Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

PD mban ‘peng’ LSI për koalicionin, drafti i reformës zgjedhore ndan palët

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
PD mban ‘peng’ LSI për koalicionin, drafti i reformës zgjedhore ndan palët

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket se kanë hyrë në një luftë të ftohtë me njëra-tjetrën. Gazeta e deklaroi pak ditë më parë se përplasjet dhe divergjencat brenda opozitës janë shtuar ndjeshëm, por këto sherre kanë arritur kulmin ditët e fundit. Shkak është bërë mungesa e një koalicioni. Sipas informacioneve, mësohet se LSI po ushtron presion ndaj PD, duke kërkuar me ngulm që këto dy parti të nënshkruajnë një koalicion zyrtar. Në këtë kontekst, mësohet se Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon zyrtarizimin e koalicionit, me arsyetimin që të jenë të barabartë si para, ashtu edhe pas zgjedhjeve, duke qenë se ka zëra se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, tezë kjo e besuar fort nga partitë e opozitës.

Por deri më tani nuk ka tym të bardhë nga selia blu, duke treguar qartë se Partia Demokratike po e mban peng partinë e Kryemadhit për koalicionin. Ndërkohë, gazeta u interesua pranë PD, zyrtarët të së cilës pohuan se një nga arsyet që Basha dhe Kryemadhi nuk kanë nënshkruar ende një koalicion është fakti që kryedemokrati ndodhet midis dy zjarreve.

Nga njëra anë janë aleatët tradicionalë të tij, të cilët pak ditë më parë kanë propozuar që PR, PAA, PDK, PR dhe LZHK të hyjnë si nënkoalicion brenda koalicionit të madh në zgjedhjet e ardhshme, pasi këto parti i frikësohen faktit që votat ua vjedhin partitë e mëdha. Me Kodin aktual Zgjedhor, votat e partive të vogla i shkojnë partisë së dytë më të madhe të koalicionit, që në rastin konkret është LSI, nëse supozojmë që partitë opozitare do të hyjnë në një koalicion të vetëm në zgjedhje. Kështu që Basha është vënë përpara presionit të aleatëve të tij.

Ndërsa, arsyeja tjetër që ka ndikuar tek kryedemokrati Basha, i cili po mban “peng” LSI-në për koalicionet, është edhe kundërshtitë që kanë zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike, të cilët këmbëngulin se me Lëvizjen Socialiste për Integrim i bashkon vetëm fakti se kanë një “armik” të përbashkët, që është qeveria me në krye kryeministrin Edi Rama. Pra, të gjitha këto tregojnë se PD po mban “peng” LSI për koalicionet.

Plas konflikti edhe për reformën zgjedhore

Interesant është fakti se mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ka plasur një konflikt edhe sa i takon reformës zgjedhore, çështje kjo që është bërë objekt diskutimi gjatë ditëve të fundit. Demokratët i kanë propozuar disa kërkesa mazhorancës socialiste, sikundër është bërja me ligj që 100 ditë para çdo palë zgjedhjeve të ngrihet një qeveri tranzitore. Për selinë blu kjo kërkesë duhet të miratohet brenda 15 marsit, afat ky i fundit që është vënë sa i takon komisionit të reformës zgjedhore, pasi në të kundërt opozita do t’i rikthehet protestave. Por gazeta ka mësuar se ky kusht i PD nuk është konsultuar me LSI, ndërkohë që këtë konflikt midis këtyre dy forcave politike i vuri kapak edhe fakti që kërkesën e demokratëve e lançuan tre zyrtarë të Partisë Demokratike dhe jo bashkërisht sikundër kanë dalë herë të tjera PD dhe LSI. Po ashtu, mësohet se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ndahen me njëra-tjetrën edhe sa i takon çështjes së financimit të partive. Partia e Kryemadhi kërkon që sistemi i financimit të jetë miks dhe jo i prerë 100% nga shteti, ndërsa PD kërkon që financimi të mbulohet nga buxheti i shtetit. /Gazeta SOT

Tags: bashaKryemadhirama

TË LIDHURA

Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para
Aktualitet

Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para

13:08 | 07/06/2025
Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh
Aktualitet

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh

13:01 | 07/06/2025
I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari
Aktualitet

I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

12:56 | 07/06/2025
Next Post
Kina në luftë me kohën, rritet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi

Kina në luftë me kohën, rritet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi

Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë/ Varhelyi: Korrupsioni s’do tolerohet

Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë/ Varhelyi: Korrupsioni s’do tolerohet

‘Bjonde vagabonde’/ Jonida përballet me Sarën pas ndarjes me Romeon

'Bjonde vagabonde'/ Jonida përballet me Sarën pas ndarjes me Romeon

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para
Aktualitet

Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para

by mirseda
13:08 | 07/06/2025
0

Gjendet i vetëvarur një 37 vjeçar në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, 37 vjeçari u...

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh

13:01 | 07/06/2025
I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

12:56 | 07/06/2025
Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

12:16 | 07/06/2025
Gruaja merr fëmijët dhe largohet, në kërkim nga policia

Gruaja merr fëmijët dhe largohet, në kërkim nga policia

12:11 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com