Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Plani i Trump për paqen në Lindjen e Mesme

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Plani i Trump për paqen në Lindjen e Mesme

Presidenti Donald Trump shpalli të martën në Shtëpinë e Bardhë planin e tij të paqes për Lindjes e Mesme përkrah Kryeministrit Benjamin Netanyahu të Izraelit.

Në plan përfshihet rishikimi i hartës së Bregut Perëndimor në favor të Izraelit, ndërsa u ofron palestinezëve një mundësi të kushtëzuar për krijimin e shtetit.

Palestinezët e kanë hedhur poshtë planin duke u bërë thirrje fqinjëve arabë që ta bojkotojnë atë.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë Patsy Widakuswara sjell më shumë hollësi.

Palestinezët në Gaza dogjën fotografi të Presidentit Trump dhe Kryeministrit Netanyahu, ndërsa dy udhëheqësit po takoheshin në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti amerikan shpalli vizionin e tij për zgjidhjen e konfliktit izraelo-palestinez.

Plani njeh sovranitetin e Izraelit mbi Jeruzalemin dhe ripërcakton kufijtë në Bregun Perëndimor.

“Do të formojmë një komision të përbashkët me Izraelin për të shndërruar hartën e konceptuar në një interpretim më të detajuar në mënyrë që të arrihet menjëherë njohja”, tha Presidenti Trump.

Zgjidhja me dy shtete mbetet pjesë e planit, ndërsa kërkohet një shtet i ardhshëm palestinez me kryeqytet në pjesën lindore të Jeruzalemit.

Presidenti Trump tha se do të dyfishojë territorin palestinez në shkëmbim të sovranitetit izraelit mbi vendbanimet në Bregun Perëndimor dhe një ngrirje katër vjeçare të ndërtimeve në vendbanimet hebraike.

Thomas Schwartz është profesor për marrëdhëniet e jashtme në Universitetin Vanderbilt.

“Mospranimi do të nënkuptonte ndoshta vazhdimin e humbjes së territorve për ndërtimin e vendbanimeve hebraike. Duket se palestinezët nuk kanë zgjidhje, pasi nuk gëzojnë më mbështetjen e fortë apo financiare nga shumë shtete arabe. Duket sikur kjo është oferta e fundit më e mira që mund të marrin”.

Presidenti Trump e ka njohur aneksimin e Lartësive Golan nga Izraeli ndërsa zhvendosi ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Palestinezët nuk u përfshinë në plan dhe e hodhën poshtë atë menjëherë. Halah Ahmad është anëtar i Rrjetit Palestinez për Politikat, Al Shabaka.

“Në thelb, plani e bën të pamundur për palestinezët që të kenë vetëvendosje duke mënjanuar tërësisht ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut. Ai miraton vendbanimet dhe rrethanat të cilat janë dënuar nga çdo organ i rëndësishëm i të drejtave të njeriut dhe nuk është kontekst për paqen”.

Plani mund të hapë shtegun për aneksimin e pjesës së Luginës së Jordanit në Bregun Perëndimor, një premtim i fushatës së zotit Netanyahu.

“Shumë plane u përpoqën të detyronin Izraelin të tërhiqej nga territori jetik si Lugina Jordan. Por ju zoti President e pranoni që Izraeli duhet të ketë sovranitet mbi Luginën Jordan dhe zonatetjera strategjike Judea dhe Samaria”, tha Kryeministri Netanyahu.

Dy udhëheqësit janë në prag të rizgjedhjes ndërsa kritikët ngrenë pikëpyetje për momentin e shpalljes së planit.

“Është manovër për të tërhequr të djathtët në Izrael si dhe evangjelistët në Shtetet e Bashkuara, dhe nuk ka asnjë ngjashmëri me një plan paqeje”, thotë Halah Ahmad i Rrjetit Palestinez për Politikat, Al Shabaka.

Zoti Netanyahu po përballet me akuza për korrupsion në Izrael ndërsa Senati amerikan po zhvillon një gjyq lidhur me mundësinë e shkarkimit të Presidentit Trump.

“Ai po përpiqet të tregojë se administrata e tij ka seriozitetin e politikës së jashtme për arritjen e marrëveshjes në Lindjen e Mesme. Kjo për të ndikuar me argumentin që të mos dënohet dhe të mos zëvendësohet si president tani që po zbaton politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”, thotë profesori Thomas Schwartz i UniversitetitVanderbilt.

Që nga marrëveshja e Oslos për paqen në vitin1993, presidentët amerikanë janë përpjekur pa sukses për ndërmjetësimin e një marrëvesheje paqeje në Lindjen e Mesme.

Qershorin e kaluar Presidenti Trump publikoi pjesën ekonomike të planit, e cila u refuzua nga palestinezët. /Voa

Tags: LINDJE E MESMEpaqeplaniTrump

TË LIDHURA

E papritur/ Trump lë takimin në mes me liderët evropianë, telefonon Putinin
Bota

E papritur/ Trump lë takimin në mes me liderët evropianë, telefonon Putinin

22:59 | 18/08/2025
Trump dëgjohet kur i thotë Macron-it: Putin dëshiron të bëjë marrëveshje për mua
Bota

Trump dëgjohet kur i thotë Macron-it: Putin dëshiron të bëjë marrëveshje për mua

22:46 | 18/08/2025
Komentet e para të liderve evropianë në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me dyer të mbyllura për çështjen me rrezik të lartë për Ukrainën
Bota

Komentet e para të liderve evropianë në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me dyer të mbyllura për çështjen me rrezik të lartë për Ukrainën

22:26 | 18/08/2025
Next Post
Pamje apokaliptike /Gropa të thella në tokë, tërmeti 7.7 ballë në Karaibe

Pamje apokaliptike /Gropa të thella në tokë, tërmeti 7.7 ballë në Karaibe

Tërmeti i fuqishëm ‘shkundi’ Shqipërinë, si reagojnë të ftuarit në “Opinion”

Tërmeti i fuqishëm 'shkundi' Shqipërinë, si reagojnë të ftuarit në “Opinion”

Ambasadorja e SHBA takon kryeprokurorin Olsian Çela

Ambasadorja e SHBA takon kryeprokurorin Olsian Çela

JU REKOMANDOJMË

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksidenti tragjik në Athinë/ Zbardhen emrat e tre viktimave shqiptarë

Aksidenti tragjik në Athinë/ Zbardhen emrat e tre viktimave shqiptarë

18:01 | 18/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

E papritur/ Trump lë takimin në mes me liderët evropianë, telefonon Putinin
Bota

E papritur/ Trump lë takimin në mes me liderët evropianë, telefonon Putinin

by mirseda
22:59 | 18/08/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërprerë takimin me liderët europianë në Uashington për t’i bërë një telefonatë...

Trump dëgjohet kur i thotë Macron-it: Putin dëshiron të bëjë marrëveshje për mua

Trump dëgjohet kur i thotë Macron-it: Putin dëshiron të bëjë marrëveshje për mua

22:46 | 18/08/2025
Ky është shqiptari që u ekzekutua me armë zjarri në Athinë

Ky është shqiptari që u ekzekutua me armë zjarri në Athinë

22:38 | 18/08/2025
Komentet e para të liderve evropianë në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me dyer të mbyllura për çështjen me rrezik të lartë për Ukrainën

Komentet e para të liderve evropianë në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me dyer të mbyllura për çështjen me rrezik të lartë për Ukrainën

22:26 | 18/08/2025
“Shqiptari 35-vjeçar plagoset me armë zjarri në Athinë”

“Shqiptari 35-vjeçar plagoset me armë zjarri në Athinë”

21:51 | 18/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com