E mërkurë, 28 Korrik, 2021
27.5 C
Tirana

Festë dhe protestë për 8 marsin

Këtë 8 mars, gra e vajza marshuan në kryeqytet për më shumë të drejta, barazi dhe kundër dhunës. Në ditën ndërkombëtare të gruas, aktivistë të shoqërisë civile zhvilluan një tubim në formën e një marshimi, nga parku i liqenit drejt Kryeministrisë.

Me pankarta në duar, përfaqësues të organizatave në mbrojtje të grave, bënë thirrje për barazi gjinore dhe ndaljen e dhunës dhe diskriminimit. Protestuesit u ndalën përballë Kryeministrisë, ku u bashkuan edhe të rinjtë e ‘Organizatës Politike’.

Në Shqipëri, 8 marsi njihet si festa e nënës, se sa një ditë proteste. Për vite me radhë ajo është festuar në ambiente të ndryshme festive nga gratë e vajzat.

Ndërkohë në shumë vende perëndimore, 8 marsi shndërrohet gjithmonë në një ditë ku kërkohen me forcë të drejtat e grave.

Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet më 8 mars çdo vit. Ajo përkujton lëvizjen për të drejtat e grave. Ndërsa respektimi i parë i Ditës së Gruas u mbajt më 28 shkurt 1909, në Nju Jork, 8 marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas 1910, për t’u bërë një “Ditë Ndërkombëtare e Gruas”.

Pasi gratë morën të drejtën e votës në Rusinë Sovjektike më 1917, më 8 mars u bë një festë kombëtare atje. Dita u mbizotërua kryesisht nga lëvizja socialiste dhe vendet komuniste derisa u miratua në vitin 1975 nga Kombet e Bashkuara.

Ideja për “Ditën Ndërkombëtare të Gruas” u hodh fillimisht në fillim të shekullit të XIX-të, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar.

8 marsi njihet si “Dita e Gruas”, në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çelsi ofron 175 milion euro, Dortmund merr vendimin për Halandin

Erling Haaland është në qendër të merkatos. Për lojtarin norvegjez interesohen Chelsea dhe Juventus, ndërsa Real Madrid duket se është tërhequr nga gara. Kampionët e...

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...

Rama me Zaevin e Vuçiçin në Shkup/ Kurti refuzon ftesën: Nuk ka miratimin tonë

Zyra e qeverisë së Kosovës, ka konfirmuar se Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë nesër i pranishëm në Samitin e Shkupit, ku do...

Gjetja e personave të zhdukur në komunizëm/ VOA: E vështirë pas 30 vitesh

Nga Pëllumb Sulo (VOA) Familjarë të viktimave dhe të zhdukurve në komunizëm për shkak të bindjeve politike u takuan të mërkuren në Shkodër me përfaqësuesin...

Detaje/ Rama, Zaev dhe Vuçiç do të nënshkruajnë marrëveshje ndërshtetërore

Kryeminsitri Edi Rama, ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të homologut të tij, Zoran Zaev. Në Shkup, dy krerëve...