E hënë, 18 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Shënohet rasti i parë me koronavirus në jug të Italisë

Mediat italiane njoftojnë se është konfirmuar rasti i parë me koronavirus në Italinë e jugut.

Një grua nga Palermo që u shtrua në spitalin Cervello për kontrolle, pasi kishte shfaqur simptoma gripi ka rezultuar pozitive me koronavirus.

“Kemi një rast që rezultoi pozitiv pas analizës së tamponit”, njofton rajoni siçilian.

Mësohet se gruaja bashkë me miqtë e të afërmit e saj që kanë qenë në kontakt me të janë vendosur në karantinë. Ndërkohë raportohet se në Val d’Aosta rastet e para të dyshuara me koronavirus kanë rezultuar negative.

Në këtë rajon dyshohej për 6 raste infektimi, por pas analizave të bëra natën vonë në laboratorët e Milanos dhe Torinos, rezultatet kanë dalë negative. Deri më tani në Itali janë shënuar 7 viktima nga koronavirusi, teksa janë raportuar më shumë se 200 raste infektimi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si u përgjysmuan në tetë vjet humbjet në sistemin energjitik shqiptar

Nga: Ilir Beqaj Prodhimi i energjisë elektrike në vite Vihet re që nga viti në vit ka luhatje të ndjeshme të energjisë elektrike të prodhuar në...

“U lodha, nuk dua të më shohë mami”, Semi shpërthen në lot para Donaldit

Semi ka patur një moment të tensionuar, pas izolimit brenda një shtëpie të monitoruar me kamera 24 orë. Shkëputja nga jeta e përditshme, duket...

Aksident i pesëfishtë në Durrës

Një aksident i pesëfishtë, fatmirësisht pa të lënduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Currilave në Durrës. Një mjet me targa italiane, ka...

Bora Zemani shuan heshtjen për raportin mes Semit dhe Donaldit

Prej startimit të "Big Brother VIP", shumë është aluduar për një pëlqim të mundshëm ndërmjet Donald Veshajt dhe Semi Jaupajt. Mediat rozë kthyen në...

“S’ka vend për panik”, përfaqësuesja e IGJEUM flet pas tërmetit në Lezhë

Mbrëmjen e djeshme, vendi ynë u trondit nga një tërmet 4.5 Rihter me epiqendër në Lezhë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ishte me magnitudë...