Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Ishte paralajmëruar me jetë”, takimi i fshehtë mes Haklajt dhe Hajdarit

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant

Lufta që kishte nisur mes dy fiseve të njohura në Tropojë kishte ekspozuar në konflikt edhe deputetin demokrat Azem Hajdari. Haklajt dyshonin se ai ishte i implikuar në vrasjen e Shkëlqimit në Qafë Luzhë.

Në 5 Qershor të atij viti, Hajdari udhëton drejt Bajram Currit me Pjetër Arbnorin dhe Jozefina Topallin për të vizituar refugjatët nga Kosova. Ai ishte paralajmëruar nga Ministri i Brendshëm i kohës Perikli Teta se i rrezikohej jeta.

Hajdari ishte përgjigjur se askush nuk e ndalte dot të shkonte në vendlindje. Mbrojtjen e tij nuk e mori përsipër as Shefi i Rendit, Jaho Mulosmani, një prej njerëzve më të afërt të Haklajve. Informacionet rezultuan të sakta. Mjeti i Hajdarit sulmohet me breshëri kallashnikovi në lagjen Patizani. Ai shpëton pa lëndime por mbetet i plagosur gazetari i Radio Televizionit Shqiptar që e shoqëronte, Bardhyl Pollo. Asokohe Hajdari akuzoi për ngjarjen drejtpërdrejtë Haklajt dhe strukturat shtetërore.

“Nuk kanë pas ndonjë motiv, ndonjë gjë pse ti bënin atentat Azemit”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Kjo ngjarje, si shumë të tjera në këtë histori nuk u zbardh nga drejtësia. Autoriteti i padiskutueshëm i Fatmir Haklajt deri në instancat e larta shtetërore kishte shqetësuar së tepërmi Azem Hajdarin. Pasi i shpëtoi një atentati në Bajram Curri ai tashmë ndihej i rrezikuar. Më 2 Shtator të vitit 1998, ai bën një lëvizje për tu pajtuar me Haklajt.

“Baba kishte shkuar në Tiranë për punë personale dhe disa persona i kishin treguar Azem Hajdarit që Muharremi është në Tiranë, dhe ai kishte dërguar persona i kërkoi takim”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Muharremi futet në selinë e Partisë Demokratike, vizitë që tërhoqi vëmendjen. Takimi u zhvillua kokë më kokë. Plaku i Haklajve deklaroi pas disa vitesh se Azemi i ishte shfajësuar për vrasjen e Shkëlqimit në Qafë Luzhë.

“Azemi është shfajësuar, që nuk kam lidhje në vrasjen e Shkëlqimit, por autori është këtu në zyrën e PD, duke ia dedikuar Sali Berishës. Azemi i ka dhënë babait kasetën e mitingut të vitit 1997”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Bëhet fjalë për të njëjtin material që Shkëlqimi kishte siguruar nga persona brenda Partisë Demokratike fill pas mitingut të qershorit të vitit 1997.

Për këtë takim, i njohur në publik ka qenë vetëm versioni i plakut të Haklajve. Vetë i ndjeri Hajdari nuk ka dhënë detaje sa ishte gjallë. /Top Channel

Tags: Azem HajdariPDZylfije Haklaj

TË LIDHURA

Aktualitet

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026
Aktualitet

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Aktualitet

Vlorë/ Nesër kufizohet furnizimi me ujë për shkak të ndërhyrjeve në rrjet

22:41 | 13/10/2026
Next Post

Analisti i njohur: Duhet të përplaset me Grenell, aq janë këllqet e Albin Kurtit

“Kam prova konkrete”, Paloka zbulon telefonatat e Ramës

Jepini kohë Albin Kurtit që të bëhet Kryeministër i Kosovës







JU REKOMANDOJMË

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026




TË FUNDIT

Showbizz

Çfarë po ndodh mes dy këngëtarëve? Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat”, dorë për dore në SHBA

by mirseda
23:01 | 13/10/2026
0

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Bebe Rexha dhe reperi shqiptar Ledri Vula janë bërë pjesë e vëmendjes në...

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com