe për bizneset.

Për këtë arsye, ne kemi propozuar prej datës 11 mars, disa masa të veçanta në mbështetje të ekonomisë dhe të qytetarëve.

Situata si kjo që po kalojmë kanë impakt të thellë në ekonomi. Frika dhe pamundësia për të mos përballuar financiarisht furnizimin me ushqime apo faturat e ujit dhe të dritave si dhe mbyllja e bizneseve do të sjellin rënien e konsumit. Me mijëra biznese të mbyllura sot do të thotë më pak punë e më pak të ardhura si për qytetarët, ashtu edhe për sipërmarrjen shqiptare.

Nuk ka më kohë për të pritur. Ndaj i bëj thirrje qeverisë që pa asnjë vonesë të rishikojë buxhetin e shtetit për vitin 2020 dhe të ndërmarrë këto masa në mbështetje të qytetarëve, të të punësuarve dhe të bizneseve te vogla, të mesme dhe sipërmarrjes në tërësi:

1. Të pezullohen pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore (shlyerja e këtyre pagesave të bëhet me këste 12-mujore në periudhat pasardhëse).

2. Në rast nevoje, kur biznesi shfaq pamundësi financiare, të paguhen nga buxheti i shtetit pagat e punonjësve për një periudhë 2-mujore, sipas kritereve të mirëpërcaktuara për të shmangur abuzimin.

3. Përjashtimin nga tatim fitimi për 6-mujorin e parë të vitit dhe të pezullohet tatim fitimi për pjesën e mbetur të vitit (e cila të paguhet me 4 këste gjatë vitit 2021).

4. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët (familjarë nën minimumin jetik dhe biznese të vogla e të mesme) në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.

Gjithashtu, të pezullohet shkëputja e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në rast të mospagesës së detyrimeve për periudhat pararendëse deri në tejkalimin e kësaj gjendje.

5. Të përjashtohen nga kamatvonesat dhe gjobat për një periudhë 3 mujore.

6. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3-mujore në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.

Sa i përket mbështetjes për shtresat në nevojë ku Bankës Botërore, në Shqipëri janë të paktën 300.000 familje që në kushte normale nuk sigurojnë dot ushqim të mjaftueshëm.

Këtyre u shtohen edhe mijëra qytetarë të tjere që si pasojë e tërmetit jetojnë në kushte të vështira, në çadra pra në pamundësi për të siguruar ushqim dhe materiale higjeno-sanitare.

Prandaj për këto shtresa i kemi propozuar këtë paketë mbështetëse qeverisë:

7. Furnizimin me ushqime dhe detergjent të të gjithë familjeve që janë në pamundësi ekonomike, duke përfshirë qindra familje që po jetojnë në çadra dhe në kushte aspak të favorshme si pasojë e tërmetit.

8. Mundësi për të furnizuar me ushqime të moshuarit që jetojnë vetëm dhe janë më të rrezikuarit nëse dalin në rrugë.

Muaji mars shënon muajin e detyrimeve më të rënda për bizneset dhe qeveria duhet të tregohet solidare për të mbajtur në këmbë ekonominë.

Prandaj i bëj thirrje qeverisë që të ndihmojë biznesin dhe qytetarët duke shtyrë deklarimin e TVSH, pagesën e kontributeve, deklarimin e pasqyrave financiare, pagesën e kësteve mujore të tatim fitimit si dhe çdo lloj deklarimi tjetër të kërkuar me ligj gjatë kësaj periudhe.

Marrja e këtyre masave është mbështetje jetike për njerëzit sot, por edhe garanci për të mirën e përbashkët nesër. Ne nuk e dimë se sa do të zgjasë kjo krizë, por e sigurtë është që nëse nuk marrim këto masa sot, do të jetë shumë vonë nesër”.

Tags: koronaviruslulzim bashamasaqeveri

TË LIDHURA

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë
Aktualitet

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

22:03 | 29/12/2025
Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje
Politikë

Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

21:48 | 29/12/2025
Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi
Politikë

Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi

20:39 | 29/12/2025
Next Post
COVID-19/ Kosova shpall gjendjen e jashtëzakonshme

COVID-19/ Kosova shpall gjendjen e jashtëzakonshme

“Mos ta pësojmë si ato ndeshjet kur i hamë golat në fund”, mesazhi i Ramës

“Mos ta pësojmë si ato ndeshjet kur i hamë golat në fund”, mesazhi i Ramës

Me përparëse, pranë lavamanit/ Kryemadhi ndan momente nga “karantina”

Me përparëse, pranë lavamanit/ Kryemadhi ndan momente nga “karantina”







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

Trump pret Netanyahun: Rindërtimi i Gazës nis së shpejti
Bota

Trump pret Netanyahun: Rindërtimi i Gazës nis së shpejti

by mirseda
22:25 | 29/12/2025
0

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ndodhet në Mar-a-Lago ku edhe është pritur nga presidenti amerikan Donald Trump. Gjithashtu...

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

22:03 | 29/12/2025
Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

21:48 | 29/12/2025
Rusia akuzon Ukrainën për sulm ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky e mohon

Rusia akuzon Ukrainën për sulm ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky e mohon

21:17 | 29/12/2025
Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi

Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi

20:39 | 29/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com