Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

“Nuk i afrohemi njëri-tjetrit as 1 metër”, flet shqiptarja që banon në Itali

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Nuk i afrohemi njëri-tjetrit as 1 metër”, flet shqiptarja që banon në Itali

Sonila Alushi, aktiviste për të drejtat e emigrantëve e cila ndodhet në Bergamo, në një nga “zonat e kuqe”, ka folur për situatën e vështirë që po kalon vendi atje, dhe ankthin e qytetarëve.

Në një intervistë për “Report tv”, ajo e përshkroi përballjen me virusin si një ëndërr e keqe që nuk po merr fund.

Normaliteti ka kohë që nuk ekziston, tha Alushi, teksa bën me dije se qytetarët janë vetëizoluar në shtëpi dhe nuk i afrohen njëri-tjetrit më pak se 1 metër.

Dy vendet më të frekuentuara janë supermarketet dhe farmacia dhe sa i përket maskave, ajo tha se nuk i përdorin pasi nuk janë efektive.

“Situata është shumë alarmante edhe për faktin që spitalet kanë një mbingarkesë së madhe. Italia është mbyllur në mënyrë hermetike. Kjo është një nga masat më të mëdha që ka pasur Italia në historinë e saj. Normaliteti ka ditë që nuk është më pjesë e qytetit tonë. Pjesa më e madhe e punës është bllokuar, bëjmë vetëm minimumin e brendshëm. Jemi vetëkarantinuar, sidomos në rastet kur jemi pak me grip, që të mos rrezikojmë të tjerët. Duket si ëndërr e keqe.

Rrugët janë bosh. Lëvizje ka vetëm në supermarkete dhe në farmaci. Mbajmë distancën 1 metër që na është kërkuar. Nuk mbajmë në të shumtën e rasteve, maska, pasi jo vetëm mungojnë, por nuk mbrojnë. Ruajmë higjienën. Për momentin gjendja është akoma e çuditshme. Është një virus që kalon me shpejtësi drite. Të qëndrojmë sa më shumë në shtëpi dhe të mos udhëtojmë. Kam parë që ka pasur udhëtime në Shqipëri dhe të kundërtën dhe do u rekomandoja të mos lëvizin, të ruajmë të sëmurët dhe të moshuarit. Situata është alarmante në spitale, edhe pse ndodhemi në një zonë që ka spitalet më të mira. Urgjenca është plot, po vijnë mjek, me mijëra të punësuar, por kjo nuk e ka qetësuar gjendjen, se shtohet numri i të infektuarve. Mos t’i telefonojmë urgjencës për motive banale”, tha ajo.

Alushi thotë se pjesa më e madhe e familjes së saj ka shfaqur simptoma të këtij virusi, por që po e kalojnë në mënyrë normale dhe se nuk kanë shkuar tek mjeku pasi nuk kanë pasur shenja agresive.

“Të gjithë familja jonë ka kaluar grip, në këtë moment është e pamundur të konsultohesh me mjekët kur nuk je në simptoma të ekzagjeruara, me një frymëmarrje të vështirë apo temperaturë të lartë, se resurset po përqendrohen tek njerëzit në nevojë. Në rastin tonë, nëse mund të ketë qenë një koronavirus dhe ne po e kalojmë si shumë të tjerë, po e kalojmë në mënyrë normale nuk kemi nevojë për ndërhyrjen e mjekut, nuk kemi mundësinë që ta verifikojmë që a është ai apo një grip tjetër.

Të gjithë jemi në të njëjtën situatë, simptomat janë po ato. Të gjitha japin elementët që mund të jenë ai, por normalisht ka edhe panik dhe psikozë dhe nuk mund të jem e sigurt. Nuk mendoj që jemi imun, megjithatë numra nuk kam dhe nuk jam në gjendje ta konfirmoj apo ta mohoj”, përfundoi Alushi në “Report Tv”.

Tags: italikoronavirusshqiptaresituata

TË LIDHURA

Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizmit
Aktualitet

Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizmit

18:26 | 13/03/2026
Rama përjashton Meta dhe Myzyrajn, UGSH: Solidariteti mes gazetarëve mungon
Aktualitet

Rama përjashton Meta dhe Myzyrajn, UGSH: Solidariteti mes gazetarëve mungon

18:23 | 13/03/2026
Qumështi me aflatoksinë, ndalet grumbullimi në Fier: Blegtori shet lopët
Aktualitet

Qumështi me aflatoksinë, ndalet grumbullimi në Fier: Blegtori shet lopët

18:19 | 13/03/2026
Next Post
Bardhi publikon videon: SPAK nxjerr zbuluar propagandën e Edi Ramës

Bardhi publikon videon: SPAK nxjerr zbuluar propagandën e Edi Ramës

Lindjet në Shqipëri, niveli më i ulët prej 60 vitesh

Lindjet në Shqipëri, niveli më i ulët prej 60 vitesh

Ekspertët: Të gjobiten këmbësorët

Ekspertët: Të gjobiten këmbësorët







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizmit
Aktualitet

Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizmit

by mirseda
18:26 | 13/03/2026
0

Shqipëria do të votojë për një rezolutë për ta shpallur Iranin shtet sponsor të terrorizmit, ndërsa Gardën...

Rama përjashton Meta dhe Myzyrajn, UGSH: Solidariteti mes gazetarëve mungon

Rama përjashton Meta dhe Myzyrajn, UGSH: Solidariteti mes gazetarëve mungon

18:23 | 13/03/2026
Qumështi me aflatoksinë, ndalet grumbullimi në Fier: Blegtori shet lopët

Qumështi me aflatoksinë, ndalet grumbullimi në Fier: Blegtori shet lopët

18:19 | 13/03/2026
Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

18:17 | 13/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com