Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Zylfije Haklaj tregon detaje tronditëse

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Zylfije Haklaj tregon detaje tronditëse

Në 12 Shtator, në Tiranë do të mbërrinte Fatmir Haklaj. Ai shoqërohej nga Shefi i Rendit Jaho Mulosmani, shefi i qarkullimit Ismet Haxhia dhe Naim Çangu. Nga Tropoja, pjesë e eskortës së Fatmirit ishte edhe furgoni i Grupit të Gatshëm. Në Tiranë atë ditë kanë qenë edhe Halil Haklaj, dhe xhaxhai Elez Haklaj. Mendohet se ata kanë ardhur pikërisht me mjetet e eskortës së Fatmirit.

Gjatë ditës, Fatmiri u takua edhe me Izet Haxhinë, truprojën e kreut të opozitës Sali Berisha. Pikërisht, ky detaj do ti kushtonte shtrenjtë Haxhisë që do të akuzohej si bashkëpunëtor në atë që njihet si vrasja e shekullit.

Azem Hajdari ndodhej në Fier atë ditë ku zhvilloi një miting. Më pas, ai u ndal në Lushnje për disa takime dhe diku nga pasditja ka mbërritur në Tiranë. Gjatë kohës që ishte në Fier dhe Lushnje, ai ka marrë disa telefonata që i kërkonin të kthehej në Tiranë. Në mbrëmje, Hajdari shkon në zyrën e tij në selinë e Partisë Demokratike, në katin e dytë.

Rreth orës 21:00 aty afrohet një mjet tip Mercedez me targa të Vlorës. Pasagjerë ndodheshin Fatmir Haklaj, Naim Çangu dhe Jaho Mulosmani. Vetura kishte një fenelinë policie.

“Si më ka treguar Fatmiri ata kanë pritur një mik për ta takuar, ne kemi plot miq në PD edhe sot e kësaj dite, në këtë kohë del Azem Hajdari”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Në orën 21:13 minuta nga selia e PD-së del Azem Hajdari i cili merr drejtimin për tek mjeti ku ndodheshin Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani dhe Naim Çangu. Burime të ndryshme dhe dëshmitarë rrëfejnë se para se të dilte, ai kishte folur në telefon me dikë që i kishte kërkuar të dilte.

“Sali Berisha mund ta ketë nxjerrë në pritë Azemin, duke pasur parasysh takimin e Azemit me babain, mund ta ketë kërcënuar i ka thënë ke bërë marrëveshje me Haklajt, e mund ta ketë detyruar të dalë”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Ajo që është thënë nga dëshmitarë të ndryshëm është se dikush ka telefonuar në zyrën e Azemit për të njoftuar lidhur me një mjet të dyshimtë që qëndronte pranë selisë së Partisë Demokratike. Atë mbrëmje në selinë e demokratëve ndodhej edhe kryetari Sali Berisha, por nuk dihet nëse ai ka pasur informacion për mjetin e dyshimtë që lëvizte pranë selisë.

Nuk dihet as fakti se pse për të sqaruar këtë situatë, doli pikërisht Azem Hajdari. Në momentet kur po dilte nga selia, atij i bashkohen truprojat Zenel Neza dhe Besim Çerja që ndodheshin te një kafene aty pranë.

Një dëshmitar, do të deklaronte gjatë procesit se Azemi mbante në dorë një celular dhe dukej sikur sapo kishte mbyllur një telefonatë. Një tjetër person prezent, kishte pohuar se Azemi mbante në dorë një pistoletë me silenciator.

Në fakt, në vendngjarje, referuar dosjes zyrtare hetimore ishte gjetur edhe një pistoletë pranë viktimave. Prokuroria nuk e sqaroi kurrë nëse pistoleta i përkiste Azem Hajdarit, duke lënë të pazbardhur një moment që mund të tregonte shumë për dinamikën e ngjarjes.

“Fatmiri tregoi që Azemi doli me pistoletë, erdhi në drejtimin tonë dhe shoqëruesit e tij ishin me armë automatike dhe s’kishte rrugë tjetër, dhe Fatmiri është kacafyt me Jahon e Naimin, nuk donin ta linin të dilte nga makina”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Kur Hajdari i është afruar automjetit, ai ka shkëmbyer disa fjalë me Fatmirin i cili më pas e ka qëlluar me breshëri kallashnikovi. Plumbat i marrin jetën në vend truprojës Besim Çerës ndërkohë Hajdari ndërron jetë pas disa orësh në spital. I plagosur lehtë mbeti edhe Zenel Neza.

Plumbat që dolën nga kallashnikovi i Fatmir Haklajt, gabimisht i morën jetën edhe mikut të tij Naim Çangu. Sipas motrës së Haklajve, Aishe Haklaj, e cila jep gjithashtu një intervistë ekskluzive për Top Story-n, rrëfeu se vrasja e Naimit ndodhi pasi ky i fundit shkoi për ti bllokuar armën, në mënyrë që të ndalte plumbat mbi Hajdarin. Por Fatmir Haklaj është trembur për një moment dhe ka kujtuar se pas tij po vinte truproja e Azem Hajdarit. Për këtë arsye, është kthyer pa vëmendje dhe ka qëlluar me breshëri mbi Naim Çangun.

Më pas, Fatmiri e ka tërhequr deri te makina Çangun e plagosur dhe e ka transportuar drejt spitalit, ku ndërroi jetë disa orë më vonë. Vdekja e Çangut ishte një barrë e rëndë për Fatmirin. Arma e tij i kishte marrë jetën një prej miqve më të afërt.

“Kur e kam pyetur për vrasjen e Azem Hajdarit, kur i thashë që more më qafë tjerët që kishte me vete, ai më është drejtuar, kur një njeri të sulmon për ta marrë jetën ëfarë do të bësh ti, do ti ngresh duart lart apo do ti thuash, këtu jam, vetëm bjeri këmbëzës, dhe koka e tij është varur, dhe ndoshta gjysëm ore se ka ngritur”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklaj-ve. /Top Channel

 

Tags: Azem Hajdarisali berishaZylfije Haklaj

TË LIDHURA

Aksident në Lushnjë, makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë
Aktualitet

Aksident në Lushnjë, makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

09:30 | 18/03/2026
Bulqizë/ Dogjën 7 dynymë tokë me bimësi, e pësojnë 2 persona
Aktualitet

Bulqizë/ Dogjën 7 dynymë tokë me bimësi, e pësojnë 2 persona

09:22 | 18/03/2026
Shpërndante narkotikë në qytet, në pranga 36-vjeçari nga Lushnja
Aktualitet

Shpërndante narkotikë në qytet, në pranga 36-vjeçari nga Lushnja

09:04 | 18/03/2026
Next Post
Paskal Milo: Ja problemet që mund të hasë Albin Kurti në qeverisje

Paskal Milo: Ja problemet që mund të hasë Albin Kurti në qeverisje

“Ishte paralajmëruar me jetë”, takimi i fshehtë mes Haklajt dhe Hajdarit

"Ishte paralajmëruar me jetë", takimi i fshehtë mes Haklajt dhe Hajdarit

Analisti i njohur: Duhet të përplaset me Grenell, aq janë këllqet e Albin Kurtit

Analisti i njohur: Duhet të përplaset me Grenell, aq janë këllqet e Albin Kurtit







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Aksident në Lushnjë, makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë
Aktualitet

Aksident në Lushnjë, makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

by mirseda
09:30 | 18/03/2026
0

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë. Aksidenti ka ndodhur në Bypass, ku një...

Bulqizë/ Dogjën 7 dynymë tokë me bimësi, e pësojnë 2 persona

Bulqizë/ Dogjën 7 dynymë tokë me bimësi, e pësojnë 2 persona

09:22 | 18/03/2026
“Vrasja e Larijanit nuk është goditje fatale për Iranin”,ministri i jashtëm iranian

“Vrasja e Larijanit nuk është goditje fatale për Iranin”,ministri i jashtëm iranian

09:15 | 18/03/2026
Shpërndante narkotikë në qytet, në pranga 36-vjeçari nga Lushnja

Shpërndante narkotikë në qytet, në pranga 36-vjeçari nga Lushnja

09:04 | 18/03/2026
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, reagon ministri Hoxha:Forcon rrugën europiane të vendit

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, reagon ministri Hoxha:Forcon rrugën europiane të vendit

09:02 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com