E martë, 27 Korrik, 2021
32.5 C
Tirana

Koronavirusi po na rrethon/ Ekspertët zbulojnë sa do zgjasë epidemia

Koronavirusi vdekjeprurës do të zgjasë disa muaj. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Departamentit të Sëmundjeve Infektive të Institutit të Lartë të Shëndetit, Profesor Gianni Rezza.

“Bashkëjetesa midis Italisë dhe koronavirusit do të jetë e gjatë. Kemi një numër të vogël rastesh. Kemi arritur gjeneratën e dytë ose të tretë të infeksioneve”, ka thënë ai. Gianni Rezza ka qetësuar qytetarët, duke thënë se përhapja e koronavirusit është e kufizuar.

“Përhapja e koronavirusit është e kufizuar. Rastet e reja janë pothuajse të gjitha që i atribuohen epiqendrës së epidemisë në zonën e Lodi dhe dy shpërthimeve më të vogla në Veneto”. Por Rezza është edhe realist teksa thotë se “Ende presim një rritje të numrit të të infektuarve, dhe masat e marra po japin efektet e pritura”.

Përpos Italisë, koronavirusi është tashmë edhe në Greqi. Autoritetet e këtij shteti kanë konfirmuar rastin e parë të koronavirusit të mërkurën. Pacientja është një  38-vjeçare nga Selaniku, e cila kishte ardhur nga Italia, ka thënë Sotiris Tsiodras, përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë. “Ajo nuk është në gjendje të rëndë dhe po monitorohet prej një ekipi kolegësh të jashtëzakonshëm në Selanik”, ka thënë Tsiodras gjatë një konference shtypi, raporton Reuters.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Meta: Zbrazja e Shqipërisë po kthehet në një fatkeqësi kombëtare

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me shpopullimin e vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan...

Raporti i OSBE për zgjedhjet e 25 prillit, reagon delegacioni i BE në Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, ka reaguar pas publikimit të raportit final nga ana e OSBE-ODIHR, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas...

BE: 70% e qytetarëve të vaksinuar me së paku një dozë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se 70 për qind e qytetarëve të rritur të BE-së kanë marrë së paku një...

Emri/ Kush është personi i dyshuar për trafik droge, që i shpëtoi policisë

Zbardhet emri i personit i cili arriti që t'i shpëtonte operacionit të policisë ditën e sotme, në zonën e ''Varrit të Bamit'' në kryeqytet,...

Koronavirusi/ Brataj: Delta ka edhe 3 variante të tjera

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se varianti indian i koronavirusit, Delta pritet që të mbizotërojë të gjithë botën, dhe se ky mutacion,...