Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA/ Hyn në fuqi ndalimi i udhëtimit për evropianët

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
SHBA/ Hyn në fuqi ndalimi i udhëtimit për evropianët

Ndalimi i udhëtimit në SHBA për shumicën e fluturimeve nga Evropa, pjesë e strategjisë amerikane për të parandaluar përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës, ka hyrë në fuqi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi ndalimin të mërkurën në mbrëmje në një fjalim nga Zyra Ovale.

Ndalimi prej 30 ditësh bllokon shumicën e vizitorëve të huaj nga 26 vende të Evropës, ndërsa lejon ata nga Britania dhe Irlanda.

Amerikanët dhe rezidentët e përhershëm amerikanë që ishin jashtë vendit në kohën e njoftimit të Presidentit Trump fillimisht nuk ishin të sigurt nëse do të lejoheshin të ktheheshin në vend pas të premtes.

Ata janë të përjashtuar nga ndalimi, por kjo nuk ishte e qartë nga fjalimi i presidentit. Shumë prej tyre u përpoqën të rezervojnë fluturimet drejt Shteteve të Bashkuara, para se ndalimi të hynte në fuqi.

Mark, një rezident amerikan që ishte në Spanjë në kohën e njoftimit të Presidentit Trump, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ai u kthye “pak më parë” sesa e kishte planifikuar.

Presidenti Trump mori vendimin për ndalimin pa u këshilluar me ndonjë zyrtar evropian.

“Bashkimi Evropian nuk e pranon faktin se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të vendosur një ndalim udhëtimi u mor në mënyrë të njëanshme dhe pa konsultime”, thanë Ursula von der, presidente e Komisionit Evropian dhe Charles Michel, president i Këshillit Evropian, në një deklaratë të përbashkët.

“Koronavirusi është një krizë globale, jo e kufizuar në një kontinent, dhe kërkon bashkëpunim dhe jo veprim të njëanshëm”, thanë von der Leyen dhe Michel. “Bashkimi Evropian është duke ndërmarrë veprime të forta për të kufizuar përhapjen e virusit.”

Të gjithë amerikanëve që kthehen nga Evropa do t’u kërkohet të vetë-karantinohen për 14 ditë pas mbërritjes në SHBA, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit./VOA

Tags: evropianetligjindalimiSHBAudhëtimit

TË LIDHURA

Samiti i NATO-s në Bruksel: Në fokus mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina
Bota

Samiti i NATO-s në Bruksel: Në fokus mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina

16:48 | 10/02/2026
Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit
Bota

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

11:22 | 10/02/2026
‘Rruga e vdekjes’/ Tjetër aksident shumë pranë vendit ku ndodhi tragjedia me tifozët e PAOK-ut
Bota

‘Rruga e vdekjes’/ Tjetër aksident shumë pranë vendit ku ndodhi tragjedia me tifozët e PAOK-ut

10:04 | 10/02/2026
Next Post
Të moshuarit ‘thyejnë rregullat’, Rama lutje të mos dalin jashtë

Të moshuarit 'thyejnë rregullat', Rama lutje të mos dalin jashtë

Koronavirusi/ Vaksinat eksperimentale do të testohen brenda pak ditësh

Koronavirusi/ Vaksinat eksperimentale do të testohen brenda pak ditësh

“Kemi identifikuar ata që kanë ardhur nga jashtë”/Policia paralajmëron qytetarët

“Kemi identifikuar ata që kanë ardhur nga jashtë”/Policia paralajmëron qytetarët







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

by mirseda
22:41 | 10/02/2026
0

Kokteje molotovi ranë si shi mbrëmjen e sotme në Tiranë mbi selinë qeveritare të kryeministrit socialist Edi...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

21:11 | 10/02/2026
Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

20:51 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com