pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombetpuandinamobetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibomganobetpusulabet girişjojobet canlıbetgitmercurecasino girişMercurecasinoholiganbet girişholiganbetsonbahis girişsonbahisholiganbet girişMercurecasinosuperbetin girişholiganbetbetplay girişsuperbetinjojobet girişbetplaycasinowon girişjojobetmarsbahis girişmatbet girişbetpuanbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalMercurecasino güncel girişholiganbet güncel girişsonbahis güncel girişholiganbet güncel girişsuperbetin güncel girişbetplay güncel girişjojobet güncel girişcasinowon güncel girişimajbet girişimajbetcasinowonkavbetganobetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetholiganbetcasibombahiscomhititbetjojobetbettiltbettiltmatbetgrandpashabetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişcasibomcasibomGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Ftesa e ide për konsensus politik në Kosovë

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ftoi për të hënën në takime të veçanta, udhëheqësit e partive politike parlamentare, me qëllim të, siç thuhet në një njoftim, “informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror”.

Ai e paralajmëroi një gjë të tillë menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara ku më 2 mars ishte takuar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Më 4 mars ai kërkoi t’i drejtohet parlamentit rreth këtij takimi, por kjo nuk u bë e mundur dhe kryetarja e parlamentit Vjosa Osmani tha se duhet kohë për organizmin e seancës, meqë deputetët janë të angazhuar në veprimtari të përcaktuara më parë.

Pas kësaj ai foli në një konferencë me gazetarë dhe paralajmëroi takime me udhëheqësit e partive politike për t’i informuar rreth takimit, të cilin ai e cilësoi “si moment të kthesës kritike dhe pozitive që nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara dhe të presidentit Donald Trump, dinamikës dhe mençurisë së ambasadorit Richard Grenell të arrihet marrëveshja (me Serbinë) në të ardhmen e afërt.

Prandaj, këtë momentum dhe këtë mundësi nga Uashingtoni duhet ta shfrytëzojnë edhe Kosova edhe Serbia për arritjen e paqes si garanci për paqe në gjithë Ballkanin Perëndimor”.

Sipas presidentit Thaçi, takimi në Washington “ka hequr çdo dilemë dhe çdo enigmë, ky proces është në duar të sigurta, është në drejtim të duhur, është me rol udhëheqës të SHBA-së. Ne të gjithë liderët e Kosovës jemi të zëvendësueshëm, roli i SHBA-së për Kosovën është i pazëvendësueshëm”, tha presidenti Thaçi.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë u mbajt në një periudhë kur zyrtarët amerikanë po u kërkojnë të dyja palëve që të krijojnë kushte për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje politike.

Në këtë kuadër ata po i kërkojnë Kosovës që të heqë tarifat e vendosura në nëntor të vitit 2018 ndaj mallrave serbe, që çuan në pezullimin e bisedimeve, meqë Beogradi kushtëzon vazhdimin e tyre me heqjen e tarifave.

Të dielën, ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, hodhi propozimin për një konferencë të brendshme në Kosovë për të krijuar një konsensus rreth tarifave ndaj mallrave serbe dhe bisedimeve me Serbinë.

Ai tha se konferenca do të ishte dyditëshe “e përbërë nga kryetarët e partive politike, por ku do t’i ftonim edhe udhëheqësit e dialogut, Amerikën dhe lehtësuesit e dialogut që është Bashkimi Evropian. Kjo konferencë do të mund të krijonte një qëndrim unik me të cilin ia kishim lehtësu Amerikës me u arritë marrëveshja për njohje të ndërsjellë”, tha zoti Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas tij në Kosovë aktualisht janë krijuar dy blloqe politike: “një bllok është krijuar nga presidenti (Hashim) Thaçi, e ku është edhe kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli; ai i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, zevëndës kryeministri Avdullah Hoti dhe (kryeministri shqiptar) Edi Rama. Ky bllok kërkon heqjen e taksës komplet duke nënshkruar marrëveshje finale me Serbinë”.

Blloku tjetër tha ai “i kryeministrit Albin Kurti, ku është edhe zonja (Vjosa Osmani, kryetar e parlamentit, përkrahë heqjen e taksës. Ka ofertuar gabim pa kërkuar kontratën finale me Serbinë, me premtim të vendosjes së një reciprociteti joreal. Ky bllok politik e injoron momentumin e krijuar duke shënuar proces të ri të dialogut e jo dialog përfundimtar me Serbinë”, tha ish-kryeministri Haradinaj, i cili që nga nëntori i vitit 2018 i ka rezistuar trysnisë ndërkombëtare për heqjen e tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, shkroi më pas se “Kosova ka institucione legjitime të dala nga zgjedhjet demokratike të 6 tetorit, të cilat bartin përgjegjësitë kushtetuese, përfshirë edhe dialogun me vendin fqinj Serbinë. Nuk ka nevojë për asnjë konferencë për ketë qëllim, të brendshme as të jashtme. Sigurisht se konsultimet janë gjithmonë pozitive”, shkroi ai duke theksuar se duhet vetëm ushtrim i përgjegjësive kushtetuese nga secili. Kryeministri duhet të marrë përsipër dialogun ashtu siç e definon edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Presidentin duhet të qëndrojë brenda kompetencave të veta kushtetuese”.

Udhëheqësit e institucioneve dhe partive politike vazhdojnë të jenë thellësisht të ndarë rreth tarifave ndaj mallrave serbe për heqjen e të cilave, diplomacia amerikane ka shtuar trysninë ndaj qeverisë së Kosovës dhe nuk është pajtuar me qëndrimin e kryeministrit Kurti për heqjen e kushtëzuar të tyre.

I dërguari i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, ambasadori Richard Grenell disa herë ka theksuar se “Kosova duhet të heqë tërësisht tarifat” që po e dëmtojnë në radhë të parë ekonominë e saj, ndërsa ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në “zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës”, por “ne nuk mund ta ndihmojmë derisa tarifat e qeverisë së Kosovës vazhdojnë ta dëmtojnë Kosovën”.

Ambasadori Grenell hodhi poshtë ndërkaq pohimet se në takimin e organizuar prej tij në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë është diskutuar për një marrëveshje mbi idenë e ndarjes së Kosovës.

Të dielën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkroi në rrjetin twitter se “ka interes të madh nga njerëz të caktuar që të prishin procesin e arritjes së një marrëveshje finale të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Prandaj, më lejoni ta përsëris, zëshëm dhe qartë: Jemi duke biseduar për t’i dhënë fund konfliktit një shekullor, me përqendrim në zhvillimin e ekonomisë për një jetë më të mirë për qytetarët tanë dhe njohje të ndërsjellë. Asgjë më shumë apo më pak”, shkroi ai duke theksuar se “sërish, roli i Shteteve të Bashkuara është i domosdoshëm. I dërguari i posaçëm Richard Grenell është duke bërë një punë të shkëlqyeshme dhe e ka mbështetjen e plotë nga Mathew Palmer (i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor). Faleminderit Donald Trump për punën që po bën për paqen në botë”, shkroi ai. /Voa

Tags: Ftesakonsensuskosovepolitik

TË LIDHURA

Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Rajoni

Valë migrantësh drejt Kretës, qindra emigrantë mbërrijnë nga Libia, Greqia forcon masat e kontrollit

13:42 | 11/06/2026
Aktualitet

Diaspora në këmbë! Shqiptarët e Holandës ngrihen në protestë: Rama ik!

09:31 | 10/06/2026
Next Post

Në gjyq me “Top Channel”/ Delinda Disha: E turpshme, falsifikuan firmën time

Babë e bir, konfirmohen 2 rastet e para me koronavirus në Shqipëri

Rastet e para me koronavirus në Shqipëri, mjeku jep 10 këshilla që duhet zbatuar







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protestuesja: Këto janë ditë emocionuese me domethënie historike për të gjithë ne

by mirseda
20:18 | 12/06/2026
0

Vijon prej mbi dy orësh protesta e 13 masive, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit po...

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Ndërhyn policia

20:03 | 12/06/2026

Rama protestuesve: “Cili është djalli që po tenton të hyjë mes nesh?”

19:46 | 12/06/2026

Aktivistja: Nëse SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, do rrethojmë Kuvendin. Duhet të fitojmë!

19:40 | 12/06/2026

Rama: Shqiptarët s’janë “mish për top” kundër Trumpit

19:28 | 12/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com