Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Koronavirusi mbërrin …në media

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Koronavirusi mbërrin …në media

Nga: Lutfi Dervishi

Kur sheh një gazetar që raporton me maska, ti mendon se maska duhet për t’u mbrojtur nga virusi i panjohur dhe të gjithë duhet të nxitojmë për të blerë maska.
Kur sheh se gazetarët raportojnë nga i ashtuquajturi treg i kinezëve te medreseja në Tiranë, ti mendon se duhet t’i qëndrosh larg këtij komuniteti.
Kur ndeshesh me pyetjen: a duhet të hapen pakot e porositura në Kinë, ti mendon se virusi transportohet edhe përmes librave.
Kur lexon se në Itali është shënuar viktima e 7 brenda ditës, ti mendon se e keqja po merr përmasa biblike.
Kur lexon për karantinën, ti mendon se është bërë gati vendi për të izoluar të sëmurët.
Kur sheh në instagram se në farmacitë e Tiranës shiten ilaçe që vrasin koronavirusin për 20 minuta, ti mendon se Shqipëria ka zbuluar e para vaksinën kundër koronavirusit.

Gjithçka më sipër është e gabuar.
Maska janë më shumë që t’i përdorin ata që janë në gjendje gripi.
Tregu kinez në Tiranë nuk ka asnjë lidhje me provincën që është vatra infeksionit prej më shumë 100 ditësh.
Virusi i ri është infektues, por ky infeksion nuk përcillet përmes pakove.
Eshtë e vërtetë se ka viktima, në total afro 2700, por vdekshmëria është më e ulët se 2%. Më shumë njerëz vdesin çdo ditë nga pickimi mushkonjës, se nga koronavirusi. Nëse në Itali, kur raportohet për viktimat jepet edhe mosha, këtu të intereson më shumë numri në rritje i viktimave!
Karantina nuk është për njerëzit e sëmurë, por të shëndoshë.
Ndërsa sa i përket shpikjeve me hudhra, speca djegës apo ilaçe që vrasin koronavirusin për 20 minuta, këtu jemi as më shumë as më pak, por 50 vjet pas kur mendohej (dhe veprohej) se po të pish vajguri zhduk tumorin.
Më shumë sesa një problem shëndetësor, koronavirusi po trajtohet si kronikë e zezë. Sensacionalizmi, steriotipet, fakenews, teoritë konspirative janë të pranishme dhe kontribuojnë për rritjen e panikut.
Për virusin e ri ka më shumë pyetje se përgjigje. Por fakti që ende nuk ka dalë antivirusi, nuk do të thotë që ky boshllëk të mbushet me alarmizëm, fakenews dhe …gallatë.
Koronapaniku shkakton më shumë dëm se koronavirusi!

 

Tags: koronavirusLutfi DervishiMedia

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
Ndërron jetë Nexhmije Hoxha/ I biri: Gjithë jetën ia kushtoi lirisë së Atdheut

Ndërron jetë Nexhmije Hoxha/ I biri: Gjithë jetën ia kushtoi lirisë së Atdheut

Koronavirusi po na rrethon/ Ekspertët zbulojnë sa do zgjasë epidemia

Koronavirusi po na rrethon/ Ekspertët zbulojnë sa do zgjasë epidemia

Plagosje me armë zjarri në Elbasan, dyshohet përplasje mes bandave

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

by mirseda
22:40 | 23/01/2026
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar tonet ndaj Kanadasë, duke e akuzuar vendin fqinj...

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

21:35 | 23/01/2026
Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

21:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com