Bota

Pamje apokaliptike /Gropa të thella në tokë, tërmeti 7.7 ballë në Karaibe


               Publikuar në : 16:29 - 29/01/20 M S

Një paralajmërim është lëshuar për Xhamajkën, Kubën dhe Ishujt Kajman se do të ketë një tsunami, pas tërmetit 7.7 ballë që goditi ishujt Karaibe. Lajmin e ka konfirmuar Shërbimi Gjeologjik i SHBA, ku thuhet se dridhja e fuqishme 72 milje në veriperëndim të qytetit bregdetar të Lucea në një thellësi prej rreth gjashtë milje.

Një zonë e gjerë e shtrirë nga Meksika në Floridën amerikane po ashtu ndjeu lëkundjet e forta, duke nxjerrë jashtë banorët. “Tërmeti u ndje fort këtu. U evakuan njerëzit, punonjësit dhe turistët që ndodheshin në hotele, shumë njerëz”, tregoi një banor vendas.

Një lëkundje e fortë u raportua në Santiago, qyteti më i madh në Kubën Lindore. “Të gjithë ishim ulur dhe ndiejmë që karriget lëvizin”, i tha AP Belkis Guerrero, e cila punon në një qendër kulturore katolike në zemër të Santiagos. “Ne dëgjuam zhurmën e gjithçkaje që lëvizte”.

Guerrero tha se nuk kishte dëme të dukshme në qendër të qytetit kolonial. “Ndihej shumë e fortë, por nuk duket se ka ndodhur asgjë”, tha ajo.

Agjencia e Menaxhimit të Katastrofave në Ishujt Kajman, paralajmëroi qytetarët që janë afër bregut, të evakuohen si një masë paraprake.

 

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT