Gjykata ka kërkuar masën e paraburgimit për 3 shqiptarët e arrestuar një muaj më parë, të cilët akuzohen për vjedhje.
Ata u arrestuan në Pisa, ku edhe kishin bërë shumicën e këtyre grabitjeve. Pas kontrollit të policisë në apartamentin ku ata jetonin, atyre iu gjetën orë marka, para, çanta të çmuara dhe luksoze për një vlerë prej 100 mijë eurosh.
Sipas policisë, sendet e gjetura ishin vjedhur në krahinat e Pisës dhe Lucca në periudhën nga 31 dhjetori deri në 3 janar të këtij viti.
Hetuesit zbuluan se apartamenti ishte përdorur si një shpërndarës i vërtetë i pasurisë së vjedhur, i përbërë nga orë të shumta Rolex, Cartier, Sector, Casio, si dhe sende të shumta të çmuara, përfshirë: vathë, unaza, gjerdanë, byzylykë dhe gurë të çmuar përfshirë diamante, smerald dhe rubinë.
Ndër objektet, kishte edhe dy stilolapsa “Mont Blan”, çanta të shumta përfshirë Gucci, Prada dhe Fendi si dhe një shumë e madhe parash në valutë aktuale dhe të huaj, rreth 3000 euro dhe 60 paund.