Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Do na kushtojë shumë”, Basha paralajmëron Ramën

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Do na kushtojë shumë”, Basha paralajmëron Ramën

Mëngjesin e sotëm, kryedemokrati Basha i ka bërë thirrje qeverisë të marrë urgjentisht masa për shtimin e pajisjeve spitalore, dhe rritjen e kapaciteteve të ambienteve. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet se mungesa e tyre në këtë situatë me COVID-19 do të na kushtojë shumë.

Po kështu Basha kërkon të sigurohet sa më shpejt një numër më i madh tamponësh testimi, si dhe të identifikohen me urgjencë të prekurit me koronavirus.

Ai shton më tej në komentin e tij në Facebook se sa më shpejt të identifikohen të prekurit, aq më shpejt mundësohet izolimi dhe trajtimi i tyre.

Në këtë formë minimizohet përhapja e mëtejshme të virusit. Po kështu kreu i PD-së ka cekur edhe një tjetër problematikë. Ai thotë se duhen krijuar ambjente të posaçme trajtimi për personat e prekur me COVID 19, edhe në qytete të tjera të vendit.

Statusi

Transparenca është e rëndësishme dhe thelbësore për t’u përballur me këtë gjendje të pazakontë. Është e qartë për të gjithë tashmë se kjo krizë përballohet me veprime konkrete dhe hapa të vendosur dhe jo me gjysëm të vërteta apo akoma më keq, me propagandë.

Shumë qytetarë kanë shprehur shqetësim mbi mungesën e tamponeve të testit për COVID 19. Është urgjente dhe e rëndësishme blerja e menjëhershme e një sasie të mjaftueshme tamponësh me të cilët kryhen testet që saktësojnë nëse je apo jo bartës i COVID 19. Sa më shpejt të identifikohen të prekurit, aq më shpejt mundësohet izolimi dhe trajtimi i tyre duke minimizuar përhapjen e mëtejshme të virusit. Çdo vonesë në sigurimin e një numri më të madh tamponësh testimi do të na kushtojë shumë.

Veç kësaj duhen krijuar ambjente të posaçme trajtimi për personat e prekur me COVID 19 edhe në qytete të tjera të vendit ku numri i të prekurve sa vjen e rritet. Të prekurit nga virusi nuk kanë pse të përplasen të gjithë në Tiranë kur mund tu krijohet mundësia të trajtohen në ambjente të ngritura në qendrat e qarqeve. Neglizhenca në marrjen e masave të menjëhershme për shtimin e pajisjeve dhe rritjen e kapaciteve të ambjenteve spitalore dedikuar trajtimit të personave me COVID 19 mund të ketë pasoja shumë të rënda.

Në këtë situatë, qeveria duhe të marrë masa urgjente të ndihmojë me ushqime dhe detergjentë familjet e varfra dhe ato në nevojë ekonomike. Çdo ditë që kalon e bën të vështirë dhe të pamundur që një pjesë e konsiderueshme e bashkëqytetarëve të përballojnë mbijetesën. Të gjitha vendet e prekura nga COVID 19 veç masave për parandalimin e përhapjes së virusit, kanë ndërmarrë hapa konkretë për të ndihmuar financiarisht qytetarët e izoluar në shtëpitë e tyre dhe bizneset që preken nga kjo situatë. Është koha që dhe qeveria shqiptare të veprojë për të ndihmuar familjet në nevojë.

Të dashur bashkëqytetarë, kjo është një kohë sakrificash që gjithsecili prej nesh duhet ti bëjë për shëndetin e tij dhe të familjes. Prandaj është e rëndësishme të ndiqni me përpikmëri këshillat e mjekëve. Mos neglizhoni asnjë shqetësim që mund të keni dhe tregojini ato me vërtetësi përfshirë dhe historikun tuaj të udhëtimeve apo kontakteve që keni patur. Në këtë mënyrë e bëni më të lehtë trajtimin tuaj si dhe mbroni stafet mjekësore dhe qytetarët e tjerë.

Tags: bashakoronavirusrama

TË LIDHURA

Dosja “Partizani” sot në seancë, avokatët e Sali Berishës kundërshtojnë kërkesën për gjykim ndaj tij
Aktualitet

Dosja “Partizani” sot në seancë, avokatët e Sali Berishës kundërshtojnë kërkesën për gjykim ndaj tij

12:28 | 12/01/2026
MAS publikon datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2026, ja kur do të mbahen
Aktualitet

MAS publikon datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2026, ja kur do të mbahen

12:12 | 12/01/2026
Gjyqi për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/Dëshmia e Ramazan Rrajës: Nuk kam pasur konflikt
Aktualitet

Gjyqi për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/Dëshmia e Ramazan Rrajës: Nuk kam pasur konflikt

11:23 | 12/01/2026
Next Post
Moti merr kthesën e madhe, ja sa do të variojnë temperaturat

Moti merr kthesën e madhe, ja sa do të variojnë temperaturat

Koronavirusi/ Pse Koreja e Jugut rezulton më e suksesshme se Italia

Koronavirusi/ Pse Koreja e Jugut rezulton më e suksesshme se Italia

Shfrytëzuan situatën, kontrolli ‘blic’ i policisë ‘fundos’ pronaret e farmacive

Shfrytëzuan situatën, kontrolli ‘blic’ i policisë ‘fundos’ pronaret e farmacive







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

Dosja “Partizani” sot në seancë, avokatët e Sali Berishës kundërshtojnë kërkesën për gjykim ndaj tij
Aktualitet

Dosja “Partizani” sot në seancë, avokatët e Sali Berishës kundërshtojnë kërkesën për gjykim ndaj tij

by mirseda
12:28 | 12/01/2026
0

Mbahet sot seanca për dosjen ‘Partizani’. në Gjykatën e Posaçme, avokatët e ish kryeministrit Sali Berisha, po...

MAS publikon datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2026, ja kur do të mbahen

MAS publikon datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2026, ja kur do të mbahen

12:12 | 12/01/2026
Gjyqi për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/Dëshmia e Ramazan Rrajës: Nuk kam pasur konflikt

Gjyqi për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/Dëshmia e Ramazan Rrajës: Nuk kam pasur konflikt

11:23 | 12/01/2026
Ngjarja e 3 fëmijëve në Durrës, sot Shërbimi Social vendos “fatin” e tyre

Ngjarja e 3 fëmijëve në Durrës, sot Shërbimi Social vendos “fatin” e tyre

11:18 | 12/01/2026
OKB, Guterres: I tronditur nga dhuna kundër protestuesve në Iran

OKB, Guterres: I tronditur nga dhuna kundër protestuesve në Iran

11:02 | 12/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com