E mërkurë, 28 Korrik, 2021
27.5 C
Tirana

Rastet e para me koronavirus në Shqipëri, mjeku jep 10 këshilla që duhet zbatuar

Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka dhënë disa këshilla shumë të rëndësishme që duhen zbatuar lidhur me mbrojtjen nga koronavirusi.

Përmes një postimi në Facebook, Kalo thekson se parësore mbetet ruajtja e higjienës personale dhe mos grumbullimi në mjediset publike.

Ndërkohë ai bën thirrje për njerëzit që të mos panikohen dhe të ndjekin me qetësi masat e njoftuara në çfarëdolloj rastesh.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi në mesnatë për rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Bëhet fjalë për babë e bir, të cilët janë kthyer nga Italia.

Postimi i plotë:

DUKURIA Covid-19/Sars-Cov-2…..Hyrja në skemën e mikroorganizmave sëmundje shkaktuese me impakt shumë të madh shtrirjeje dhe lëndimesh të jetëve njerzore sikundër ishte Novel-Coronavirus/Covid-19/Sars-Cov-2, është bërë epiqendra e lajmeve vizive e të shkruajtura, si dhe e diskutimeve tona të përditëshme profesionale apo jo….Një rol jo të pakët në këtë drejtim kanë luajtur edhe lajmet jo të mirëbazuara, të bëra nga mosdija apo keqdashësija, POR që gjithqysh kanë ndikuar në shtimin e shkallës së ankthit e të PANIKUT në shoqërinë tonë…..PARËSORE në përballjen me këtë sëmundje mbeten këshillat për

1- HIGJENËN personale (larja e duarve shpesh dhe jo me pak se 20-30 sekonda) dhe atë kolektive

2- MOS GRUMBULLIMI jo i domozdoshëm në mjediset publike e në të tjera mjedise,

3- PËRKUJDESI për “higjenën e të teshtiturës dhe të kolliturës”

4- RUAJTJA e njomësisë së fytit me pirje të herë-pas-herëshme të sasive të vogla uji

5- USHQIMI i variueshëm, kuptohet edhe sipas edhe mundësive financiare, i pasur me vitamina C, D, A,

6- të PATURIT në vëmëndje e mos frekuentimit të shkollave, e qëndrave të punës në rast shënjash klinike gripngjasuese (teshtitje, kollë, dhimbje koke, temperaturë),

7- VETËIZOLIMI 14 ditor për personat që vinë nga vënde të prekura dhe me raste të transmetimit komunitar të sëmundjes, harta e të cilave është zgjeruar që nga Kina e deri në Itali,

Lexo edhe :   Europë: Protesta kundër vaksinimit me detyrim

8- KONTAKTIMI me Shërbimin e Urgjencës Kombëtare me numurin 127, NËSE ai/ajo ka shënja të tilla si temperatura, tështitje e kollë, vështirësi në frymëmarje, dhe mos ardhja direkte në spital,

9- KUJDESI ndaj individëve mbi 65 vjeç dhe ndaj mjekimit të rregullt të sëmundjeve kronike që shumë prej tyre kanë: sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, të mushkërive (sidimos të sëmurët me SPOK), të kyçeve, etj, si grupi më i rrezikuar për të bërë ndërlikime në rast infektimi nga Covid-19/Sars-Cov-2,

Lexo edhe :   Itali: 99% e viktimave nga koronavirusi, të pa vaksinuar

10- VETËKONTROLLI e mos panikimi për një situatë detyrimisht kalimtare të kërcënimit epidemiologjik të popullatës…NUK ka asnjë fshehje të realitit dhe gjithkush do të vihet në dijeni, që më rastin më të parë të izolimit të këtij shkaktari në Shqipëri….

Të mos harojmë se NË NDËRKOHË që Covid-19/Sars-Cov-2 ka marë jetët e mbi 3600 individëve, në të njejtin hark kohor ne mbarë BOTËN janë humbur jetët e miliona të tjerëve nga të tjera sëmundje apo arësye: DUHANI ka vrarë mbi 8.000.000 individë, GRIPI stinor mbi 500.000 të tjerë, AKSIDENTET kanë vrarë mbi 55.000.0000, nga AIDS kanë humbur jetën mbi 770.000 vetë, nga MALARIA mbi 450.000 të tjerë ( në çdo 2 minuta humb jetën një fëmijë nga kjo sëmundje)…..

BETEJA për jetën është e përminutëshme dhe fitimtar në të dalin kurdoherë mendjekthjelltit, vullnetplotët dhe zemërbardhët…..

SË BASHKU do të mundemi t’ja dalim mbanë PËRSËRI edhe betejës ndaj Covid-19/Sars-Cov-2…Javë të mbarë kudo që frymoni JU bashkëkombasit e mi!!!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çelsi ofron 175 milion euro, Dortmund merr vendimin për Halandin

Erling Haaland është në qendër të merkatos. Për lojtarin norvegjez interesohen Chelsea dhe Juventus, ndërsa Real Madrid duket se është tërhequr nga gara. Kampionët e...

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...

Rama me Zaevin e Vuçiçin në Shkup/ Kurti refuzon ftesën: Nuk ka miratimin tonë

Zyra e qeverisë së Kosovës, ka konfirmuar se Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë nesër i pranishëm në Samitin e Shkupit, ku do...

Gjetja e personave të zhdukur në komunizëm/ VOA: E vështirë pas 30 vitesh

Nga Pëllumb Sulo (VOA) Familjarë të viktimave dhe të zhdukurve në komunizëm për shkak të bindjeve politike u takuan të mërkuren në Shkodër me përfaqësuesin...

Detaje/ Rama, Zaev dhe Vuçiç do të nënshkruajnë marrëveshje ndërshtetërore

Kryeminsitri Edi Rama, ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të homologut të tij, Zoran Zaev. Në Shkup, dy krerëve...