Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pas tërmetit, jepini opozitarëve edhe një me koronavirus

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pas tërmetit, jepini opozitarëve edhe një me koronavirus

Nga: Alfred Peza

Nga padurimi fillestar, po kalohet gati gati në dëshpërim në radhët e një pjese të opozitarëve më të flaktë me qeverinë “Rama”, të cilët pyesin çdo ditë publikisht se përse ndryshe nga shumë shtete të tjera, nuk është shënuar ende një rast koronavirusi, edhe në Shqipëri!

Kjo skenë duket pothuajse identike me atë të disa muajve më parë, pasi Ilir Meta kishte parashikuar rënien e një tërmeti apokaliptik, që do ta trondiste vendin nga themelet. Apo me fake news-et e portaleve pranë tij, që i urdhëruan njerëzit të dilnin urgjent nga shtëpitë në rrugë, duke caktuar edhe orën, minutat dhe sekondat se kur fundi i botës do të vinte në këto anë dhe tërmeti rrënimtar do të na rrafshonte.

Ndryshimi i vetëm mes këtyre dy rasteve, lidhet me faktin se tërmeti është një dukuri natyrore që nuk mund të parashikohet, ndaj të gjitha lajmet apo deklaratat e bëra për të, thjeshtë sa përdoreshin për të përhapur panik për të krijuar terror vitual, nga tmerri përballë së panjohurës.

Ndërsa koronavirusi është një realitet konkret, i prekshëm në shumë shtete të botës, ku falë edhe epokës së shoqërisë së informacionit ku jetojmë, lajmet përhapen pothuajse në kohë reale.

E nëse e gjithë bota është bërë një për ta përballuar të keqen që s’po i gjendet ende ilaçi, tek ne duket sikur disa me zor po presin sa të gjendet qoftë edhe një rast i vetëm, për ta përdorur për luftën e radhës politike që vazhdon të na ndajë pa u ndalur.

Të gjithë drejtuesit e institucioneve tona të specializuara që nga mjekët, epidemiologët, autoritetet e ministrisë së Shëndetësisë dhe qeverisë, por edhe Organizatë Botërore të Shëndetësisë, deklarojnë me përgjegjësi të plotë se deri tani, nuk ka asnjë rast me koronavirus në Shqipëri.

E kjo në vend që të na japë shpresë dhe optimizëm që e keqja të vazhdojë të qëndrojë sa më larg nesh,- sigurisht duke u përgatitur natë e ditë edhe për më të keqen,- çuditërisht po ndodh e kundërta.

“Sjellësit e fatkeqësive” kanë gati dy muaj, që këndojnë pa u lodhur e pa u ngjirur, “këngën e fundit të mjelmës”! Njëri prej opozitarëve e përshkruante sot Shqipërinë e tij me koronavirus, sikur sapo kishte parë një film horror, në kushtet e shtëpisë: “Nga të dhënat që janë për sistemin tonë shëndetësor e parësor, ne i përkasim atij grupi vendesh ku këto raste sjellin “kolapsin e shtetit”.

E tek ky grup bënin pjesë ato shtete që nuk kanë struktura shëndetësore si karantina speciale, klinika, etj. (?!) të cilat sjellin si pasojë kontaminime të pakontrolluara e përfundime thellësisht negative, ku shteti heq përgjegjësitë e tij dhe masivisht të kontaminuarit a të dyshuarit lihen në mëshirë të fatit”,- shkruante ai.

Të tjerë akoma, s’kanë lënë gjë pa deklaruar paradhënie; nga dështimi i shtetit, tek dorëzimi pa kushte i të gjitha strukturave tona të specializuara përballë një situate krejtësisht inekzistente. E deri për kolapsin apo falimentimin e institucioneve të specializuara që mobilizohen në të tilla raste.

Ka nga ata që duket sikur gati lutet natë e ditë që veç të na vijë një rast. Qoftë edhe një i vetëm, edhe në Shqipëri, o Zot! E pas kësaj, le të ndodhi qameti pastaj. Mjafton që ata ta shohin veç njëherë atë Ed Ramën përballë koronavirusit, kur ti ngrijë buzëqeshja në buzë. A thua se epidemi të tilla zgjedhin, apo koronavirusi është një çështje politike dhe jo problem Nr. 1 shëndetësor global në ditët e sotme.

Në këto kushte, nëse ndodh (larg qoftë) që edhe në Shqipëri të identifikohet pacienti i parë me koronavirus, e sigurtë është që tani se filmi që do shohim do jetë i njëjtë se me rastin e tërmetit. Do të mundohen me çdo mjet e mënyrë për të përhapur panik sa të mundin, me shpresën se atë që nuk po e arrijnë dot kundër mazhorancës socialiste me votë, do e arrijnë përmes “Shqipërisë karantinë”!

Dikush duhet ti qetësojë, duke i thënë se ëndrrat e tyre për të parë fushat e mbushura me korba, nuk janë projekte politike. Se po të ishte ashtu, deri më sot, do ishin rrëzuar qeveritë e gjysmës së planetit! Ndaj, s’na mbetet gjë tjetër, veçse të urojmë që Zoti ta mbajë dorën në këto anë, ku jo pak skena nga ato që ëndërrohen sot, kemi parë përgjatë historisë sonë në të shkuarën. Projekti i jashtëzakonshëm i rindërtimit nga tërmeti, është garancia për të bërë më të mirën sëbashku, nëse e keqja na troket sërisht në derë!

 

Tags: Alfred Pezakoronavirusopozitatermeti

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
Hudhra kuron koronavirusin? Ekspertët nxjerrin faktet

Hudhra kuron koronavirusin? Ekspertët nxjerrin faktet

Anulohen fluturimet nga Italia veriore drejt Prishtinës

Anulohen fluturimet nga Italia veriore drejt Prishtinës

Festë dhe protestë për 8 marsin

Festë dhe protestë për 8 marsin







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

I rrethuar nga “Delta Force”, publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Maduros!
Bota

I rrethuar nga “Delta Force”, publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Maduros!

by mirseda
13:48 | 03/01/2026
0

Janë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro. Ai u kap nga...

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

10:11 | 03/01/2026
Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

08:56 | 03/01/2026
“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

10:52 | 02/01/2026
Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com