Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Tanke e mijëra ushtarë amerikanë mes për mes Evropës, çfarë po planifikon NATO

6 vjet ago
in Aktualitet, Bota, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tanke e mijëra ushtarë amerikanë mes për mes Evropës, çfarë po planifikon NATO

Bëhet fjalë për zhvendosjen më të madhe të trupave amerikane në Europë që prej 25 vitesh. 20.000 ushtarë amerikanë, tanke e kamionë ushtarakë do të kalojnë mes për mes Evropës deri në krahun lindor të NATO-s.

Kur të fillojë në fund të janarit manovra më e madhe amerikane bashkë me NATO-n, që prej 25 vitesh do të kalojnë nëpër Europë dhjetëra mijëra ushtarë, tanke, dhe pajisje të tjera drejt krahut lindor të NATO-s. Manovra njihet me emrin “Defender Europe 2020”, shkurt “Defender20”. 20.000 ushtarë amerikane do të mbërrijnë në Francë, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani dhe pas kësaj ata do të përshkojnë Europën me tanke e kamionë ushtarakë. 4000 kilometra rrugë përmes 12 itinerareve të përcaktuara. Gjithsej do të lëvizin 37.000 ushtarë të NATO-s nga 19 vende dhe 20.000 pajisje ushtarake – një manovër që zgjat afër 5 muaj. Pas kësaj ushtarët amerikanë do të kthehen në vendlindje.

 

Nga mesi i shkurtit kjo manovër do të shihet edhe në rrugët gjermane. Bundesëehri dhe ushtria amerikane përpiqen që ta minimizojnë shqetësimin për popullatën. Një pjesë e madhe e transporteve do të kryhet natën nga ora 22:00 deri në 06:00 në mëngjes. “Nëse çdo gjë shkon mirë, nuk do të vërehet”, thotë gjenerali Martin Schelleis, inspektor i trupave të Bundesëehrit. Por partia gjermane “E Majta” ka bërë thirrje për protesta pasi e sheh këtë manovër të madhe si “provokim” kundër Rusisë dhe “mprehje e panevojshme thikash”.

Çfarë ka të bëjë Rusia me këtë manovër?

Vendet balltike dhe Polonia janë vendet e NATO-s që krijojnë krahun lindor të saj në fqinjësi direkte me Rusinë. E është pikërisht Rusia që e bën të nevojshme këtë manovër të madhe, megjithëse ushtria amerikane nuk lodhet së përsërituri, se ajo nuk drejtohet kundër një vendi të caktuar. Origjina e manovrës me emrin “Defender 20” është nga viti 2014, thotë Claudia Major, studiuese për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në Fondacionin “Shkenca dhe Politika” (SËP) në Berlin. Ishte ky vit që solli ndryshimin e gjendjes së sigurisë për vendet e NATO-s. Në vitin 2014 në Ukrainë shpërtheu lufta, Rusia aneksoi Krimenë. Sipas Major, “kjo ishte për evropianët një zile zgjimi. Rendi i sigurisë që Evropa besonte se e kishte me Rusinë nuk funksiononte më. Rusia nuk paraqiste më një partner strategjik. Që do të thoshte, se evropianët duhet të shtronin pyetjen: si mbrohemi ne?”

NATO ndryshoi strategji. Filluan të bëheshin verifikime, se cilat vende janë në gjendje të bëjnë lëvizjen e shpejtë të trupave, apo nëse urat janë në gjendje të mbajnë pajisje të rënda si tanket. Përfundimi ishte: ka shumë deficite. Në vendet baltike mungonin rrugët e transportit veri-jug, sepse në kohët sovjetike ishte e rëndësishme vetëm lidhja perëndim-lindje. Edhe gjerësia e ndryshme e shinave e vështirësonte transportin e pajisjeve të rënda. Po ashtu mungonin plane të detajuara të mbrojtjes për vendet lindore evropiane dhe trupat në terren nuk viheshin dot shumë shpejt në gatishmëri. “Gatishmëria ishte një nga pikat më të dobëta që u zbulua në vitin 2014. Shumica e vendeve të NATO-s e kishin çmësuar këtë”, kujton Claudia Major.

Ajo që pasoi ishin një seri manovrash dhe kompromisi me Rusinë për një “prezencë me rotacion”. Kjo do të thotë, se ka një stacionim trupash në vendet balltike dhe Poloni, por vetëm mbi bazë rotacioni, që të mund të tërhiqen shpejt. “Ishte vullneti i qartë i NATO-s, se duhet të marrim seriozisht detyrimin e mbrojtjes dhe në të njëjtën kohë të mënjanojmë shkallëzimin e situatës me Rusinë”, thotë ekspertja Major.

Çfarë qëllimi ka “Defender 20”

Zhvendosja brenda një kohe të shkurtër e një kontigjenti kaq të madh trupash nga njëra anë e kontinentit tek tjetra është një sfidë logjistike. Me “Defender20” testohen në përmasa shumë më të mëdha trajnimet ushtarake apo “prezenca me rotacion” që është kryer disa herë vitet e fundit. Sipas ekspertes Claudia Major nuk bëhet fjalë vetëm për një skenar në rast konkret të sulmit. “Në thelb të manovrës është kalimi tranzit dhe transporti i trupave. SHBA ushtrojnë sidomos zhvendosjen e trupave. Vende të tjera si Polonia apo Gjermania ushtrojnë kalimin tranzit, përfshirë edhe pranimin e furnizimin e trupave dhe dorëzimin tek vendi tjetër.” Konkretisht për Gjermaninë do të thotë, a ia del Gjermania të presë e furnizojë trupat amerikane në përmasa të tilla? Thelbi i manovrës sipas Major: “A mundet që në rast krize të lëvizin brenda pak ditësh trupat në Evropë, kjo është ideja bazë e manovrës.” DW

Tags: evropeNATOSHBAtanke

TË LIDHURA

“Tre Vila të Familjes së Presidentit Begaj, Dyshime për Ndërtim Pa Leje”
Aktualitet

“Tre Vila të Familjes së Presidentit Begaj, Dyshime për Ndërtim Pa Leje”

18:44 | 25/12/2025
Pogradec, gjendet drogë në një lokal, ndalohet një person
Aktualitet

Sherr në një lokal në Korçë, dhunohet një person

18:14 | 25/12/2025
Mbreti Charles mesazh për unitet në ditën e Krishtlindjeve: Të jemi bashkë për një botë më të mirë
Bota

Mbreti Charles mesazh për unitet në ditën e Krishtlindjeve: Të jemi bashkë për një botë më të mirë

17:45 | 25/12/2025
Next Post
Koronavirusi, pse karantina mund të mos ndalë përhapjen e pandemisë

Koronavirusi, pse karantina mund të mos ndalë përhapjen e pandemisë

Koronoavirusi një armë? Ç’duhet të dini për patogjenët e luftës biologjike

Koronoavirusi një armë? Ç’duhet të dini për patogjenët e luftës biologjike

Britania del me 31 janar nga BE, çfarë pritet të ndodhë më pas

Britania del me 31 janar nga BE, çfarë pritet të ndodhë më pas







JU REKOMANDOJMË

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025




TË FUNDIT

“Tre Vila të Familjes së Presidentit Begaj, Dyshime për Ndërtim Pa Leje”
Aktualitet

“Tre Vila të Familjes së Presidentit Begaj, Dyshime për Ndërtim Pa Leje”

by mirseda
18:44 | 25/12/2025
0

Tre vila të familjes së Presidentit Begaj po ndërtohen pa leje në zonën e “Barka Resort”, në...

Pogradec, gjendet drogë në një lokal, ndalohet një person

Sherr në një lokal në Korçë, dhunohet një person

18:14 | 25/12/2025
Maqedonia e Veriut shpall krizë të energjisë elektrike për shkak të mungesës së naftës

Maqedonia e Veriut shpall krizë të energjisë elektrike për shkak të mungesës së naftës

18:11 | 25/12/2025
Tragjike/ Gjendet e vdekur aktorja e njohur për fëmijë, dyshohet se kishte marrë plagë të rënda

Tragjike/ Gjendet e vdekur aktorja e njohur për fëmijë, dyshohet se kishte marrë plagë të rënda

18:08 | 25/12/2025
Mbreti Charles mesazh për unitet në ditën e Krishtlindjeve: Të jemi bashkë për një botë më të mirë

Mbreti Charles mesazh për unitet në ditën e Krishtlindjeve: Të jemi bashkë për një botë më të mirë

17:45 | 25/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com