E hënë, 29 Nëntor, 2021
10.5 C
Tirana

Koronavirusi, pse karantina mund të mos ndalë përhapjen e pandemisë

Nga Sandro Iannaccone ”Galileonet.it”

Republika e Venedikut, viti 1377. Para se të hynin në lagunë, të gjitha anijet dhe njerëzit duhet të kalonin 30 ditë – që në fund bëheshin 40 – të mbyllur në një vend me qasje të kufizuar ngatë tjerët. Nëse në fund të asaj periudhe, ata nuk kishin shfaqur ndonjë simptomë të dyshimtë, mund të hynin në qytet.

Është një nga masat e para të karantinës, e dokumentuar në letër, që u vendos nga republika detare për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Murtajës së Zezë, që deri në atë kohë kishte shfarosur pak a shumë një të tretën e popullsisë së Evropës dhe Azisë.

Sot, 7 shekuj më vonë dhe 10 mijë kilometra më larg, autoritetet kineze kanë ndërmarrë një masë të ngjashme, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, që deri tani ka prekur të paktën 4500 njerëz, dhe ka shkaktuar 106 të vdekur.

Një çështje e shëndetit publik, që tanimë është shndërruar në një problem global, aq sa Organizata Botërore e Shëndetësisë sapo e ka korrigjuar vlerësimin e saj të rrezikut, nga “i moderuar” në “i lartë”, duke pranuar një “gabim në gjykimin” e saj fillestar të situatës.

Ky është pra vendimi i autoriteteve:që nga e mërkura e kaluar Vuhan – i vilësuar si vatra e epidemisë(edhe pse për këtë gjë ka ende dyshime) – është shndërruar në një qytet fantazmë.

Makinat dhe autobuzët, nuk qarkullojnë më nëpër rrugë. Shkollat ​​janë mbyllur. Asnjë avion nuk ulet apo ngrihet nga aeroporti, dhe asnjë tren nuk del prej andej. Ideja është izolimi i plotë nga bota i qytetit të madh, me mbi 11 milionë banorë.

Shpresohet që kjo masë të ndihmojë në frenimin e përhapjes së virusit. Për momentin, informacioni që kemi, është se ka pak të dhëna që të vërtetojnë me siguri absolute, se karantina mund të ketë ndonjë efekt pozitiv, apo nëse ajo është krejtësisht e padobishme.

Gjithsesi, të dhënat e marra nga komuniteti shkencor, sugjerojnë se karantina mund të ketë një ndikim shumë pak domethënës (në rastin më të mirë) ose zero (në rastin më të keq). Le të përpiqemi të kuptojmë arsyet.

Një ndër faktorët që të shtyjnë të dyshosh mbi efektivitetin e karantinës, ka të bëjë me çështjet  teknike  dhe logjistike. Vuhan është qyteti më i populluar i Kinën Qendrore, dhe një nga qendrat më të rëndësishme të të gjithë kombit.

Ai ndodhet buzë lumit Blu dhe lumit Han. Ka 9 linja metrosh, linja të panumërta autobusësh, rrugë automobilistike që e përshkojnë sa gjatë e gjerë, stacione hekurudhore dhe aeroporte. Kjo do të thotë që izolimi i plotë i një qyteti të tillë – imagjinoni mijëra kamionë, trena mallrash, kontejnerë që hyjnë dhe dalin çdo ditë – është një sipërmarrje titanike.

Është si boshatisësh oqeanin me një lugë, thotë për “Wired.com” Xhon Spenser, kreu i Studimeve të Luftërave Urbane në Institutin Modern të Luftës në Akademinë Ushtarake Amerikane.

“Nuk ka gjasa që një masë e tillë të jetë efektive, edhe nëse do të angazhohej e gjithë ushtria kineze. Do të duhej shumë më tepër sesa një gardë kombëtare. Në epokën moderne, është thjesht e pamundur të izolosh një metropol të madh. Kjo nuk ka qenë e mundur, as shumë kohë më parë”, thekson ai.

Për më tepër, karantina mund të jetë madje e dëmshme:nëse ushqimi dhe burimet nisin të mbarojnë, nëse mbeturinat nuk pastrohen, nëse bllokohet trafiku, popullsia mund të acarohet, të dalë në rrugë dhe në rastin më të keq të protestojë në mënyrë të dhunshme. Dhe e gjitha kjo, ndërsa virusi vazhdon të qarkullojë edhe jashtë Vuhanit dhe Kinës. Dhe në këtë mënyrë vijmë tek problemi i dytë, ai epidemiologjik.

“Ajo e Vuhanit, është ndoshta karantina më e madhe në histori. Por kam përshtypjen, se nuk është një masë që do të zgjidhë situatën”, mendon Emanuele Montomoli, profesor i higjienës dhe shëndetit publik në Universitetin e Sienës në Itali.

Sipas tij, koronavirusi kinez po përhapet shumë shpejt përmes me ajrit, dhe nuk ka në dispozicion mjete të përshtatshme për ta frenuar atë (maskat e fytyrës, kanë një efikasitet shumë të kufizuar). Në kushtet kur virusi ka dalë jashtë Kinës, rezulton se Kina e ka mbyllur “stallën” pasi janë lënë të ikin disa “kuaj”.

Por a është karantina një masë gjithnjë jo efektive ? Jo tamam. Në rrethana shumë të veçanta, na shpjegon eksperti, ajo ka qenë e dobishme në frenimin e epidemive të ndryshme. Por ato raste, ishin raste shumë të ndryshme nga ai i sotmi.

“Në të kaluarën, ka rastisur që disa fshatra, ku ishin vënë re raste të infeksionit me virusin e Ebolës, janë vendosur nën karantinë”, thotë  Montomoli . “Por ne po flasim për fshatra të izoluar afrikanë, me një popullsi prej disa qindra banorësh, dhe që janë shumë të lehtë për t’u izoluar. Në atë rast, karantina, nëse përdoret gjithmonë në kohë, mund të ketë një efekt pozitiv”, përfundon ai. Mjerisht për koronavirusin, duket se është zgjedhur mënyra e gabuar e reagimit./TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...