Qeveria kineze ka marra masa drastike për të gjithë të dyshuarit që mund të jenë prekur nga koronavirusi vdekjeprurës, të cilët izolohen në karantina ku u nënshtrohen mjekimeve. Një video prekëse, e cila po bën xhiron në rrjet, tregon se si të dyshuarit për koronavirus futen brenda disa kutive metalike, për t’u dërguar më pas në spitalet ku marrin mjekimin e posaçëm këta pacientë. Sikundër dëgjohet edhe në video, të prekurit takojnë njëri-tjetrin, e lamtumira përcillet mes lotëve dhe të bërtiturave.
Personat e dyshuar se janë mbartës të koronavirusit, izolohen dhe nuk lejohen që të kenë kontakte me qytetarë të konsideruar të shëndetshëm, qofshin këta edhe familjarët e tyre.
Madje sot një zyrtar i Koresë së Veriut është ekzekutuar, pasi kishte shkuar në një banjë publike, ndërkohë që duhej të qëndronte në karantinë.
Ai u arrestua dhe më pas u vra menjëherë, pasi rrezikoi përhapjen e koronavirusit duke përdorur një banjë publike, transmeton “dailymail”.
Pasi udhëtoi në Kinë me Kim Jong-un, burimet thanë se zyrtari i tregtisë ishte vendosur në izolim.