Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Etildës do t’i dalin lot gëzimi”, Meta tjetër mesazh të fortë qytetarëve

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta thirrje të fortë shqiptarëve: Zgjohuni, jemi të rrezikuar

Presidenti Ilir Meta iu është drejtuar shqiptarëve mëngjesin e sotëm me një thirrje të fortë.

Duke përmendur të gjitha arsyet që sipas e tij e kanë çuar në zhvillimin e një tubimi, Meta fton edhe një herë qytetarët t’i bashkohen më 2 mars.

“Ndaj të dashur qytetarë, zgjohuni dhe ngrihuni se këtu institucionet kanë rënë përtokë. Ngrihuni për të rivendosur sovranitetin tuaj të nëpërkëmbur përmes rivendosjes së rendit kushtetues, demokratik dhe llogaridhënës”, shkruan ai në postimin e tij në Facebook.

Sipas kreut të shtetit, sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit shqiptar, teksa thekson se ky sovranitet është nëpërkëmbur nga qeveria në pushtet.

Postimi i plotë:

Kur rrëzohen institucionet, ngrihet populli.

Përse Presidenti i drejtohet popullit?

Sepse sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit shqiptar. Të gjithë ne të tjerët, përfshirë edhe Presidentin e Republikës, jemi vetëm ushtrues të përkohshëm të këtij sovraniteti dhe asgjë më shumë.

Sa shkresa zyrtare i ka drejtuar Presidenti i Republikës, Kuvendit dhe Kryetarit të tij, ku i ka kërkuar bashkëpunim për të parandaluar situatën e rëndë që po krijohej për shkak të bllokimeve të qëllimshme të funksionimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe zbrazjes së Gjykatës Kushtetuese? Nuk numërohen.

Po përgjigje nga Kuvendi? Zero në mënyrë zyrtare. Po publikisht? E kanë dëgjuar të gjithë shqiptarët: Jemi më mirë pa Gjykatë Kushtetuese. Pse? Se bëjmë çfarë të duam e s’na kontrollon njeri.

Sa shkresa zyrtare i ka dërguar Presidenti, Kuvendit vetëm këtë vit për tejkalimin e situatës së rëndë në Gjykatën Kushtetuese? Nuk numërohen. Të gjitha me etikë dhe frymë pozitive për bashkëpunim në respekt vetëm të Kushtetutës dhe ligjit për Gjykatën Kushtetuese. A mori ndonjë përgjigje bashkëpunuese? Zero.

Sa herë e ka paralajmëruar Presidenti, Kryetarin e KED i cili ka zero kompetencë në Kushtetutë që të respektojë radhën kushtetuese dhe ligjin e Gjykatës Kushtetuese për të evituar përplasjet e mundshme midis institucioneve të Presidentit dhe Kuvendit? Nuk numërohen. Po reagimi i tij? Shkeli me të dyja këmbët edhe vendimin e vetë KED-së, e cila respektoi radhën e vakancave në mënyrë korrekte President, Kuvend, President, Kuvend.

Po ky Dvorani që s’ka asnjë kompetencë tjetër veç të qenit korrier i vendimeve kolegjiale të KED, përse nuk i nisi të katër vendimet njëherazi edhe Presidentit edhe Kuvendit në një ditë siç vendosi KED? Kush i tha këtij t’ia niste Presidentit të dy vakancat njëherazi dhe Kuvendit t’ia çonte me kokën e tij 6 ditë më vonë?

Nëse sipas këtij, radha s’qenka e rëndësishme, edhe pse është detyrim kushtetues, lind pyetja e pafajshme e çdo fëmije: Përse xhaxhi Dvorani nuk ia nisi në fillim dy vakancat Kuvendit e pas 6 ditësh t’ia çonte Presidentit? Se ke degjuar ti xhaxhi Dvorani, xhaxhi Gramozin dhe xhaxhi Ulsiun që thonë çdo ditë që Parlamenti është i pari se jemi Republikë Parlamentare, e jo Presidenciale?

Mjafton çdo fëmijë në këtë vend të lexojë vetëm letrën e fundit zyrtare të Presidentit të Republikës drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të KED, Avokatit të Popullit (për dijeni të gjitha ambasadave të vendeve të BE dhe SHBA) dhe po kështu të lexojë letrat që xhaxhi Gramozi me xhaxhi Dvoranin shkëmbejnë në 8 nëntor që të verë duart në kokë për vendin ku po rritet dhe të ardhmen që e pret ketu.

A nuk ndoqi Presidenti rrugën institucionale duke shkuar vetë në Prokurori përpara 100 ditësh për kallëzimin penal ndaj Dvoranit i cili çdo ditë që rri në atë detyrë përbën një rrezik shtetëror dhe shoqëror? Cili ka qenë reagimi nga “Drejtësia e Re”? Heshtje. Ndërkohë që Prokuroria duhet të niste vetë hetimin prej muajsh edhe ndaj celulës mafioze dhe falsifikatore në krye të Ministrisë së Drejtësisë që kishte botuar në mënyrë të paligjshme një vendim të KED për qëllime mashtrimi të opinionit publik e ndërkombetar me objektiv të vetëm rrëmbimin e shumicës në Gjykatën Kushtetuese të vendit.

Përse duhet shtyrë pafund një hetim kaq i thjeshtë (për shkak të flagrancës skandaloze të shumë veprave penale) që ka të bëjë me vetë Gjykatën Kushtetuese? Sepse mafia thonë nuk e heton veten. Ndaj vendosi të ngutet në panik të miratojë në mënyrë të pabesë ligjin anti-kushtetues “Të betimit buzë Lanës” një ditë para mbërritjes së Komisionit të Venecias duke shkelur çdo kod të sjelljes demokratike e institucionale dhe duke iu lutur përfaqësuesve të Komisionit të Venecias që të mos iu përgjigjen pyetjeve që Kuvendi u kishte drejtuar prej tre muajsh, me argumentin se “ne e votuam mbrëmë atë ligj. Po pse ju duhet me patjetër ky ligji anti-kushtetues këtyre? Që Dvoranin, jo vetëm të mos e ndëshkojë drejtësia për shkeljet e rënda penale që ka bërë, por ta dekorojnë duke e futur përmes këtij ligji anti-kushtetues nga oxhaku në Gjykatën Kushtetuese.

Po kështu edhe atë ngelësen e provimit të Magjistraturës, që Dvorani e nxori të parën në të katër vakancat, si mund ta lenë në baltë, kur ajo për hir të Partisë u betua në Lanë. Dhe kuptohet që kur Gjykata Kushtetuese të mbushet me këta, mos kini asnjë dyshim se Etilda do mbajë një fjalim plot “Etikë” e madje do i dalin dhe lot gëzimi nga kontributi i saj për realizimin e kryeperlës së Ramaformës.

Ndaj të dashur qytetarë, zgjohuni dhe ngrihuni se këtu institucionet kanë rënë përtokë. Ngrihuni për të rivendosur sovranitetin tuaj të nëpërkëmbur përmes rivendosjes së rendit kushtetues, demokratik dhe llogaridhënës.

Mirësevini në Manifestimin historik dhe shembullor të 2 marsit. Koha që sovrani të rimarre sovranitetin në duart e tij! E gjithë bota demokratike ta shohe se jemi komb shqiponjash që s’mund të përdhosemi nga një bandë sorrash. #PërKushtetutën #PërShqipërinë #PërKombin ??

 

Tags: 2 marsetildesilir metaqytetarëvethirrjeTubim

TË LIDHURA

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare
Politikë

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

22:02 | 12/12/2025
Plasën fishekzjarret në Fier e Lushnje për rikthimin e Ballukut në detyrë
Aktualitet

Plasën fishekzjarret në Fier e Lushnje për rikthimin e Ballukut në detyrë

20:16 | 12/12/2025
Tre gjyqtarë Kushtetues kundërshtojnë vendimet e GJKKO për Ballukun; Qeveria vazhdon të funksionojë
Politikë

Tre gjyqtarë Kushtetues kundërshtojnë vendimet e GJKKO për Ballukun; Qeveria vazhdon të funksionojë

19:41 | 12/12/2025
Next Post
Shënohet rasti i parë me koronavirus në jug të Italisë

Shënohet rasti i parë me koronavirus në jug të Italisë

Kryeministri italian tregon se çfarë ndikoi në shpërthimin e koronavirusit

Kryeministri italian tregon se çfarë ndikoi në shpërthimin e koronavirusit

Punëtori humb jetën në ndërtim, arrestohet kreu i Dhomës së Tregtisë në Lezhë

Punëtori humb jetën në ndërtim, arrestohet kreu i Dhomës së Tregtisë në Lezhë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Toney: Me Benitën jemi betuar në Zot për lidhje, por jemi të hapur për të tjerët që të futen në mes
Showbizz

Toney: Me Benitën jemi betuar në Zot për lidhje, por jemi të hapur për të tjerët që të futen në mes

by mirseda
22:56 | 12/12/2025
0

Në edicionin e sotem, afrimi mes Toneyt dhe Benitës zuri një hapësirë të rëndësishme në diskutimet e...

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

22:02 | 12/12/2025
Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

20:35 | 12/12/2025
Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

20:32 | 12/12/2025
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

20:19 | 12/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com